LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 

UĒK tė shkrihet e jo tė ēarmatoset?


Nga: Dr. Luftulla Peza (Pragė)
Fatkeqėsisht po pėrhapen zėrat qė UĒK tė dorėzojė armėt. UĒK ėshtė forca qėndrore pėr largimin e trupave serbe nga Kosova dhe shpresa mė e madhe pėr lirinė e popullit tė saj. Ajo u bė nisiatore qė populli Kosovės tė ngrihet me armė nė dorė kundra regjimit shtypės tė Beogradit dhe bėri njė luftė heroike kundra trupave serbe.
Lufta ēlirimtare e saj dhe ndėrhyrja e trupave tė NATO-s shporri trupat serbe, por populli i Kosovės ende nuk e ka fituar lirinė e plotė, pėr tė cilėn derdhi aq gjak e bėri aq saktifica tė mėdha. Lufta nė Kosovė, nė forma tė tjera, do tė vazhdojė edhe pėr shumė vite dhe sot nuk dihet se kush do tė fitojė: Kosova do tė jetė e lirė dhe e pavarur apo do tė mbetet pėrsėri nėn Sėrbi. UCK_ja_dorezon_armet.jpg (65495 Byte)
Me largimin e trupave tė tyre, serbėt nė Kosovė nuk kanė lėnė vetėm miliona mina qė do tė ndjellin vdekje. Atje tė strukur janė me mijėra serbė tė armatosur deri nė dhėmbė, tė gatėshėm tė veprojnė sa po tė marrin urdhėrin nga Beogradi.
Pėrveē kėsaj, sipas marėveshjeve qė ekzistojnė, nė Kosovė sė shpejti priten tė vijnė "kufitarėt sėrbė, disa ushtarėt serbė, gjoja pėr tė ruajtur monumentet, doganierėt serbė" etj. Tė gjithė kėto do tė jenė njė kėrcėnim serioz e asaj lirie tė rreme qė ėshtė fituar. Kush do ti mbrojė shqiptarėt pa ushtrinė e tyre dhe pa armė ?
Pėr kėtė UĒK duhet tė ekzistojė. Krahas kėsaj ajo duhet tė bėjė disa ndryshime nė kushtet e reja. Nė radhė tė parė, interesat e vendit kėrkojnė, qė udhėheqėsit e UĒK dhe ato tė forcave tė tjera politike nė Kosovė tė bėjnė marėveshje tė pėrbashkėt pėr tė ardhmen e Kosovės.
Duke qenė tė pėrēarė kosovarėt i sjellin njė dėm kolosal vendit dhe popullit tė tyre. Vetėm duke qenė tė bashkuar tė gjithė nė njė platformė tė qartė pėr rindėrtimin e Kosovės, vendi ka premisa pėr tė hecur pėrpara drejt pavarėsisė sė tij. Mbi kėtė bazė tė vendosen urat e kontaktit me pakicat serbe, rome,malazeze etj. tė cilat nuk kan lyer duart me gjak.
Edhe ndėr miqtė dhe armiqtė e popullit tė Kosovės, nė kėto kushte, do tė krijohet bindja se shqiptarėt nė Kosovė dinė tė qeverisin vendin e tyre me norma demokratike, e cila deri tashti ėshtė mjaft e zbetė. Nė bazė tė kėsaj marėveshje UĒK tė marri njė rol tė ri nė Kosovėn e Re e drejtuar nga administrata e re, duke marrė dhe njė emėr tė ri.
Reparte speciale tė kėtyre forcave, duhet tė merren bashkė me forcat e Natos me ēminosjen e rajoneve tė minuara, zbulimin e kriminelėve tė luftės dhe ndihmėsve tė tyre, ndėrrimin e robėrve sėrbė me tė burgosurit shqiptarė qė mbahen nė burgjet erbe, organizimin e stėrvitjeve tė regullta ushtarake pėr vete dhe popullin etj. Duke pasur ushtrinė e tij tė armatosur dhe tė stėrvitur mirė populli i Kosovės do tė jetė i sigurtė pėr tė ardhmen e tij. Nė ēdo varr duhet tė ngrihet njė monument pėr tė pėrjetuar dhe ruajtur tė gjallė kujtimin e rezistencės popullore shqiptare dhe masakrat e barbarėve serbė ndaj popullit shqiptar.
Vetėm kur Kosova tė marri pavarėsinė e plotė dhe tė kėthehet nė njė shtet demokratik e sovran, vetėm atėhere UĒK e ka plotėsuar rolin e saj historik.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu