LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 

Krimi dhe "Robin Hoodėt" e PS

Nga Edi Paloka

Ēdo ditė e mė shumė po vėrtetohet se krimi i organizuar nė Shqipėri i ka rrėnjėt nė pushtetin mafioz qė drejton sot vendin. Kriminelėt, emrat e tė cilėve i kemi dėgjuar dhe po i dėgjojmė gjithnjė e mė shpesh nė ngjarje tė pėrgjakshme, janė tė gjithė pjesėtarė tė bandave tė formuara nga pushtetarėt aktualė qė nė ‘97. Janė ata qė ju dhanė dy vjet mė parė kolltuqet e qė sot vazhdojnė t’ju shėrbejnė me devotshmėri.

Shumė prej tyre janė veshur policė, tė tjerė janė aktualisht bodiguardė tė pushtetarėve ndėrsa "mė tė fortėt" vazhdojnė jetėn e lirė, duke mbajtur nė dispozicion tė pushtetarėve bandat e tyre. Pikėrisht nėpėrmjet kėtyre banditėve, pushtetarėt kry ejnė "punėt" e tyre. Duke filluar nga kontrabanda, trafiqet e armėve, drogės, klandestinėve, prostitucioni e deri tek sekuestrimet e personave e gjobat qė ju vihen biznesmenėve, pushtetarėt kanė pjesėn e luanit.

Fakti ėshtė qė mė se njė herė disa prej bodiguardėve tė pushtetarėve apo shefa tė rendit, janė kapur nė flagrancė nė krime tė ndryshme, por mė pas "shefat" i kanė lėnė pa lagur. Ēdo bandė punon pėr shefin e saj qė ndodhet nė njė karrige pushtetari; deputet, ministėr e deri tek kryetari i Parlamentit. Pikėrisht kėtu e kanė bazėn dhe sherret qė plasin herė pas here nė koalicionin qeveritar. Eshtė njė luftė qė zhvillohet midis klaneve politike nė pushtet e qė shtrihet mė pas poshtė nė luftėn e bandave pėr tė zėnė sa mė shumė zona influence.

Mafia nė Shqipėri tanimė ėshtė nė fazėn e konsolidimit tė plotė tė saj dhe nuk i mungon mė asnjė element qė ta dallojė nga mafia ndėrkombėtare. Shembulli mė i mirė pėr sa mė sipėr, ėshtė ai i Zani Ēaushit. I liruar nė mėnyrė misterioze nga burgjet greke, Zani i kthyer nė Vlorė do tė vihej menjėherė nė shėrbim tė atyre qė sot janė nė pushtet. Banda e Zani Ēaushit u bė personifikimi i rrebelimit komunist tė ‘97.

Me dhjetėra janė dokumentat qė vėrtetojnė lidhjen e kėtij banditi me krerėt e ekstremit tė majtė e sidomos me Nanon dhe Gjinushin (pėr kėtė tė fundit Zani i vodhi votat edhe Frrok Ēupit). Pikėrisht prej celularėve tė tyre banda e Zanit merrte edhe urdhėrat pėr krimet qė duhej tė kryente, krime qė pėrgjakėn Vlorėn. Nė kėto kushte, tė vėnė dhe nėn presion, pasi morėn kolltuqet, pushtetarėt u detyruan tė sajonin njė lojė tė tėrė me Zanin.

E arrestuan pėr ta nxjerrė mė pas tė pafajshėm. Por kjo ėshtė mė e pakta. Gjatė zhvillimit tė gjyqit, Zani u paraqit nga propaganda e majtė jo si njė kriminel, por si hero. Dritėro Agolli, deputet i PS dhe anėtar i kryesisė sė asaj partie arriti deri sa ta quante personazh balade. Ndėrkaq nė tė njėjtėn kohė qė Ēaushi gjykohej pėr krime tė rėnda, gazeta "ZP" do ta quante atė "Robin Hood". Akti final i kėsaj farse tė neveritshme ishte kur vetė prokurori i ēėshtjes, pėrfaqėsuesi i shtetit, do tė kėrkonte jo dėnimin, por lirimin dhe pafajėsinė e tij. Nė fakt askush nuk e vinte nė dyshim njė pėrfundim tė tillė duke ditur se kush dhe si kishin ardhur nė pushtet.

Rezultati i tė gjithė kėsaj farse do tė dilte shumė shpejt. "Heroi" , "Robin Hoodi" i PS nuk mundi tė rezistonte gjatė pa kryer krime tė tjera. Tani thuhet se krimineli nuk do i shpėtojė policisė e se fundi i tij ėshtė i sigurtė, por kėtė e thonė po ato gazeta qė e kanė quajtur hero, pra pak ka pėr tė besuar.

Mjafton tė pėrmendim qė ishte pėrsėri veprimi i Kryetarit tė Parlamentit, Skėnder Gjinushi qė e shpėtoi nga "rrethimi i policisė". Megjithatė, siē u pėrmend, Zani mbetet vetėm njė nga shembujt e shumtė. Dhjetra e dhjetra banditė tė tjerė vazhdojnė tė veprojnė nėn urdhėrat e pushtetarėve shqiptarė si policė tė veshur me uniformė, bodiguardė apo dhe si banda "tė pa inkuadruara" nė shtet.

Tė gjithė shqiptarėt i njohin kėta kriminelė dhe i shohin se si bredhin nė mes tė Tiranės apo qytete tė tjera me makina zyrtare e sirena policie. Por ata jo vetėm qė nuk i prek kush, por bėjnė edhe ligjin. Ky pra ėshtė "shteti" ku jemi tė detyruar tė jetojmė sot. Ky ėshtė shteti i "Robin Hoodėve" kriminelė tė pushtetarėve. Ky ėshtė shteti i drejtuar nga mafia.

Copyright by: "Rilindja Demokratike" - Tiranė

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu