LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

Komentet e Presidentit Kllinton nė njė radio mesazh pėr popullin e Kosovės

Klintoni.jpg (12265 Byte)
   
27 maj 1999 / USIS
 
Nė emėr tė tė gjithė amerikanėve, Hillari dhe unė dėrgojmė njė mesazh shprese dhe solidariti pėr popullin e Kosovės. Gjatė disa muajve tė kaluara, ju keni qenė tė detyruar t'i lini shtėpitė tuaja. Keni parė dhunė tė tmerrshme. Shumė nga ju, ende kėrkojnė shokėt dhe anėtarėt e familjes.
Unė u takove me refugjatė kosovarė nė Gjermani, muajin e kaluar. Bashkėshortja ime, sė fundit u takua me njė grup tjetėr refugjatėsh nė Maqedoni.
Tregimet tuaja na mbushin me pikėllim. Tregimet e njerėzve tė hijshėm, jeta e tė cilėve ėshtė ē'rrėnjosur me dhunė ne skenat, qė nuk besonim se do ti shohim mė kurrė nė Evropė.
Tregimet e njerėzve tė pafajshėm tė rrahur e brutalizuar pėr asnjė arsye tjetėr, pėrveq pėr shkak tė etnitetit dhe besimit -- njerėz tė rrethuar nė mes tė natės, tė detyruar tė hipin nė trena pa ditur se ku po shkojnė, tė ndarė nga familjet e tyre. Tregimet e njerėzve qė arrijnė nė kampe pėr refugjatė pa asgjė tjetėr pos vendosmėrisė sė fortė pėr t'u gjetur me tė dashurit e tyre dhe pėr t'u kthyer nė fshatrat e tyre dhe me kulturė tė paprekur.
Por, ju nuk jeni tė mundur. Ju nuk jeni dhėnė nė dėshprim. Dhe ju nuk keni lejuar qė tmerri qė keni parė, t'ju ngurtėsoj zemrėn apo t'ju prish besimin nė njė jetė mė tė mirė nė vendin ku keni lindur.
Ju e keni lėshuar Kosovėn me njė qėllim: tė ktheheni nė siguri.clinton1.jpg (18337 octets) Shtetet e Bashkuara dhe aleatėt e saj tė NATO-s janė duke punuar po pėr tė njejtin qėllim. Do tė kaloj kohė. Por, me forcėn tuaj dhe me vendosmėrinė tonė, nuk ka dyshim se si do tė duket fundi. Kampanja e pastrimit etnik nė Kosovė do tė pėrfundojė. Ju do tė ktheheni.
Kampanja jonė ushatarake dita-ditės po e rrit presionin mbi liderėt serb dhe mbi forcat serbe nė Kosovė. Ata e dinė se ne do tė mbahemi derisa forcat serbe tė shkojnė dhe derisa ju tė lejoheni tė ktheheni nė shtėpi, sė bashku me NATO-n, qė atje tė parandalojė kthimin e dhunės.
Nė ndėrkohė, shtetet gjithandej botės, po punojnė sė bashku tė sjellin ndihma pėr ju dhe familjet tuaja. Shtetet e Bashkuara sapo pėrfunduan ndėrtimin e njė qendre tė re, tė quajtur "Kampi Shpresa", ku do tė mund tė vendosen deri nė 20,000 njerėz. Kongresi ynė sapo aprovoi mė shumė se 700 milion dollarė nė ndihma humanitare qė tė jemi tė sigurtė se do tė mund t'i dalim ballė kėrkesave tuaja, si tash ashtu edhe kur ju tė ktheheni nė shtėpitė tuaja.
Ne u jemi mirėnjohėh popullit tė Shqipėrisė dhe tė Maqedonisė pėr pranimin e refugjatėve nė vendet e tyre dhe nė shtėpitė e tyre. Nuk ėshtė lehtė pėr asnjė shtet tė pranoj numėr tė madh njerėzish, e posaqėrisht nuk ėshtė lehtė pėr dy vendet, qė ende pėrpjeken me nevojat e populli tė vet. Ne i njohim sakrificat tuaja dhe ne jemi tė vendosur t'ju ndihmojmė, duke ju lehtėsuar peshėn dhe duke ju ndihmuar qė tė zhvilloni sigurinė, prosperitetin dhe demokracinė nė vendin tuaj dhe nė vendet fqinje.
Sfidat e mėdha mund ti bashkojnė njerėzit. 19 shtetet e NATO-s nuk janė tė njejtė. Por, vlerat esenciale i kemi tė pėrbashkėta.
Dhe, gadi nė fillim tė shekullit tė ri, ne refuzojmė qė tė jemi tė kėrcėnuar nga njė diktator qė mundohet tė na kthej kujtimet mė tė kėqija tė kėtij shekulli qė po e kalojmė. Ju falenderoj pėr forcėn tuaj dhe mbane nė mend se pa marrė parasysh se ēka ju ka ndodhur, ju nuk jeni vet. Shtetet e Bashkuara dhe NATO janė me ju dhe ne do tė qėndrojmė me ju edhe pėr shumė kohė pasi ju tė ktheheni nė shtėpi

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu