|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Fundshekulli, e gjeti Shqipėrine tė zhytur ne mjerim, varferi, krim dhe korrupsion tė paimagjinueshem. Shifrat tronditese tė krimit, flasin qarte se ku e ēoi vendin politika e mbrapshte e PS. Po ashtu, ritmet e larta te kontrabandes qeveritare, ku pjesa dermuese e administrates shteterore eshte pėrfshire ne garen maraton, vidh e xhvat sa te mundesh sa jemi ne pushtet se neser nuk i dihet, shihet qarte tipari dallues i ketyre politikaneve sharlatan e makut. Eshte bere "normale" te degjosh pėr vjedhje, rrembime, vrasje, apo pėr premtime bosh e bajate tė qeveritareve. PS, me strategjine e sa shkaterruese nga dita ne dite, nga ora ne ore po shpėrben gjithēka qe mund tė quhet vlere kombetare apo pasuri e shtetit. Por dihet, gjithmone haraēin me te madh ne raste tė tilla e paguan populli i mjere dhe i pambrojtur.Natyrisht, populli i ndodhur pėrballe nje realiteti tė tille, kerkon rrugen drejt nje zgjidhjeje me te mire politike dhe ekonomike, gje e cila nuk do te jete e larget. PS me bemat e saj te papara ndonjehere, e futi vendin drejt nje krize te forte politike dhe ekonomike. Te gjitha keto e kane nje shpjegim. PS erdhi ne pushtet e mbeshtetur nga bandat dhe kriminelet, pra nje kontigjent i zi i shoqerise, i cili gjithėsecili e kishte vendin ne burg, por ne te vertete PS, pėr ti sherbyer pruresit e saj ne pushtet jo vetem qe i la te lire, por u dha dhe frone ne drejtimin dhe qeverisjen e vendit. E pra, ky kontigjent, nuk kishte se si tė mos aplikonte metodat e tij me te preferuara, kontrabanden, vjedhjen dhe krimin. Hap pas hapi, pėrmasat e se keqes u zmadhuan gjer ne nje realitet te rendomte, ku pikerisht kjo kategori njerezish te zinj pėrbejne ligjin, rregullin dhe pushtetin. Atehere mendoni se ēfare ligji vepron ne Shqipėri, ēfare rregulli dhe ēfare pushteti menaxhon ekonomine dhe jeten tone. Vjedhjet dhe pėrvetesimet e turpshme tė ndihmave tė tė ardhurave nga Kosova, e njollosen njehere e pėrgjithmone PS dhe kualicionistėt e vegjel, ndersa Meidani, ky i ashtuquajturi president i vendit, dekoron e shpėrblen vetem prefektėt pėr gjoja pėrkushtim ndaj pėrkushtimit tė ēėshtjes kombetare. Dihet, prefektėt jane te zgjedhurit e PS, ndersa bashkite jane tė zgjedhurit e PD, e pėr rrjedhoje del se presidenti i republikes, qenka jo pėr gjithė vendin por vetem pėr krahun e PS. Po, presidenti shqetesohet kot, prefektėt e kuq socialiste, gjate gjithė kohes se menaxhimit tė krizes kosovare moren pjesen e luanit. Ata diten si ti gllaberojne shumat e medha tė ofruara nga komuniteti nderkombetar si dhe tonelatat e tera te ndihmave ne ushqime. Po te besh nje sondazh tė thjeshte nepėr tregjet e vendit i shikon ndihmat ne ushqime dhe medikamente nepėr tezgat e tregtimit. Kjo pafytyresi cinike e pushtetareve tė majte e gjeti pėrgjigjen e vet tek komuniteti nderkombetar, i cili pa ngurrimin me te vogel i ktheu shpinėn. Politika vrasese: Pėrēa e sundo Duke trasheguar nga te paret e vet shpirteror E. Hoxha, R. Alia etj. pinjolli bastard i politikes se majte Nano, realizoi maksimen e zeze tė Enver Hoxhes, pėrēa e sundo. Te tre, rikthimet e Fatos Nanos ne pushtet ishin te pėrgjakshme dhe tejet tė renda pėr popullin e shumevuajtur. Historia i ka tė shkruara bemat famkeqe tė Nanos dhe Nanoisteve, tė cilėt tė verbuar nga ethet pėr pushtet, nuk kursyen asnje mjet e qellim pėr tė rimare fronet e humbura. Dihen tashme pėrgjakjet tragjike tė vitit 90-91 dhe vitit te zi 1997. Ardhja tragjike e Nanos 97 ēeli rrugen e nje politike tė mbrapshte, vrasese dhe gjithėsesi antikombetare. Flirtet e Nanos me Beogradin dhe Athinėn ishin tejet te rrezikshme dhe tradhetare pėr Shqiperine dhe kombin tone. Nano favorizoi elementin e inkriminuar tė hipte ne pushtet dhe iu dha atyre forcen e karriges e tė drejten pėr tė grabitur shteterisht, pra nepėrmjet postit qe posedonin. Kjo gje e ēoi durimin e popullit gjer ne kufijte e mosdurimit. Ai shtiu me doren vrastare mbi opoziten e djathte dhe arriti kulmin me vrasjen e liderit legjendar te dhjetorit Azem Hajdari. Kjo shpuri pastaj ne lėvizjen masive tė 14 shtatorit, lėvizje tejet e zemeruar dhe e irrituar, tė cilėn socialistėt e quajten "grusht shteti" po ne te vertete harruan se ishte grusht i popullit tė zemeruar kunder klikes tradhetare e vrasese te Nanos. Po mallkimi i majte nuk kishte fund. Pas ikjes se turpshme dhe tejet shkaterruese te Nanos, ngjitet nje tjeter pinjoll i politikes se majte ne pushtet, hartimexhiu tejet e lumtur e "rinor" Pandeli Majko. Nje emer gjithėsesi, qe kishte rrahur veshin e politikes, por asnjehere me pretendimin pėr pushtet. Kryeministri aktual Majko, duke luajtur rolin e tė pafajshmit dhe se gjoja vjen nga brezi i "dhjetoristeve" mendoi se do te bente ēudira ne politiken dhe ekonomine rrenuar shqiptare. Ne fakt gaboi rende, duke marre mbi supe nje peshe qe nuk i takonte nivelit tė tij. Qe ne ditėt e para te qeverisjes se Majkos, u pane defektet e para. Ishin po ata buaj pleq te politikes se kuqe qe terhiqnin qerren e shkaterruar te socializmit ne Shqipėri. Gerrvima e qerres se shkaterruar te te majteve kuisnin rruges drejt "se ardhmes se ndritur" por tani me nje ndryshim tė vogel, ne politiken e majte kishin nxjerre koke e lulezonin ca vese tė reja si kontrabanda, krimi i organizuar shteteror dhe korrupsioni i pėrmasave tė larta zyrtare. Ne statistikat e zeza tė krimit, shenohen shifra rekord. Vrasjet dhe vjedhjet, jane bere refren i dites ne Shipėpri. Natyrisht, qeveria komuniste i degjon renkimet e dhimbshme tė popullit, por duke qene tepėr e zene me mbushjen makute te xhepave te saj nuk gjen dot kohe tė pėrgjigjet. Ne fund tė fundit ligjet ne leter jane te shkruar, pra ekzistojne, populli le te pres gjersa tė ngopen qeveritaret, pastaj shohim dhe bejme. Kjo eshte dhe arsyeja qe ish ambasadorja e SHBA ne Tirane zj. Mariza Lino bene brifing ne Uashington:"E vetmja menyre pėr tė luftuar korrupsionin dhe pėr tė penguar korruptimin e njerezve apo zyrtareve si dhe pėr tė mos lejuar tė tjeret tė korruptojne, eshte denimi me burg i zyrtareve te larte". E pra, antikorrupsioni duhej tė fillonte me ministrat. E pra ne nje vend ku mungon plotesisht ligjin, e drejta dhe moralia, ku nuk ekziston asnje premis pėr vendosjen e rendit dhe korrupsioni eshte ne shkallet e tij me hiperbolike, ne nje vend ku politiken e bene kontrabanda, a mund tė shpresohet pėr nje shtet ligjor? Kurresesi jo, me keta qeveritare tė PS dhe te kualicionisteve satalite asnjehere ne Shqipėri nuk do te kete paqe, drite dhe shprese. Eshte koha qe PS, si forca kryesore e drejtimit tė shtetit dhe pjesemarresit ne kualicionin qeverises te japin doreheqjen e ti lene rruge tė lire zgjedhjeve tė reja politike ne vend. Eshte koha qe populli te kerkoj forcen politike alternative me te mire pėr tė drejtuar vendin drejt nje te nesermeje me te sigurt, me ligjore dhe demokratike. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |