LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 

LETĖR E HAPUR

Kryetarit tė Republikės sė Kosovės 
Zotit Ibrahim Rugova

(Nga Dr.Luftulla Peza, Akademia e Shkencave, Pragė)

I nderuari Kryetar

Ne kėto ditė mjaft tragjike pėr popullin e Kosovės dhe pėr tė gjithė shqiptarėt, lajmi i lirimit tuaj na gezoi shumė. Ju urojmė nga zemra qė energjitė dhe aftesitė tuaja dhe tė bashkėpunėtorėve tuaj ti vini nė interes tė zgjidhjes sė shpejtė tė ēeshtjes sė Kosovės. Njėkohėsisht ju dėrgojmė juve ngushėllimet tona mė tė thella pėr vrasjen e akademikut Fehmi Agani, zėvėndės kryetar i LDK dhe figurė e ndritur popullore dhe tė mjaft bijave dhe bijėve tė popullit tė Kosovės, qė kanė rėnė nė fushn e betejės me pushtuesit sėrb ose tė masakruar barbarisht prej tyre.

Ngjarjet nė Kosovė dhe pėr Kosovėn tė gjithė shqiptarėt e ndershėm po i ndjekim me dhimbje tė madhe dhe me shpresė nė fitore. Ėshtė koha qė tė gjithė pa dallime politike e fetare, pa dallime krahinore e tė nivelit shoqėror tė kontribojmė pėr lehtėsimin e dhimbjeve tė bashkėatdhetarėve tanė tė Kosovės dhe nė fitoren e tij tė shpejtė. Pėr kėtė ne jemi gjithmonė me popullin e Kosovės dhe ndajmė me tė dhimbjet dhe gėzimet.

Pra ėshtė e domosdoshme tė organizohet mė mire puna brenda nė Kosovė dhe rreth saj. Qindra mijė kosovarė nė Kosovė, nė kampet nė Shqipėri, Maqedoni apo Mal i Zi po i kėrkojnė udhėheqėsit e tyre, tė cilėt nuk i ka pranė.

Fatkeqėsisht populli i Kosovės ėshtė sot midis dy zjarreve. Njėri zjarr janė barbarėt sėrb qė po djegin vendin dhe vrasin popullsinė e paarmatosur. Zjarri tjetėr, qė ėshtė edhe mė i madh, ėshtė pėrcarja ndėr udhėheqėsit e Kosovės . Ky zjarr i dytė i sjell popullit tė Kosovės vuajtje mė tė mėdha dhe zgjatje tė panevojėshme tė robėrisė. Sot ėshtė koha e bashkimit tė tė gjithė forcave politike dhe ushtarake dhe juve jeni personi qė mund dhe duhet tė kontriboni mė tepėr nė kėtė drejtim, si pėrfaqėsues legjitim i zgjedhur nga populli. Nuk ėshtėė momenti qė ne tė merremi me thėnien e njė shkrimtari shqiptar apo tė diskutojmė deklaratėn e parlamentit shqiptar. Ėshtė koha e bashkimit tė kokave qeverisėse kosovare, mbi bazėn e normave demokratike, me qėllim qė me unitet mendimi tė plotė ta drejtojnė popullin e vet nė zgjidhjen e shpejtė dhe tė drejtė tė ēeshtjes kosovare.

Duke parė punėn e deritanishme qė ka bėrė populli i Kosovės pėr liri e pavarėsi, mendojmė se disa gjėra dalin qartė nė dukje. Populli i Kosovės gjatė viteve tė fundit nė tė gjitha fushat e jetės: politike, dipllomatike, ushtarake, arsimore etj. ka arritur rezultate tė dukėshme. Vullneti i tij pėr liri tashti ėshtė mė i madh se kurrė dhe kjo po vėrtetohet edhe me luftėn heroike qė po bėjnė bijtė e tij mė tė mirė me armė nė dorė pėr ēlirimin e vendit. UCK ėshtė kėthyer nė njė forcė, qė po i tmerron gjithnjė e mė shumė armiqtė dhe pėrkrahėsit e tij. Pėr kėto arritje populli i Kosovės dhe tė gjithė shqiptarėt janė krenarė.

I nderuari zoti kryetar ! Deklaratat tuaja tė kohėve tė fundit dhe aktiviteti juaj politik nė dobi tė ceshtjes sė Kosovės dhe tė ēlirimit tė saj na kėnaqin. Do tė dėshėronim shumė, qė nga ana juaj tė ndermerrej njė nismė e re nė drejtim tė bashkimit tė tė gjitha forcave qė luftojnė pėr ēlirimin e Kosovės. Do tė dėshėronin nga ana juaj njėkohėsisht njė thirrje drejtuar popullit tėė Kosovės pėr tu ngritur i gjithė nė kėmbė dhe tė rrėmbejė armėt pėr tė ēliruar Kosovėn.

Forcat e NATO-s, tė udhėhequra nga SHBA, po bėjnė njė punė tė madhe nė kėtė drejtim, por faktori i brendėshėm, nė ēlirimin e vendit, ka rolin e vet tė rėndėsishėm. Jemi plotėsisht tė bindur se rruga paqėsore pėr zgjidhjen e problemit tė Kosovės, qė ishte mė e mira dhe qė u pėrkrah aq shumė nga ju, tashmė i pėrket historisė. Nė kohėn kur Kosova ėshtė djegur dhe gjakosur barbarisht dhe kur mė shumė se gjysma e popullsisė sė saj ėshtė pėrzėnė me zjarr e hekur nga trojet e veta, ka vetėm rrugė tė armatosur pėr tė pėrballuar barbarin dhe pėr tė fituar lirinė.

Juve si President i Republikės dhe Kryetar i partisė mė tė madhe politike-LDK- ju takon rol i rėndėėsishėm e historik nė kėte kohė. Ėshtė e domosdoshme qė organet e zgjedhura si parlamenti, qeveria e Kosovės etj. tė vihen nė shėrbim tė plotė tė kėsaj ēeshtje. Ata duhet ta ēvendosin qendrėn e tyre nga Europa perėndimore nė Kosovė ose mė pranė saj.

Jemi gjthmonė me popullin e Kosovės dhe pranė tij. Dr. Luftulla Peza dhe L.H. Peza, Prage

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu