LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 NJĖ GĖNJESHTĖR QĖ RA NĖ PROVIM !

Shkruan: Sh. Cakolli - kalaja@swissonline.ch

Zotriut Milaim Zeka " Reporter- profiter special " i luftės nė Kosovė-Shqipėri.

Si nuk ju vjen turp tė gėnjeni nė pikė tė ditės, si duket juve zotėri M.Zeka, kėta shkijet e Serbis nuk ju paskan mėsuar aq mirė me gėnjye, dhe si dėnim e keni qė tė vijoni prap kursin diku nėpėr konsulatet e ish Jugoslavisė, se kur tė filloni me gėnjye, genjeni si TV-ja e Beligradit, e jo si nė emisionin e lajmeve tė datės 22.05.99, kur thuani se sulmin apo bombardimin e karaullės serbe nė Koshare ku ishin forcat tona ēlirimtare tė UēK-ės qė ka kohė qė e kishin marr nė duart e veta, e ka bėrė Serbija me avionėt MIG tė saj, dhe jo NATO-ja gabimishtė.

Menjėher, bile edhe para se ju tė raportoni, NATO-ja ku bėjnė pjesė ma se 19 shtete anėtare, ka pranuar se ėshtė bėrė gabim, dhe nė njė mėnyrė na ka kėrkua falje, sikurse edhe Kinės qė gabimishtė e bombardoj ambasadėn-strehimoren e shkijeve.

Del njė reporter- profiter si Milaim Zeka dhe e demanton forcėn ma tė madhe ushtarake e cila po e shkatėrron Serbin ēdo ditė, dhe ku e bėnė kėtė , pėrveq se nė Televizionin Shtetėror tė Shqipėris- TVSH, programin satelitor.

Ky raportim edhe ashtu i ngjanė politikės redaktuese tė Serbisė, me gėnjeshtra, por ata i rregullojnė aq mirė sa mjegull po ja u bėjnė edhe atyreve tė NATO-ės, dhe ky farė reporteri-profiteri i luftės u mundua me i kopjua shkjiet po si duket ra prej provimit, dhe pėr kėtė mund me humb honorarin qė ndoshta e merre prej tyre, pėr dėshtimin dhe mos realizimin e detyrės.

Ju zotėri duhet tė keni ndėrgjegje dhe mos me luajtė me gjakun e tė tjerėve, p.sh. si tė martirit tė Kosovės Adem Jasharit, qė keni luajtė dhe pėrfitua nėpėr Europė e gjetiu, me atė refrenin - hitin tuaj po ashtu nė TVSH se: " A doni ta shihni Adem Jasharin tė gjallė, a doni ta shihni Adem Jasharin komandantin legjendar, se si luftoj dhe ja shtijeu tmerrin armikut, atėher ejani... (me 20 DM apo 20 Fr nė xhepė dhe do tė bindeni vetė)".

Por ju zotėri nuk di a jamė unė nė listėn tuaj tė likuidimit, se kamė dėgjua se njė listė tė tillė ju po e pėrpiloshit, nėse jo, shkruajėm lirishtė se ma kjo nuk durohet tė luash me gjakun e bijėve dhe bijave tona qė u vranė dhe po vriten pėr mė tė shtrejtėn liri tė Kosovės dhe ēlirimin e saj , dhe ju pėrfitoni nga kėto pa fije turpi, bile-bile edhe me mburrje, nė vend se tė skuqeni.

Po tė kishit respektė ndaj "shokut" tuaj si thoni, trimit Adem Jasharit, nuk e kishit njėllos ju figurėn dhe veprėn e tijė, ēka bėtė ju verėn e kaluar me atė filmin tuaj dokumentar, " I vdekuri i gjallė".
Kur thuani; " a doni ta shihni Adem Jasharin tė gjallė" kjo nėnkupton se pėr ju ėshtė i vdekur, por gabon z.Milaim Zeka, se Adem Jashari kurr nuk vdes, dhe nė vend se tė ruani atė kujtimin tand, me atė filmin Dokumentar, qė ju ka ra hise juve me filmua pėr interesa tua profitere, ai film dokumentar duhej ta kishte vendin nė Arhiven Kombėtare, dhe tė ju tregohej gjeneratave qė vijnė pas; si nė qerdhe, shkolla, institucione tjera tė shoqėrisė, edhe ate pa asnjė metalik dhe ēmim, kjo do tė ishte nė rregullė dhe nder ndaj "shokut" tuaj, dhe do tė preheshin eshtrat edhe mė lehtė nė dhe tė Kosovės, kurse ju do ta kishit bėrė vetėm njė shėrbim, sepse vepra dhe gjaku i Adem Jashari kėtė filmin tuaj dokumentar e ka paguar pėr ne sa tė jenė jeta.

As fotoreportazhet tuaja nė TV-shėn, programin Satelitor nuk janė tjetėr ma pak se profitim karierist dhe pa pikė profesionalizmi, qė nė esencė gjirimet tuaja, luftėtarėve tė UĒK-ės dhe gjakut tė tyre, sidomos nė kufirin Shqipėtaro-Shqipėtar-Kosovar, ku u pa se syri i kamerės suaj amater e pėrtej amateri, ishte i drejtuar te mlefet dhe fjalėt shfrenuese tė luftėtarėve tė lirisė ndaj armikut, ēka i kuptojė plotėsishtė dhe ēdo respekt pėr ta , por ju zotėri M. Zeka kishin pėr detyrė tė tregonit para botės dhe sidomos shkijeve, se sa tė pa diciplinuar janė ushtarėt dhe eprorėt e UĒK-sė, kurse ju dėshironit qė tėrė atė luftė dhe mund ta pėrvetėsoni pėr veti si njė grykės qė nuk ngopet kurr me: > UNE <, si njė hije e zezė, e gjithė asaj pune dhe mundi tė atyre djemėve dhe vashave qė kishin bėrė pėr mė tė shtrenjten liri, deri sa i pyeteshit luftėtarėt me fjalor provokues, se a po frigoheni, kurse pėrgjegjen e morėt mė shumė se njė turpėsi tuajėn.

Lufta ka rregullat e veta, bile edhe filmimet e luftės, mediat elektronike po ashtu kanė rregullat e veta sė paku profesioniste dhe ėshtė arma e dytė e njė shteti, nė mos e para, qė duhet ditė me marrė nė shenjė armikun pa damtue shokėt prapa. Prandaj pėr mos me e zgjat ma shumė me tė gjitha kėto marifetet tuaja, kėtė mė sė miri mund ta gjykojnė teleshikuesit dhe teledėgjuesit e medias sonė tė vetme TVSH-ėn, nė kėto kohėra tė vėshtira, kurse para botės dhe sidomos armikut po e kryeni punėn me nderė, e nė damė tė vetė UĒK-ės, luftės dhe gjakut tė sajė.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu