|
Shqipėria dhe Kosova
nė "Fushėn e madhe tė shahut"
Shaban Sinani
- "The Grand Chessboard" - njė vepėr e re pėr gjeopolitikėn
nga Zbignjev Brzezhinski -
- Si do tė jetė ekuilibri i botės kur rendi i ri do tė jetė ndėrtuar
dhe "gurėt" nė "fushėn e madhe tė shahut" do tė kenė
zėnė njė vend tė qendrueshėm -
- "Hartat gjeopolitike" i lėnė ndaras Shqipėrinė dhe Kosovėn
nė pėrfytyrimin e analistit tė shquar amerikan -
- Interesi amerikan pėr Shqipėrinė?! Pėrmes tė tretėve! -
- Njė paralajmėrim i rrezikshėm pėr Mitrovicėn -
Nė
fund tė vitit 1997 analisti i mirėnjohur amerikan me origjinė polake
Zbignjev Brzezhinski, ish-kėshilltar i Kissingerit, autor i tė famshmit
studim parathėnės pėr fundin e ish-kampit komunist, qė njihet me emrin
"Dėshtimi i madh" (1981), botoi librin "Fusha e madhe e
shahut" - "The Grand Chessboard" - nė tė cilin ka paraqitur
pėrfytyrimin e tij pėr botėn e ardhshme, pasi tė jenė rikrijuar
ekuilibret e globalė tė saj, ekuilibre qė
sigurojnė njė status-quo relativisht afatgjatė.
Ashtu siē parashihej nė librin "Dėshtimi i madh", rendi i
vjetėr botėror, themelet e tė cilit qenė hedhur nė mbarim tė luftės
antifashiste, me pėrfundimin e luftės sė ftohtė u shemb. Shqipėria,
"guri i fundit i dominosė", gjithashtu nuk iu shmang kėtij
procesi. Por nė botėn e sotme nuk ekziston ende njė rend i ri. Marrėdhėniet
ndėrkombėtare gjenden nė krizė tė pėrgjithshme. Nė krizė janė
aleancat, traktatet, organizmat dhe institucionet qė duhet tė kujdesen pėr
paqen botėrore. Kriza nė Kosovė ishte njė provė e kėsaj krize. Ndėrsa
Nato-ja kishte energjinė pėr tė vepruar pėr ta vėnė krizėn nėn
kontroll, nuk kishte mjaftueshmėri ligjore pėr veprimin e
saj. Ndėrsa OKB-ja kishte jo vetėm kuadrin juridik, por edhe pėrgjegjėsinė
ndėrkombėtare tė mbrojtjes sė paqes, nuk kishte fuqi vepruese.
Deri nė arritjen e njė status quo-je tė re, deri nė krijimin e
rendit tė ri botėror, do tė duhet tė kalojė edhe mjaft kohė. Duhet tė
marrin pėrgjigje shumė tė panjohura, qė kanė tė bėjnė me verifikimin
e fuqisė sė konkurrencės pėr ndikim. Si do tė jetė bota nė pėrfundim
tė kėtij procesi, kur aleancat, paktet, supershtetet, do tė kenė arritur
nė gjendjen "shah-mat", pas sė cilės kėrkohet njė pushim
relativ dhe "gurėt" mbeten nė vend, deri nė
rifillimin e lojės nga e para?
Pėrfytyrimi i Brzezhinskit pėr rėnien e shkallėshkallshme tė
ish-kampit komunist nė librin e tij tė mėparshėm "Dėshtimi i
madh" u provua thuajse nė mėnyrė tė pėrpiktė prej ngjarjeve dhe
zhvillimeve tė rrėmbyeshme tė fundit tė viteve '80. Kjo e bėri tė
njohur emrin e tij si njė prej futurologėve mė tė mėdhenj tė kohės sė
sotme. Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė libri i tij i ri, "Fusha e
madhe e shahut", ėshtė pėrkthyer me shpejtėsi nė njė shumicė
gjuhėsh tė njerėzimit. Si vepėr me karakter parashikues, gjeopoliticienėt
e kėshillojnė atė pėr tė kryesuar proceset dhe pėr tė mos u shtyrė
prej tyre.
Ekziston njė besim logjik nė prognozėn e Brzezhinskit.Kur nė Perėndim
botohej libri "Fusha e madhe e shahut", nė Kosovė nuk kishte
ndonjė gjendje tė pėrhershme konflikti. Pėrkundrazi, Shqipėria gjendej
nė ethet e njė marrėzie tė pėrgjithshme vetėshkatėrruese.
Nė atė kohė autoritetet e larta shqiptare nė Tiranė mendonin se pėrparėsia
themelore e politikės sė jashtme tė vendit ishte Italia (ose Greqia), si
porta tė sigurta drejt Perėndimit. Pak kohė mė pas, njė dokument i rėndėsisė
parėsore tė funksionimit tė shtetit, "strategjia e sigurimit kombėtar",
qė mori edhe nėnshkrimin e presidentit Meidani, pėrcaktonte Uashingtonin
si prioritet bazė tė kėsaj politike.
Libri
i Brzezhinskit vlen tė njihet jo vetėm pėr njė pėrfytyrim tė pėrgjithshėm
mbi fatet e botės sė ardhshme, jo vetėm pėr vendin e Shqipėrisė nė
hartat gjeopolitike tė fuqive tė mėdha, por edhe pėr njė verifikim tė
shkallės sė pėrputhjes sė interesave tė faktorėve tė jashtėm me
interesat e brendshėm tė vendit.
Fjala vjen, pėr tė kuptuar se ē'deklarativizėm dhe retorikė ka
mbuluar njė miqėsi tė pasinqertė italo-shqiptare, apo edhe
greko-shqiptare, nuk ėshtė e domosdoshme tė lexohet libri i Brzezhinskit.
Kjo u vu nė provė dhe u pa ashiqare gjatė gjysmės sė parė tė kėtij
viti. Dhe prapė vazhdon tė pohohet. Gjatė vizitės nė Tiranė, nė
bisedimet pėr Kosovėn, kryeministri grek Simitis nuk arriti dot as deri
tek premtimi amerikan pėr ndėrvarėsi (interpendence) nė vend tė pavarėsisė
(indipendence), jo mė tė hidhte ndonjė hap mė pėrpara, siē i takon njė
fqinji tė mirė, qė llogaritet zyrtarisht prioritar nga mikpritėsit e
tij. Ndėrsa politika italiane e ka shprehur nė njė mėnyrė mė tė
vrazhdė zgjedhjen e saj: Beogradi para shqiptarėve.
Tė gjitha kėto Brzezhinski i pėrshkruan nė librin e tij dy vjet
para se tė provoheshin nė marrėdhėniet e Shqipėrisė me fqinjėt. Ai ua
njeh mirė vlerėn tė panjohurave tė ekuacioneve tradicionale dhe tė reja
gjeopolitike dhe kjo i lejon tė konkludojė pa gabuar. Ndėrsa nė
opinionet shqiptare ėshtė besuar pėr njė kohė tė gjatė se ndikimi
italian nė Shqipėri ėshtė i shkallės sė parė, nė "Fushėn e
madhe tė shahut" Italia nuk ka fare hartė gjeopolitike, apo
"hartė ndikimi". Brzezhinski mendon se nė pėrfundim tė
vendosjes sė rendit tė ri botėror nė Shqipėri nuk do tė ketė kurrfarė
influence italiane, madje as greke.
Por befasia mė e madhe e prognozės gjeopolitike tė Brzezhinskit ėshtė
se Shqipėria (si dhe Kosova) nuk pėrfshihet as nėn hartėn e
ndikimit gjeopolitik amerikan, e cila u vjen rreth e pėrqark territoreve tė
saj, pa i ngjyrosur thuajse aspak. Ndikimi amerikan nė Ballkan i ngjan njė
gjysmė harku, qė nis nė Greqi, lakohet nė Bullgari e Turqi, pastaj vijon
nė Rumani, Ēeki e Hungari, duke e lėnė Shqipėrinė jashtė.
