|
|
|
|
|
|
Prerogativa e sigles RTSH Shkruar nga: Shefqet Dibran Sigla RTSH pėrfaqson mediumin mė tė madhė informativ kombėtar me emrin Radio Televizioni Shqiptar i cili duhet tė jetė institucioni me mjete e pajisje tė nevojshme teknike dhe me specialistėt e punonjėsit pėrkatės qė pėrgatit programe dhe qė udhėheq politikė kombėtare duke ekuilibruar fėrkimet mbranda dhe jashtė atdheut nė dobi tė ēėshtjes sė atdheut dhe kombit nė pėrgjithėsi. Padyshim RTSH ka qenė mediumi i cila ka tėrhequr vazhdimisht pretendentet e politikės sė fortė dhe kryesisht tė nomenklaturės politike tė asaj shtrese intelektualėsh qė pėrpos krijimit artistik kanė synuar edhe majat e piramidės politike duke u eksponuar pėrmes mediumit mė tė rėndsishėm informativ. Televizioni jo vetėm tek shqiptarėt por nė gjithė botėn ėshtė mediumi me mė shumė influencė nė jetėn sociale e politike tė vendit. Jo vetėm nė kohė paqeje duke i afirmuar vlerat pozitive tė njė shoqėrie, pastaj tė arriturat shkencore, zhvillimet ekonomike duke ju paraprirė edhe rrjedhave tė ndryshimeve politike. Televizioni nese pėrdoret me mjeshtri ėshtė mediumi mė me ndikim edhe nė kohė lufte duke orientuar strategjinė e luftės dhe duke mos lėnduar shpirtrat e trazuar, duke mos shkaktuar panik e terror psikologjik. Pėrkundrazi televizioni duhet t'u paraprijė tė gjitha luftrave speciale e psikologjike qė mund t'i lanson kundėrshtari. RTSH kėtė provim nuk e ka dėshmuar pėrkundrazi ka qen mediumi mė regresiv nė aspektin e propagandės karshi luftės reale qė bėhej nė Kosovė. Aludimi se nė themelet e RTSH janė vurė gurėt nihilist pėr tė mohuar e pėrdhunuar vlera tė ēdo gjėje shqiptare konkretizohet kur kupton se pėr t'u arritur kjo qė potencuam rregullisht janė vėnė drejtuesit me pikpamje e origjinė "shule" siē ju ka thėnė Kadareja. Nėse shiqohet realisht se si ka shkuar kronologjia e emėrimeve dhe shkarkimeve nga posti i drejtuesve nė TVSH atėherė na qartėsohen mjaftė alibi pėr logjikėn kaq nihiliste ndaj ēdo gjėje qė ka dhe ka pasur vlerė shqiptare. Njė ndėr drejtuesit e parė nė RTSH ka qenė Thanas Nano, babai i Fatos Nanos. Thanasi ka qen i njohur si stalinisti mė i dėshmuar dhe njėri nga mė tė besuarit e Enver Hoxhės, pas tij nė krye vjen Todi Lubonja (1973), po aq i besuar nė atė kohė sa edhe Thanasi. Lubonjės nuk i priu fati pasi fėrkimet e klaneve komuniste mbrenda PPSH-sė bėheshin mė tė padurueshme, pėr ta rikthyer logjikėn staliniste nė RTSH arrestohet Lubonja dhe rikthehet sėrish Thanas Nano i cili pėrfundimisht largohet nė vitin 1976. Vendin e tij e zė Ēajup Rusmajli i cili ka qenė mė shumė njė nėpunės korrekt komunist, se sa njė drejtor Radiotelevizioni. Rusmajli ka kėrkuar me ngulm tė largohet nga radiotelevizioni, pas vetvrasjes sė Mehmet Shehut mė 1981, pas disa incidenteve banale qė shoqėruan njoftimin publik pėr kėtė ngjarje. Ai pati njė atak nė zemėr, prej tė cilit vdiq disa vite mė vonė. Mė 1982 drejtues i RTSH vendoset Marash Hajati i cilėsuar pėr revolucionin e bėrė mbrenda kornizave tė sė mundshmes nė atė kohė ndonėse ka qen njeriu mė besnik i PPSH-sė. Sefedin Ēela ka pėrjetuar mandat tė shkurtėr por diēka tė paparamenduar pėr udhėheqsit partiak tė PPSH-sė ka mbetur edhe mė tej alibia e dorėheqjes sė tijė ku nė vend tė tijė sjellin dorėn e fortė tė Fatmir Kumbaros dhe ky ishte bosi i fundit qė sillte PPSH-ja nė TVSH. Kėtė e zėvendsoi Agron Ēobani i internuar qė kishte lidhje familjare me familjen Shehu, dhe ishte shumė afėr tė majtės shqiptare. Pas zgjedhjeve tė 22 marsit 1992, nė krye tė TVSH-sė emėrohet Skėnder Buēpapaj i cili sado qė kritikohej pėr kosovarizmin e tepruar arriti t'ia kthen fytyrėn e vėrtetė kombėtare TVSH-sė. Buēpapajn e zėvendson Bardhyl Pollo dhe kėtė tė fundit intrigat e profesionistit Fatos Nanos tashmė kryeminister dhe drejtues i PS-sė. Pollon e shkarkon Kėshilli Drejtues nė TVSH ku iu patėn shtuar edhe 11 anėtarė tė rinjė tė ardhur drejtpėrdrejt nga PS-ja dhe me mbivotim largojnė pėrdhunsisht Pollon nga drejtuesi i mediumit kryesor. Nė kėtė kohė aleanca socialiste solli vlonjatin Albert Minga nė krye tė RTSH-sė epokė e cila ia trason rrugėn dr.Ardian Klosit, ish studentit tė profesorit serb Zoran Konstantinoviē ku e dekoroi me titullin doktor shkence. Klosi ka bėrė njė vlerėsim "shkencor" pėr tre shkrimtar ballkanas, dy prej tyre sipas Klosit tė mėdhenj: Ivo Andriqi i njohur si sajues elaboratesh antishqiptare qė sot po sprovohen haptas nė Kosovė dhe Niko Kazanzaqis grek, ndėrsa Ismail Kadare prezentohet si i kontestuar. Periudha e mandatit tė Klosit shėnon edhe luftėn mė tė ashpėr pėr ta pushtuar ekranin e TVSH-sė nga serbofilėt dhe klani i marksist-leninistėve kosovar tė frustruar nė politikėn me plot huqe tė LPK-sė, e cila nė emėr tė luftės sė pa epur qė bėhet nė Kosovė pretendojnė t'ia qesin pelikorin e vdekjes informimit real mbi gjithė atė qė bėhet nė Kosovė dhe gjithkund ndėr shqiptarėt nėpėr botė. Vendin e Klosit e ka zėrė Eduard Mazi i cili vetėm sa ka sforcuar klanin komunist tė pozicionuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė ku vazhdimisht po keqpėrdoret ekrani pėr tė sajuar lista tradhtarėsh dhe pėr ta dezorientuar luftėn nė Kosovė kahė njė anarki totale, kurse pėr sajuesit e programit kosovarė, arenė pėr tė shfryrė dufet polimizuese me gjithė ata qė guxojnė t'i kritikojnė. Sigla TVSH prej vitesh u bė e njohur edhe pėr kosovarėt tė cilėve koha e Sali Berishės jua hapi dritarzėn pėr tė plotėsuar bėshllėkun e krijuar me mbylljen e Radio Televizionit tė Prishtinės. Nė atė kohė kryeministri i Kosovės Bujar Bukoshi investoi miliona dollar, para kėto tė cilat i derdhnin kosovarėt nė Fondin e Republikės ku u blen tė gjitha paisjet moderne, u blen frekuencat nė satelit si dhe u angazhua njė ekip profesionalistėsh nga Kosova, punėtor tė RTP-sė. Mė vonė pėrmes intrigave tė Ministrit tė Informatave Xhafer Shatri, pak para se tė nisej Lufta nė Kosovė u shkarkua pa njė pa dy ekipi profesionist nga Kosova pėr ta lėnė redaksinė e RTP-sė nė Tiranė nė duart e Asllan Bajramit e Besa Ēekut me pėrgatitje tė mesme shkollore. Dyshja qė pėrbėnte ekipin e RTP-sė nė TVSH i mori kompetencat: <Vet pėr tė prerė dhe vet pėr tė qep>, kurse ēirak tė zellshėm (folės) poashtu njė dyshe tjetėr Muēaj-Muja tė cilėt kishin pėrgatitje shkollore fakultetin dhe njė eksperiencė tė mirė si spiker nė studio, megjithatė servilizmi i tyre pėr t'i lexuar me aq zell ato qė jua sajon dyshja mjerane ėshtė i pafalshėm dhe jua ulė karakterin njerėzor. Puna e redaktorit qė bėnte Asllan Bajrami dhe Besa Ēeku ėshtė freskuar herė pas here me Qani Mehmedin dhe Sherif Konjufcėn (edhe kėta nuk dihet a kanė tė kryer fakultetin) tė cilėt pėr asnjė milimeter nuk lėvizen kornizat e logjikės pėr tė sajuar diēka mė me vlerė se sa drejtuesit e kėtij ekipi. Kjo periudhė (1998-1999), do tė jetė periudha mė e zezė pėr TVSH-nė e cila saktsisht dėshmoi paaftėsinė profesionale duke qitur nė pahė logjikėn e mercenarizmit tė kulluar. TVSH-ja nuk arriti ta kryej misionin e shenjtė nė krizėn mė tė madhe qė kaloi Kosova, pėrkundrazi ai dėshmoi vijen mė antikosovare qė ka mujtur ta luan ndonjė ekran televiziv qoft ky edhe i Beogradit dhe nuk ka mė ēmenduri profesionale kur e gjithė ajo luftė dhe pėrpjekje qė bėhet nė Kosovė pėrdoret pėr ta instaluar klanin komunist tė nanoistėve kosovarė tė prononcuar nė Shtabin e Pėrgjithshėm tė UĒK-sė dhe tashmė edhe nė Qeverinė Thaēi qė janė kryesisht azilant tė ardhur nga kantieret e Evropės Perėndimore. Dyshja kosovare qė drejton lajmet e orės 18.35 janė padyshim gazetarėt mė tė dobėt profesionalisht qė ka pasur RTP-ja. Tashmė prerogativa e sigles TVSH ėshtė bėrė sinonim intrige, sinonim i sė keqės dhe vend ku lansohen gėnjeshtrat dhe listat e tė ashtuquajturve tradhtar tė kombit nė kohėn kur ky ekip deri dje ka ushqyer vetėn dhe fėmijet me djersen e mijėra mėrgimtarėve kosovarė ndėrsa tash nė mėnyrė tė tėrbuar i fyen vazhdimisht duke jua mohuar pėrpjekjen dhe sakrificėn pėr ta ndihmuar konkretish Luftėn nė Kosovė. Pra sigla TVSH pėr ta pasqyruar realitetin nė Kosovė ka mbetur larg asaj ēfarė po bėjnė kroatet, boshnjakėt dhe tė tjerėt pėr kėtė luftė dhe kėto pėrpjekje. Vetėm nė kėtė televizion edhe sot e kėsaj kohe betejat qė zhvillohen pėrgjat brezit kufitar trajtohen si luftėra tė bėra nė teritorin jugosllav kur e tėrė bota tashmė e quan Kosovėn-Kosovė dhe shqiptarėt e atjeshėm kosovarė. Logjika e antikosovarizmit sistematik nė TVSH ėshtė instaluar qysh nė vitet e '70-ta me ardhjen e Thanasit drejtor i pėrgjithshėm dhe kjo nuk ka pėrfunduar as me largimin e nxėnsit tė Konstantinoviēit dr.Ardian Klosi nė fillimet e kėtij viti si kundėr nuk do tė pėrfundon edhe nese e braktisin njėherėsh postin e redaktorit dhe tė folsit dyshja kosovare Bajrami-Ēeku. Zvicėr, 18 prill 1999.
|
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |