|
|
|
|
|
|
Pothuaj akoma pa u tėrhequr njėsitė serbe luftėtarėt e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės gjithkund tregojnė flamurin e tyre. Remi, komandant i njė njėsie nė veri tė Kosovės, as qė dėshiron tė dijė pėr ēarmatosje Stephan Israel, Prishtinė Shkrimi i kuq tė tregon rrugėn. Tė rinjtė me njė enė me ngjyrė nė dorė shpejt e shpejt - nė muret pėrgjatė rrugicave tė ngushta tė pjesės sė varfėr Kolovicė - shkruajnė shkurtesėn me forcė simobolike. Para njė shkolle ata kanė vendosur lule, ashtu siē ndoshta prindėrit e tyre i kanė nė kujtesė nga koha e diktatorit Tito apo tė dytėshorit tė tij shqiptar Enver Hoxha. Nė kodrėn mbi Prishtinė si tė thuash gjatė natės janė shfaqur flamuj shqiptarė me shqiponjėn dykrerėshe nė sfond tė kuq. Para njė apo dy ditėsh kjo do tė kishte provokuar njė ndėrhyrje tė shpejtė tė policėve serbė. Tashti ata janė tėrhequr dhe gjithkund nė periferi tė Prishtinės shkėlqen shkurtesa e UĒK-sė. Nė tė vėrtetė nuk ishte ushtria kryengritėse shqiptare ajo qė e ēliroi Kosovėn nga prangat e Beogradit, por NATO-ja. Mirėpo, UĒK-ja dėshiron tė marrė copėn e saj nga ky triumf. Me flamujt e kuq edhe ata si tė thuash brenda natės janė shfaqur nė Prishtinė.
Remi, komandanti i trupės, nuk lė asnjė dyshim pėr kėtė qėllim. Mysafirėt ai i pret ulur nė pultin e tij barok, para tij gjendet njė libėr mbi historinė e Kosovės. Nė prapaskenė pėrsėri shqiponja e zezė dhe mė tej njė portret i Skėnderbeut, heroit kombėtar tė shqiptarėve, udhėheqėsit ushtarak kundėr turqėve. Nė tė vėrtetė Remi quhet Rrustem Berisha dhe dikur kishte filluar tė studiojė drejtėsinė. Mirėpo, si tė gjithė komandantėt tjerė tė ushtrisė kryengritėse, gjatė luftės kundėr pushtuesit serb ai i ka vėnė vetes njė nofkė. Kur flet, ai hedh njė shikim tė zbrazėt nė largėsi. Ende 28-vjeēar ėshtė shefi i gjoja 7 mijė ushtarėve dhe komandant i regjionit verior tė Prishtinės. Rreth Podujevės kryengritėsit e armatosur u kanė bėrė njė rezistencė tejet tė ashpėr njėsive serbe. Para gjashtė vjetėsh Remi kishte bashkėthemeluar UĒK-nė, dy vite i kishte kaluar nė ilegalitet. Kur Remi formulon qėllimin dhe ideologjinė, krejt kjo tingėllon shumė thjesht: Unė kam filluar (luftėn) pėr tė ēliruar vendin." Por, ku ėshtė vendi pėr tė cilin flet komandanti? Gjithkund ku jetojnė shqiptarėt ėshtė vend i shqiptarėve. Njė ditė edhe shqiptarėt nė Maqedoni dhe nė Mal tė Zi duhet tė ēlirohen. Tė ēlirohen pėr Remin kjo do tė thotė bashkim me shtetin amė" shqiptar. Fjalėn e pėrbuzur Shqipėri e Madhe" komandant Remi as qė e pėrmend fare. Sidoqoftė, pėr komandantin dhe njerėzit e tij nuk ka
ardhur koha pėr ti dorėzuar armėt. Nė tė vėrtetė njėsitė serbe
janė tėrhequr. Mirėpo, njė pjesė e policėve dhe paramilitarėve vetėm
kanė hequr uniformat dhe fshihen nėpėr shtėpitė e tyre. Do tė pėrpiqemi
ti identifikojmė", thotė ai, dhe ky paralajmėrim tingėllon kėrcėnueshėm.
Vetėm ata qė nuk kanė qenė tė kyēur nė luftė kundėr shqiptarėve
nuk kanė pse tė frikėsohen. Mirėpo, lista e kufizmeve ėshtė e gjatė.
Edhe vetė tė rinjtė serbė tė Kosovės, pjesėrisht tė mobilizuar me
dhunė, komandant Remi i sheh si tradhtarė", tė cilėt duhet tė
dalin para gjyqit. Nė tė vėrtetė gjatė bisedimeve paqėsore nė
Rambouillet ishte folur pėr ēarmatosjen e UĒK-sė. Mirėpo, tashti
komandant Remi as qė dėshiron tė dėgjojė pėr demilitarizimin. Pėrkundrazi, UĒK-ja duhet tė bėhet mė e fortė dhe mė profesionale". Nė Kosovė ėshtė arritur vetėm njė fitore nė etapė. Fillimisht kosovarėt duhet tė mjaftohen me njė protektorat dhe tė heqin dorė nga pavarėsia. Mirėpo, ēdo tė ndodhė pas fazės kalimtare trevjeēare? Gjėrat po zhvillohen shpejt dhe pozitivisht pėr ne", thotė komandanti dhe qesh. Mirėpo, tashmė janė tė programuara konfliktet nė radhėt e shqiptarėve. Ibrahim Rugovėn, udhėheqėsin e shqiptarėve nė ekzil, radikali i UĒK-sė nuk dėshiron ta pranojė mė si president" tė kosovarėve. Rugova dhe kursi i tij pacifist janė histori. Nė Prizren, nė zonėn gjermane, pas marshimit nė qytet UĒK rrėmben pushtetin politik. Kryengritėsit duan tė marrin ndėrtesėn e komunės pas largimit tė serbėve. Nė Prishtinė, ku njėsitė britanike me pėrvojėn koloniale ndoshta pak mė vendosur tregojnė se janė aty, kryengritėsit janė tė shtyrė tė qėndrojnė diskret nė periferi tė qytetit. Jo vetėm serbėt, por edhe disa shqiptarė janė tė shqetėsuar pėr kėtė. Gjatė dėbimeve dhe qė mė parė rreth kryeqytetit kanė vėrshuar fshatarėt nga provinca. Nė pjesėt e varfėra pėrreth qytetit UĒK-ja ėshtė e popullarizuar. Mirėpo, nė qendėr, mes qytetarėve tė Prishtinės, pretendimi i hapur pėr pushtet i UĒK-sė ngjall pakėnaqėsi. Disa komandantė ende ėndrrojnė Enver Hoxhėn, diktatorin rekordmen tė Shqipėrisė. Dhe komandantėt me ngarkesa tė tilla ideologjike dhe veshoke tė mėdha vendosin se kush ėshtė tradhtar, kush patriot. Nganjėherė ky ėshtė njė vendim pėr jetė apo vdekje. UĒK-ja ndoshta merr vesh diēka nga armėt, por asgjė nga demokracia", bėrtet njė gazetare shqiptare. Nėse kėta njerėz arrijnė tė marrin pushtetin, demokracia nė Kosovė nuk do tė zė fill. (E.R.) * Autori ėshtė korrespondent dhe bashkėpunėtor nga Ballkani i gazetave Stuttgarter Zeitung", Frankfurter Rundschau", Basler Zeitung", St. Galler Tagblatt" dhe Salzburger Nachrichten". Disa javė para pėrfundimit tė sulmeve ajrore tė NATO-s kundėr caqeve policore-ushtarake serbe, Israel u dėbua nga Beogradi me arsyetimin e shkurtėr: Tekstet tuaja nuk mė pėlqejnė", i kishte deklaruar atij njė zonjė e Shtabit tė Pėrgjithshėm tė Ushtrisė sė Jugosllavisė". Nė kufi me Kroacinė, pas njė kontrolli tė gjatė, doganieri serb me kėto fjalė iu kishte drejtuar kėtij gazetari: Zviceran, shporru nga kėtu!" (E.R.) |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |