|
Analizė
Ankthi i ri ballkanik
Nga Lazėr STANI
Fundi i luftės nė Kosovė, krijoi njė realitet krejt tė ri pėr
Ballkanin.Pas njė shekulli tė vėshtirė e dramatik, me njė histori tė
mbushur me konfrontime tė pėrgjakshme, popujt e Ballkanit kanė shansin tė
fillojnė njė epokė tė re, duke iu bashkangjitur pjesės tjetėr tė
Europes, si pjesė integrale e saj. Tė paktėn kėtė domethėnie simbolike
pati zgjedhja e Sarajeves pėr nėnshkrimin e "Stability Pact" nga
perfaqėsuesit e 41 kombeve dhe organizatave pjesėmarrėse. Sarajeva u
zgjodh si qytet pėr nėnshkrimin e Paktit tė Stabilitetit, sespe pikėrisht
nė kėtė qytet heterogjen pėr nga pikėpamja etnike dhe fetare, filloi
lufta e parė botėrore. Nė kėtė qytet dhjetė vjet mė parė Millosheviēi
filloi fushatėn e tij makabre tė spastrimeve etnike, duke shkaktuar
qindra mijėra viktima tė pafajshme, ēka nė fund tė fundit ēoi nė
hapjen e njė varreze kolektive tė ardhmes nė paqe, siguri dhe prosperitet
tė popujve tė Ballkanit. Simbolika e zgjedhjes sė Sarajevės, nė fund tė
fundit, kishte domethėnien e qartė se nė Ballkanin e nesėrm askush kurrė
mė nuk do tė mund tė ndėrmarrė fushata barbare spastrimesh etnike,
askush mė nė kėtė rajon nuk do tė mund tė diskriminohet e pėrndiqet pėr
shkak tė kombėsisė, racės apo besimit fetar. Ky tė paktėn qe angazhimi
i liderve politike mė tė shquar tė botės, qė u mblodhen nė
Sarajevė, duke iu dhėnė pupujve tė Ballkanit mesazhin e ndertimit tė sė
ardhmes nė paqe e integrim, mesazhin e shpresės. Rruga e zgjedhur pėr
arritjen e ketij qėllimi fisnik, formulimi i tė cilit ėshtė shprehje e
vlerave tė qytetėrimit tė sotėm perėndimor dhe e besimit me tė cilin
elita e njerėzimit tė sotėm po starton nė mijėvjeēarin e ri, megjithatė
nuk mund tė shenojė fundin e anktheve ballkanikė. Ideja pėr njė
"Plan Marshall" pėr tė nxjerrė vendet e Ballkanit nga
prapambetja ekonomike ėshtė nė vetvete njė ide e mrekullueshme sepse
demokracia nė kėto vende nuk mund tė funksionojė, pa njė mbeshtetje tė
fuqishme ekonomike, pa njė rritje te miqrėqenies sė njerėzve qė jėtojnė
nė kėtė rajon, pa njė formim mė tė plotė kulturor e politik tė tyre.
Ekonomia e zhvilluar nė kėto vende do tė jetė premisa e tė gjitha
proceseve tė ardhshme demokratizuese e integruese, rajonale dhe perėndimore.
Tė paktėn ky ėshtė kushti i parė qė "Stability Pact" tė mos
mbetet njė ushtrim iluzor
politik. Krahas dhėnies sė njė impulsi tė fuqishėm tė zhvillimit tė
ekonomive tė kėtyre vendeve, ēeshtja e dytė dhe shumė e rėndėsishme
ėshtė bashkėpunimi ndėrballkanik, inicimi i proceseve integruese ndėrballkanike
dhe nė kėtė linjė favorizimi dhe nxitja e integrimit Europerendimor tė
rajonit. Nė zgjidhjen e kėsaj ēeshtjeje qėndron dhe kyēi i suksesit tė
Paktit tė Stabilitetit pėr Ballkanin. Por pikėrisht kėtu janė tė
shtresėzuara tė gjitha problemet historike dhe aktuale tė popujve
ballkanikė, prej nga buron pasiguria dhe ankthi pėr tė ardhmen.
Historikisht popujt e Ballkanit kanė jetuar nėn presionin e shtypjeve,
pushtimeve, konfrontimeve, luftrave, urrejtjeve, nacionalizmave primitivė
dhe shpatės sė Damokleut qė u ka imponuar atyre zgjidhjet nga sipėr,
duke privilegjuar disa popuj e duke shtypur e masakruar tė tjerėt. Nėse
sot, popujt e Ballkanit tė gjithė tė marrė veē e veē, janė tė gatshėm
tė bashkėpunojnė me Perėndimin (me pėrjashtim tė Serbisė qė mbahet
peng nga Sllobodan Millosheviēi dhe mitet e rremė tė krijuar nė vijim tė
shekujve) kur ėshtė fjala pėr bashkėpunim me
njėri-tjetrin , e kanė pothuajse tė pamundur. Ēdo tentativė e tillė
bashkėpunimi dhe normaliteti implikohet nga komplekset historikė, nga
mentaliteti ballkanik i gjymtuar. Nė kėtė sfond e ngrejnė kokėn menjėherė
neurozat tragjike ta ballkanasve si urrejtjet etnike, racizmat, ndasitė
fetare e kulturore, tė cilat fatkeqėsisht janė mbajtur tė ndezura e
ushquer e shpesh nė historinė e kėtij shekulli, por qė kanė
gjetur mbeshtetje edhe nga fuqi tė mėdha Europiane, tė cilat pėr
interesat e tyre tė ngushtė politikė, kanė favorizuar njėrin popull nė
kurriz tė tjetrit. Shembulli mė tipik i njė sjelljeje tė tillė arketipe
ėshtė coptimi i Shqipėrisė nė Konferencėn e Ambasadorėve, duke kėnaqur
orekset e verbėra tė shovinizmave tė fqinjve tė saj, ose krijimi dhe
mbajtja artificiale e Jugosllavisė nėn dominimin e nacionalizmit serb,
sepse siē dihet, spastrimet dhe shtypjet etnike nuk ndodhin pėr herė tė
parė nė Ballkan. Nė fundin e Luftės sė Dytė
Botėrore, Greqia, shteti mė i pėrkdhelur ballkanik i Perėndimit,
realizoi
genocidin mbi popullsinė shqiptare ēame qė jetonte nė trojet e veta
etnike,
duke vrarė e masakruar me dhjetra mijėra shqiptarė dhe duke zbuar nga
shtėpitė e tyre tė gjithė ēamėt e besimit musliman, ndėrsa ata tė
besimit
tė krishterė iu nėnshtruan greqizimit tė detyruar, duke iu mohuar ēdo tė
drejtė dhe liri njerėzore. Nė po kėtė pėriudhė kohore, serbėt
realizuan nė
Kosovė njė nga fushatat mė tė egra tė spastrimeve etnike, duke
likuiduar me
dhjetra e dhjetra mijėra shqiptarė dhe duke detyruar tė shpėrnguleshin
nga
shtepitė e tyre me qindra e mijėra familje shqiptare. Genocidi kundrejt
shqiptarėve tė Kosovės vazhdoi sistematikisht, pėr tė arritur kulmin e
vet
me operacionin famėkeq "Patkoi" qė zboi njė milion shqiptarė
nga shtepitė e
tyre dhe krijoi qindra varreza masive nė Kosovė.
Ėshtė e kuptueshme qė Perėndimi i traumatizuar i pasluftės sė dytė, nė
njė
botė tė ndarė nė blloqe kėrcėnuese, nuk mund t'ju kushtonte kėtyre
dramave
ballkanike vemendjen e duhur. Por krimi i pandėshkur, krimi qė bredh
rrugėve e shesheve i legjitimuar, pjellė sėrish krimin, virulizon tė
keqen.
Fakt ėshtė se Jugosllavia e Titos dhe Greqia, megjithė krimet e pėrgjakshme
kunder shqiptareve, u privilegjuan nga Perendimi, qenė shtetet
ballkanikė
me mbėshtetje mė tė gjėrė edhe pėr shkak tė koniukturave politike botėrore.
Aq mė tepėr kur Jugosllavia ishte njė artific politik i rrezikshėm, nėn
hijen e sė cilės, domeni serb kenaqte egoizmin e vet primitiv,
nacionalizmin dhe racizmin. Pėr shumėkėnd nė botė fundi i
Jugosllavisė dhe
tmerret qė e shoqėruan shpėrbėrjen e saj ishin njė zhgėnjim i madh,
kur nė
fakt ishte vetėm fundi i pėrgjakshėmn i njė artifici politik, i njė
zgjidhjeje tė pranuar me pasdrejtėsinė e tmerrshme brenda.
Dalja prej rrethit vizioz tė krimit dhe tė konfrontimeve tė bazuara mbi
urrejtjen etnike dhe racizmave tė ndryshėm, nuk mund tė bėhet pa e
lexuar
mire, pa shtesa antropomorfike dhe obsesione mitologjikė tė historisė sė
Ballkanit. Fillimi i njė epoke tė re pėr Ballkanin, pėr ēka sot duket i
angazhuar komuniteti ndėkombėtar, e nė radhė tė parė Shtetet e
Bashkuara tė
Amerikės, s'mund tė behet nėse nuk njihen mirė realitetet ballkanike dhe
nuk punohet intensivisht pėr vendosjen e njė paqeje tė drejtė e tė
shėndoshė, qė njeh tė drejtat natyrore dhe historike tė popujve
ballkanike
sipas standarteve tė pranuara ndėrkombėtarisht. Ta mendosh ndryshe, ose
ta
trajtosh procesin e paqes dhe integrimit sipėrfaqėsisht, do tė thotė ta
vonosh nė kohė realizimin e tij dhe tė mundėsosh rreziqe tė reja. Edhe
sot
e kėsaj dite, pas gjithė asaj tragjedie qė ndodhi, nė komunitetin
ndėrkombėtar ka hezitim pėr tė ardhmen definitive tė Kosovės. Ndėrkaq
historianėt, analistėt politikė tė pavarur, studiuesit e ndryshėm
shprehen
se e vetmja zgjidhje e drejtė dhe e qėndrueshme, ėshtė pavarėsia e
Kosovės.
Ky hezitim dhe pasiguri nė pėrcaktimin definitiv, e vė nė dyshim
suksesin e
atij procesi qė ėshtė nominalizuar si "Stability Pact" e pėr
ēka e shprehen
angazhimin serioz pėrsonalitetet mė tė shquar tė botės politike
perėndimore. Ka shumė njerėz, madje edhe personalitete tė shquar,
qė
mendojnė se zgjidhja do tė vijė natyrshėm nėpėrmjet zhvillimit
ekonomik,
demokratizimit dhe pėrfshirjes nė proceset integruese tė Ballkanit, si
brendapėrbrenda hapėsirės ballkanike, ashtu edhe nė Europėn perėndimore.
Kjo ėshtė vetėm njėra anė dhe shumė e rėndėsishme. Por nėse kėto
procese
nuk vihen mbi njė themel tė shendoshė e tė siguruar, atėherė kjo godinė
e
bukur, e pėrfytyruar dhe e dėshiruar, si nga komuniteti ndėrkombėtar
ashtu
edhe nga ballkanasit , nuk mund tė qėndrojė. Duhet qė kėto procese tė
fillojnė mbi njė fondament tė shendoshė. Tė mos harrojmė se Papa Gjon
Pali
i dytė, nė mesazhin e tij drejtuar popujve tė botės nė mbrėmjen e
vitit tė
ri 1999 tha: "Paqja qėndron nė drejtėsi !". Pikėrisht, nė kėtė
formulim
shenjtėror tė Papa Gjon Palit tė dytė, qėndron dhe ēelėsi i suksesit
tė
Paktit tė Stabilitetit pėr Ballkanin. Vetėm kėshtu simbolika e Samitit tė
Sarajeves nuk mbetet thjeshtė simbolikė dhe ushtrim i paefetk i iluzionit
politik. A do tė mundet qė Ballkani nė shekullin e ri tė krijojė njė
komunitet shtetesh model tė bashkėjetesės, integrimeve dhe zhvillimit, qė
tė rrezatojė fundin e njė epoke tė pėrgjakshme me demon tė tipit
Millosheviē dhe me sjellje demoniake tė urrejtjeve raciale, etnike e
fetare? Ky ėshtė ankthi i ri me tė cilin Ballkani starton nė mijėvjeēarin
e
ardhshėm, ankth qė bėn tė vuaj ende ndėrgjegjen qytetare ballkanase dhe
ngre pikėpyetje serioze para sė ardhmes.
|