Brzezhinski, sikur ta dinte se pėr shqiptarėt, qė hynė nė "erėn e
re" me brohoritjen "e duam Shqipėrinė si e gjithė Europa",
duke pasur parasysh nė fakt Amerikėn, ky pohim do tė ishte i pabesueshėm,
nuk harron tė shpjegojė se "ka interesa amerikanė nė Shqipėri e nė
Kosovė, por kėto interesa do tė realizohen pėrmes aleatėve",
domethėnė "pėrmes tė tretėve".
A e kanė tejkaluar ngjarjet e kėtij viti parashikimin e Brzezhinskit
pėr Shqipėrinė dhe Kosovėn? Ndoshta zhvillimet e papritura prej marsit e
kėndej, pastaj idetė pėr "korridorin tetė" dhe premtimet
"pėr tė mos i vrarė ėndrrat e shqiptarėve", kanė bėrė qė
Shqipėria tė kthehet nė vėmendjen amerikane. Mirėpo nė gjeopolitikė
ndryshimet ndodhin shumė ngadalė, sepse, nėse politika ka kosto tė lartė,
gjeopolitika kushton akoma mė shumė.
Nė botėn e ardhshme, kur rendi i ri botėror tashmė do tė ketė zėnė
vend, ekuilibret do tė sigurohen me "harta ndikimesh" dhe nuk do
tė ketė mė perandori apo superfuqi si nė periudhėn e "luftės sė
ftohtė", mendon Brzezhinski. Pikėrisht pėr kėtė arsye prognoza e
Brzezhinskit, idetė e tė cilit janė ilustruar me njė mori hartash shumėngjyrėshe
tė rishpėrndarjes sė influencave tė fuqive tė mėdha, tėrheq vėmendjen
e botės shqiptare tė
mendimit.
Nuk ėshtė vetėm fakti qė harta gjeopolitike e ndikimit amerikan nė
Europė lė jashtė Shqipėrinė dhe Kosovėn dhe mund tė nėnkuptohet vetėm
nė ngjyrėn "others". As thjesht fakti qė miqėsia dhe orientimi
strategjik i politikės sė vendit drejt fqinjve ("rruga pėr nė Perėndim
kalon nga Roma/Athina") nuk ka bazė interesash dhe argument ndikimi.
Shqetėsimi themelor qė mund tė tėrheqė vėmendjen e politikanėve
dhe tė analistėve tė politikės duke u njohur me pėrmbajtjen e librit tė
ri tė Brzezhinskit ėshtė se hartat e tij gjeopolitike nė "fushėn e
madhe tė shahut" e rindajnė Shqipėrinė nė Kosova. Mė qartė:
Shqipėria dhe Kosova, nė pėrfytyrimin e Brzezhinskit, gjenden nė dy
harta gjeopolitike. Nė Shqipėrinė shtetėrore, ndryshe nga sa ėshtė
shkruar ose mund tė mendohet, hartė e
ndikimit parėsor gjeopolitik ėshtė ajo e politikės franceze. Kufiri i
ndikimit francez nė botė rretheqarkon nė formė vezake gjysmėn e
Mesdheut, me njė drejtim tangencial prej jug-perėndim - veri-lindje. Ndėrsa
nė Kosovė hartė e parė e ndikimit gjeopolitik nga jashtė - gjithnjė
sipas Brzezhinskit - ėshtė ajo e perandorisė sė monedhės sė fuqishme
gjermane dhe e politikės qė sjell me vete.
Me njė fjalė, njė Shqipėri gjeopolitikisht franceze dhe njė Kosovė
gjeopolitikisht gjermane do tė jenė pjesė pėrbėrėse tė ekuilibreve tė
vegjėl rajonalė, prej tė cilėve, kat pas kati, ndėrtohet baraspesha e
botės sė madhe.
A do tė thotė kjo se kufijtė e dy hartave gjeopolitike do ta
ringrenė kufirin ndėrmjet Shqipėrisė dhe Kosovės? Ndoshta jo. Sė pari,
sepse, sipas Brzezhinskit, kėto dy ndikime janė tė pranishme andej e kėndej
kufirit, veēse me rend tė anasjelltė. Harta gjeopolitike gjermane ndikon
nė Shqipėri si hartė e shkallės sė dytė, sikurse ajo fraceze nė Kosovė.
Ky alternim ndikimesh mban shpresėn shqiptare pėr tejkalim tė ndarjes.
Por vetėm si premisė. Sepse, siē shprehet Brzezhinski, Gjermania dhe
Franca do tė kėmbėngulin pėr t'i dhėnė secila fytyrėn e vet Europės
sė Bashkuar, dhe kjo do tė thotė se nė konkurrencėn pėr ndikim nuk do
tė jenė protagonistė, por antagonistė.
Eshtė interesante tė shihet konfigurimi e kėtyre ndikimeve nė
Kosovė e nė Shqipėri edhe nė pikėpamjen e design-imit. Pėrshtypje bėn
sidomos fakti qė nė pjesėn veriore tė Kosovės ka njė prerje tė pėrbashkėt
tė dy hartave tė ndikimeve gjeopolitike tė tė njėjtit rend - parėsor.
Kur Brzezhinski shkruante librin e tij "Fusha e madhe e shahut"
lufta nė Kosovė nuk kishte filluar dhe askujt nuk i shkonte nė mendje se
nė pjesėn veriore tė saj, nė Mitrovicė, do tė krijohej njė gjendje
konflikti. Si rregull, hartat gjeopolitike qė ndėrton autorin ndjekin nė
formė tė rrumbullakosur kufijtė ekzistues. Kurse nė kėtė rast bien mbi
njėra-tjetrėn harta e ndikimit rus dhe ajo e ndikimit gjerman. Cila prej
tyre do tė jetė fituese? Nė pėrfytyrimin e Brzezhinskit tė dyja hartat
mbeten me shkallė ndikimi tė barabartė. Sipas kritereve logjike tė
zbatuara nga autori nė ndarjen e re tė influencės harta e ndikimit rus do
tė duhej tė zbriste deri nė kufirin e Serbisė. Kjo shmangie, rrėshqitja
nėn Serbi, deri nė vatrėn e nxehtė tė Mitrovicės, ku njė mur i ri po
ngrihet nė trajtat e kufirit, e paralajmėruar me fuqinė e njė intuite tė
admirueshme, dhe e shfaqur qartė nė realitetin e sotėm politik, jo vetėm
nxit respekt pėr autorin, por vlen tė shėrbejė si kėmbanė alarmi pėr
atė qė vjen mė tej. Nuk ėshtė vonė, megjithėse kanė kaluar dy vjet
nga botimi i librit, qė, duke njohur tė ardhmen, tė hidhen hapat nė atė
drejtim qė mund ta afrojnė apo ta shmangin atė.
Nė "Fushėn e madhe tė shahut" tė Brzezhinskit Kosova ėshtė
objekt konkurrence pėr ndikim nga fuqitė e mėdha si nocion gjeopolitik mė
vete. Kjo mund tė kuptohet si parandjenjė pavarėsie, ose sė paku mėvetėsie.
Nėse kjo parandjenjė ėshtė pėrforcuar nga zhvillimet e kėtij viti, kjo
do tė thotė se e ardhmja e Kosovės, sidoqoftė, ka hyrė nė njė proces
pėrparimi. Nuk mund tė harrohet se Brzezhinski e sheh atė nė pėrbėrje
hartash ndikimi jashtė Serbisė para fillimit tė luftės.
|