|
- Kush i ruan kufijt e Kosovės?
Prishtinė, 17 gusht (QIK) - Dy muaj e disa ditė janė bėrė qė
nga hyrja nė Kosovė e trupave tė NATO-s dhe qė kur nė Kosovė mbretėron
paqeja dhe liria. Ky ėshtė artikulimi qė i jepet situatės sė tashme nė
Kosovė, ndonėse ka edhe mendime tė tjera, tė sjella, pėr shembull, nė
anketėn me qytetarė tė Mitrovicės, botuar nė ditoren e re nė Kosovė,
e cila dallohet pėr vėnien nė thumb tė "ndėrkombėtarėve" nė
Kosovė.
Nė krye tė kėtij dymujori, ia vlen tė theksohet se janė kthyer mbi
90 pėr qind e shqiptarėve tė deportuar, janė kthyer edhe njė numėr i
madh i tė ikurve mė parė nga Kosova, qė s'kishin qenė nė atdhe me
vite e me dekada tė tėra, ndėrsa nė Kosovė vijnė pa pasaporta edhe
shumė shqiptarė tė Shqipėrisė - kosovarė tė ikur moti a tė lindur
nga prindėr tė ikur, pastaj aktorė, kėngėtarė, tregtarė...
Kanė ndodhur, ndėrkohė, nė Kosovė edhe mrekullira e paradokse tė
shumta, tė parat si rezultat i shpirtit tė gjerė shqiptar dhe dėshirės
sė madhe pėr tė rifilluar jetėn dhe pėr tė ndjerė atė qė quhet
liri, ndėrsa tė dytat si pasojė e ngutisė pėr tė zėnė gjithė ē'ėshtė
humbur, nė njė afat sa mė tė shkurtėr, apo edhe si pasojė e
fenomenit tė artikuluar si vendosje e pakonceptė e administratės sė
OKB-sė nė Kosovė dhe si pamundėsi e KFOR-it "pėr tė ruajtur
secilin lis nė Kosovė", siē u shpreh jo moti, nė njė ceremoni
mortore, njė nga udhėheqėsit e KFOR-it.
Por, nė krye tė kėtij dymujori, nė agjendėn e gjithė raportimeve
nga Kosova dhe rreth Kosovės dominon Mitrovica (e shkruar jorrallė
Kosovska Mitrovica nga gazetarėt e diplomatėt e huaj nė Kosovė qė
ende shėrbehen me harta nė tė cilat toponimet janė tė shkruara nė
serbishte). Si problem tashmė i njohur, Mitrovica ėshtė thėnė se
paraqet testin e parė tė provės serbe pėr ndarjen e Kosovės. Pėrleshjet
disaditore tė shqiptarėve me trupat e KFOR-it, nė urėn aktualisht mė
tė njohur nė botė, pėrcillen tri ditėt e fundit me njoftimet e
distribuuara nė konferencat pėr shtyp tė KFOR-it nė Mitrovicė se
"ura ėshtė e hapur pėr kalim".
Por, a ėshtė nė Mitrovicė problem vetėm fakti se serbėt nuk lejojnė
shqiptarėt tė kalojnė nė anėn veriore tė qytetit dhe fakti se pikėrisht
kjo pjesė ėshtė e mbushur me paramilitarė serbė qė shtohen ēdo ditė?
Mitrovica, parė nga prizmi i shtrirjes sė saj gjeografike, pėrveē
"bukės sė Kosovės" - Trepēės, nxjerr nė pah edhe njė ēėshtje
tjetėr, atė tė kufirit administrativ tė Kosovės me Serbinė. Te rasti
i Mitrovicės, pyetja mė e thjeshtė qė mund tė shtrohet ėshtė ku
gjendet ky kufi - atje ku e tregon vija e kuqe e trashė nė hartė apo
tek Ura? Ndėrsa, pyetja tjetėr nuk ka tė bėjė vetėm me Mitrovicėn,
por me tėrė Kosovėn, dhe ajo tingėllon: kush i ruan kufjt e Kosovės?
Pėrgjigja nuk do shumė mund. Kufiri ėshtė pjesa e Kosovės e
pambrojtur nga askush, mė problematikja dhe mė e rrezikshmja. Ėshtė thėnė,
madje edhe pėrmes shtypit, se serbė tė armatosur hyjnė nė disa
fshatra kufitare tė Kosovės me Serbinė dhe shtijnė me armė, plaēkisin
e rrahin banorėt shqiptarė. Serbė tė armatosur kanė hyrė nė pikė tė
ditės nė Dumnicė tė Llapit dhe kanė shtėnė me armė, ndėrkohė qė
tė shtėnat me armė nga serbėt nė periferi tė kėtij fshati kufitar
janė njė pėrditshmėri. Dhe ėshtė pikėrisht kjo arsyeja pse nė kėtė
fshat, qė ėshtė djegur pothuaj i tėri nga forcat serbe, janė kthyer
fare pak banorė dhe edhe ata qė janė kthyer ndjehen tė rrezikuar.
Raste tė tjera tė hyrjes sė serbėve nė fshatrat e Kosovės janė shėnuar
edhe nė Brainė e Nishec tė Gollakut, ku serbė tė armatosur hynė disa
herė, madje para do kohėsh duke djegur njė shtėpi dhe duke keqtrajtuar
njė banor, i cili arriti tė ikė vetėm falė zgjuarėsisė sė tij.
Pėr hyrje tė serbėve nė fshatrat shqiptare ėshtė njoftuar pothuaj
nga tė gjitha komunat kufitare tė Kosovės, siē ėshtė njoftuar se tė
shtėnat nga serbėt pėrgjatė kufirit janė njė dukuri e pėrditshme.
Dhe, sėrish pas kėsaj, shtrohet pyetja e kufirit dhe mbrojtėsve tė
tij. Patrullat e KFOR-it qarkullojnė rrugėve tė asfaltuara dhe aty-kėtu
ndonjė rruge tė gjerė fshati. Por, a mund tė mbrohet nga asfalti
kufiri maloro-shkėmbor i Kosovė? Sigurisht qė jo. Pėr kėtė shkak, i
takon KFOR-it apo edhe UNMIK-ut, tė mendojnė sa mė parė pėr kėtė
problem.
Por, pėrveē KFOR-it e UNMIK-ut, tė mendojnė pėr kufirin u takon
edhe subjekteve dhe popullit tė Kosovės. Nė kėtė kohė, kur ende nuk
ėshtė kompletuar forca ndėrkombėtare e KFOR-it, kur angazhimi i
UNMIK-ut lė ende shumė pėr tė dėshiruar, kur forca policore ndėrkombėtare
sapo ka filluar punėn me njė numėr fare simbolik policėsh, ndėrsa
koha e daljes nė detyrė e policėve shqiptarė duket ende e largėt,
mbrojtja e kufirit tė Kosovės kėrkon njė zgjidhje tjetėr apo, thėnė
mė mirė, njė forcė alternative. Cila duhet tė jetė kjo forca
alternative? Nė bashkėpunim dhe marrėveshje me forcat ndėrkombėtare nė
Kosovė, regjimin e mbrojtjes sė pėrkohshme tė kufirit do tė mund ta
vendosnin trupa tė UĒK-sė, tė grumbulluara tash nė pika tė caktuara
nė anė tė ndryshme tė Kosovės, por asku afėr kufirit. Nėse kjo s'do
tė mund tė realizohej, pėr shkak se UĒK ndodhet nė fazėn e
demilitarizimit tė saj dhe ajo si e grumbulluar do tė jetė nėn
"kontroll" tė trupave ndėrkombėtarė, atėherė si zgjidhje
tjetėr alternative do tė mund tė ishte lejimi i banorėve tė fshatrave
kufitare qė vetė tė mbrojnė kufirin, fshatrat dhe shtėpitė e tyre.
Kjo do tė mund tė bėhej lehtė - vetėm duhet lejuar banorėt tė mbajnė
armė dhe, eventualisht, t'u ndihmohet atyre nė pėrgatitjen
profesionale.
Nė kėtė situatė kur, veē si pikė e shenjtė, kufiri i Kosovės ėshtė
edhe njė pikė e rrezikshme, tė mendohet sa mė parė pėr tė ėshtė
njė ēėshtje tepėr e rėndėsishme. Nė favor tė kėsaj qė e themi,
le tė pėrmendim faktet se fshatrat e skajshme kufitare tė Kosovės, si
pasojė e mungesės totale tė sigurisė, janė ende pa banorėt e tyre, tė
cilėt janė strehuar pėrkohėsisht nėpėr qytete apo ndėr tė afėrm nė
fshatra mė larg kufirit. Dhjetėra fshatra tė Gollakut janė pothuaj pa
banorėt qė u ndoqėn nga forcat serbe nė gjysmėn e dytė tė prillit
dhe qė, edhe dy muaj pas ardhjes sė lirisė nė Kosovė, nuk janė
kthyer nė shtėpitė e fshatrat e tyre.
Ata kėrkojnė siguri, siē do siguri edhe kufiri i Kosovės, pėr tė
rikthyer jetėn nė ēdo kėnd tė saj. Nė kėtė situatė, ėshtė me
rezik qė, nė vend tė lajmit pėr fillimin e rindėrtimit tė fshatrave
rrėzė kufirit, do tė na duhet tė njoftojmė pėr hyrje tė reja tė
serbėve tė armatosur nė tokėn e Kosovės dhe, ndoshta mė keq, pėr
akte tė reja dhune qė kufiri verior i Kosovės i provoi, madje nė masė
tė tepruar.
Fshatrave rrėzė kufirit duhet kthyer njerėzit sa mė parė, qė toka
jonė, edhe ashtu e rrudhur, tė mos mbetet e shkretė. Por, para se tė
kthehen njerėzit, duhet tė vendosen mbrojtėsit e kufirit, pėr tė
pamundėsuar depėrtimin e hordhive serbe qė gjatė historisė kanė hyrė
kaq shpesh dhe kanė kryer kaq shumė krime nė vendbanimet kufitare nė
Kosovė.
|