|
|
|
|
|
|
Tragjika me emrin Kosovė Kosova po kalon ditėt mė tragjike nė historin e ekzistimit tė saj, Kosova po zhbėhet nga zbrazjet e pafundme, Kosova po grihet e therret me bajoneten e serbit, Kosova ėshtė kthyer nė njė varrė kolektiv. Ajo qė po ndodhė nė Kosovė e ka trėnditur gjithė botėn e qytetėruar, ajo qė po ndodhė nė Kosovė ka lėkundur shpirtrat e njerėzve tė mirė, njerėzve human anė e kėnd botės. Vuajtjet e shqiptarėve janė tė mėdhaja janė tė pallogaritshme, po humbja e strukturės organizative dhe intelektuale ėshtė mė e madhe.Kosova kurrė nuk ka qen mė e rrezikuar tė mbetet pa intelektualėt dhe pa ardhmėrinė e saj. Po ajo qė shqetson ėshtė fakti se intelektualėt shqiptarė janė tė bllokuar nga bota, tė kidnapuar e internuar dhe tė futur nė rrethin e krimit e tė masakrimit serb. Ndonėse lajmet e para jepin shenja premtuese, njė pjesė e tyre kanė arritur tė shpėtojnė nga rrethi ogurzi, shqetsimet pėr pjesen tjetėr mbeten nė fuqi. Tashmė dihet se prof.dr.Alush Gashi, Ali Podrimja, Milazim Krasniqi, Agim Vinca, Adem Gashi, Shaqir Foniqi, Avni Spahiu, Muhamet Mavraj, Zeqir Hamiti dhe Rexhep Qosja gjinden diku nė qytetet Tetovė, Shkupė, Strugė etj. Por nuk ka njoftime a ėshtė gjallė Teki Dėrvishi, Veton Surroi, Fehmi Agani, Din Mehmeti, Idriz Ajeti dhe mjaftė tė tjerė, sikur nuk dihet pėr fatin e Mark Krasniqit, Edita Tahirit, Xhemail Mustafės, Tadej Rodiēit, Edi Shukriut, Rexhep Gjergjit e tė Gjergj Dedajt dhe vargu vazhdon, vazhdon nė pambarim dhe me siguri do tė niset varg tjetėr nga fillimi. Po ashtu nuk ėshtė konfirmuar saktėsisht pėr fatin e Bajram Kosumit, Mehmet Hajrizit, Hydajet Hysenit tashmė tė shpallur persona me funksione dhe pėrgjegjėsi pėr tė ardhmėn e Kosovės, as dėgjohet zėri i tyre kur pikėrisht Prishtina e Kosova kanė nevojė mė sė shumti.Njerėzit e Kosovės pėrfunduan, sidomos intelektualėt nė njė izolim e rrethim tė plot, ata nuk u lejuan tė flasin, tė lėvizin e as tė duken se janė gjallė. Levizjet e tyre kontrolloheshin madje pengoheshin nėn kėrcėnimin e likudimit fizik dhe me siguri njė pjesė e tyre ėshtė ende nėnė kėto trysni tė bandave soldateske serbe.Nė kėtė kaos tragjik qė pėrjetoi Kosova zėri i arsyes, zėri i Presidentit tė Shqipėrisė nuk u dėgjua nė nivelin e funksionit qė ka. Njėfar heshtje tė tillė nė shkallė shtetrore e praktikuan pothuajse tė gjitha institucionet e Shqipėrisė, ku mund tė pėrjashtohen zyrat e opozitės, shtypi, agjencitė e pavarura dhe mediat difuzive, kryesisht tė udhėhequra nga ky krah politik. Qėndrimi zyrtar i Shqipėrisė ishte iracional sidomos me rastin e propagandės serbe rreth personalitetit tė Kryetarit tė Republikės sė Kosovės dr. Ibrahim Rugova dhe ende s'ka informacione tė besueshme, ku ėshtė (nese ėshtė gjallė), dhe ēfarė bėhet me fatin e tij.Thirrja nė njė unitet tė rrejshėm edhe nė kėtė situatė kur nė realitet po dėshmohet nervi hakmarrės qė nuk posedon as ndjenjėn mė tė vogėl njerėzore ėshtė njė lojė e paskrupullt. Kjo qė thash mė parė ka tė bėjė me pėrpjekjen pėr ta rrėzuar Rugovėn qė me gjuhėn politike quhet puē shtetėror.Ky puē duket sikur ėshtė i lidhur ngusht me aleancėn e komunistit tė fundit stalinist nė Ballkan tė cilin e ka vėnė pėrball NATO-ja pėr ta gjunjėzuar. Prandaj kjo tendencė qė duket se po qet krye, bie nė kundershtim tė plotė me angazhimet e Bashkėsisė Ndėrkombėtare, NATO-s dhe tė Amerikės.Personalitetėt mė tė fuqishme tė kėtyre vendeve nuk e gėlltitėn gėnjeshtrėn serbe. Ata nuk nxituan sikurse stalinistėt e vockėl kosovarė tė cilėt pasi qė u ngazlluan nga sekuancat e emituara nė Telivizionin e Serbisė, pak sa tepėr u ngutėn pėr ta shpallur dr.Rugovėn ashtu siē nuk duhej dhe nuk e ka merituar. Ironia shkon deri nė pakufi kur e dinė se kėto pozicionime vijnė nga Hotelet e Tiranės kurse Televizioni Shqiptarė ėshtė bėrė njė paēavure publike mė monstruozja nė botė.Gjėja mė shqetsuese nė kėtė situatė ka qen dhe ėshtė nofka "tradhtar" jo vetėm pėr Rugovėn, por pėr tė gjithė ata qė kanė pranuar ta ndajnė fatin e tyre me fatin e popullit dhe kombin e vet. Cinizmi nuk ka kufijė kur dihet se nga Parisi dr.Rugova shkoi drejt nė Ferrin shqiptarė qė do ta pėrjetoj Prishtina vetėm disa ditė mė pasė. Dhe nese sot ėshtė dita e ngjalljes sė Krishtit dhe nėse me tė vėrtet Jezui dikur ka qen njeri prej mishi e koci, Rugova mund tė llogaritet sinonimi metaforik mė i ngjashėm i ditėve tona me figurėn mė tė rrespektuar biblike, pra me KRISHTIN.Njerėzit dhe personalitetet publike tė Kosovės me nofkat e tradhtarėve nuk duhej lejuar tė shpallen pėrmes Institucionit kryesor tė shtetit shqiptarė siē ėshtė TVSH-ja, nuk duhej nxituar as Hashim Thaēi, as Jakup Krasniqi as Sylejman Selimi pėrshkak tė barrės dhe pėrgjegjsisė historike qė kanė marrė. Mund tė konstatojmė se institucionet qė drejtojnė dhe individet qė flasin as pėr sė afėrmi nuk ju ofrohen personaliteteve botėrore tė cilėt shprehnin rezervat dhe madje ishin kategorik nė karakterin dhe qėndrueshmėrinė e dr.Rugovės. Pse nxituan shqiptarėt ėshtė fare leht tė thuhet, ata synojnė tė vijnė nė pushtet pas dėshmimit pėr tė gjitha paaftėsit politike e ushtarake nė ēėshtjen e Kosovės.A duhet shtruar pyetjen dhe a duhet shpjeguar pse munguan dhe do tė mungojnė nė kėtė situatė intelektualėt shqiptarė, kush e mbyti zėrin e tyre dhe qfarė mbytje tė pėrseritshme jua bėri TVSH-ja, sikurse qė bėri gabimin mė fatal njeriu, pretendent pėr lidership numėr njė kur apelonte nga rrafshnalta e Lumės "tė dalin nga podrumet e Prishtinės" tė gjithė intelektualėt kosovar nė kohėn kur nuk kishte bėrė gjė pėr ta mbrojtur Prishtinėn, pėr t'i mbrojtur njerėzit e shkencės shqiptare-trurin e Kombit, madje as fėmijėt, gratė dhe tė moshuarit. Imagjinatėn e terrorit psikologjik dhe dhunės makabre edhe mbi intelektual e sqaruan vazhdimisht radiotelevizionet e huaja kurse TVSH-ja ka mbetur mbrapa nė kėtė drejtim.Lojėrat politike deri nė shkallė trdhtie nė kurrizin e Kosovės janė nisur qė moti, janė bėrė publike nė Kretė dhe ka zėra tė mjaftueshėm qė vijnė nga Tirana dhe Evropa, duke u shfaqur haptas pėrmes mediave tė shtetit shqiptar ku folėsit nė studio japin lajme edhe duke i shoqėruar pas shpine automatiku. Si duket kanė harruar se tė jesh partner i NATO-s dhe anėtarė i saj me logjikėn komuniste nuk bėnė dhe nuk do tė lejohet kurrė njė gjė e tillė.Realisht Republikės sė Kosovės, shqiptarėt dhe shteti shqiptarė ia vrau Ministrin e Mbrojtjes Kolonel Ahmet Krasniqin sikurse qė ka zėra se edhe Ministri tjetėr Kolonel Halil Bicaj ėshtė diku nė birucat e Tiranės. Kjo nuk mund tė quhet ndihmė vėllazėrore dhe kėshtu nuk mund tė kalitet UNITETI qė proklamohet nga pushtetarėt shqiptarė.Nė kėtė situatė Shqipėria po i pėrserit gabimet e saja dhe njėri nga kėto gabime ėshtė mos tėrheqja e trupit diplomatik nė Ambasaden Shqiptare nė Beograd. Tė bėshė veprime papeshuar mirė pėr t'u mbetur nė hater rusėve, grekėve madje edhe kurdėve ėshtė mė shumė se hipokrizi.Presidenti i Shqipėrisė z.Rexhep Mejdani dhe Kryeministri Pandeli Majko mė shumė se kurrė kanė obligim kombėtar tė bėjnė atė qė kanė mundėsi dhe duhet bėrė nė kėtė situatė pėr Kosovėn dhe kosovarėt: Sė pari nuk duhet stimuluar ata qė po luajnė me emocionet e kombit nė ēastet mė dramatike qė po kalon Kosova, dhe sė dyti urgjentisht ta ndėrrojnė politikėn redaktuese tė TVSH-sė nė dobi tė Kosovės dhe Kombit nė pėrgjithėsi. Nese me tė vėrtet arrijnė t'i bėjnė kėto dy gjėra personaliteti i tyre moral dhe politik do tė marri fizionomi dhe konatacione me pėrmasat qė kalon kufijt aktual tė administrimit faktik. Zvicėr, 4 prill 1999. Shefqet Dibrani |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |