|
E pronėsuan UĒK pėr ta denigruar
Nga Edi PALOKA
Disa vite mė parė, kur trupat e para tė armatosura tė Kosovės pėrgatiteshin nė
territorin shqiptar, shėrbėtorėt e Millosheviēit, nėpėrmjet gazetave tė tyre, vunė
alarmin duke akuzuar qeverinė demokratike se pėrgatiste terroristė. Sigurisht qė ata
shqipfolės qė kėrkuan "tė denonconin pėrgatitjen e terroristėve kosovarė"
kishin dy qėllime; tė sulmonin qeverinė demokratike dhe njėkohėsisht ti bėnin
shėrbimin e kėrkuar Millosheviēit.
Edhe mė pas, kur UĒK u bė njė realitet nė Kosovė, po kėto qarqe vazhduan ta
quajnė atė si njė grupim terrorist. Janė dokumenta tė regjistruara nga konferencat e
shtypit tė pushtetarėve aktualė dhe gazetat e tyre ku UĒK quhet "grupim
terrorist". Nė atė kohė ka pasur dhe njė debat nė Parlament pėr kėtė
ēėshtje, e arriti puna qė UĒK tė akuzohej edhe se pėrgatiste akte terroriste ndaj
pushtetarėve tė Tiranės. Qė nė atė kohė opozita i sulmoi ashpėr kėto deklarata
dhe qėndrime tė pushtetarėve dhe ishin pikėrisht mitingjet e opozitės, ku pėr herė
tė parė u brohorit edhe pėr UĒK.
Por ja qė papritur pikėrisht ato qarqe qė dje e quanin UĒK si "grupim
terrorist" e kishin akuzuar demokratėt se pėrgatisnin kėto "grupe
terroriste", sot kanė dalė si mbrojtėsit mė tė mėdhenj tė UĒK. Ata bile dhe
akuzojnė opozitėn se qėnka kundėr UĒK. Sigurisht qė do tė mjaftonin edhe kėto
fakte pėr tė kuptuar tė vėrtetėn, por le tė shohim se ēfarė po ndodh aktualisht
edhe sot.
Pėrmendėm qė sot kėto qarqe kanė dalė si mbrojtėsit mė tė mėdhenj tė UĒK dhe
akuzojnė opozitėn se qėnka kundėr saj. E vėrteta ėshtė qė klanet prosllave nė
qarqet e pushtetarėve nuk ka se si tė jenė me UĒK, pėrkundrazi. Ata po ndjekin njė
rrugė qė i shėrben vetėm denigrimit tė UĒK, ashtu siē vepruan dhe nė fillimet e
saj. Duke pompuar disa nga drejtuesit e UĒK dhe duke sulmuar tė tjerėt, pushtetarėt e
Tiranės kėrkuan tė pronėsonin UĒK.
Kėshtu po tė kujtojmė tė gjithėve na vjen ndėrmend qė Adem Jashari nuk ėshtė
pėrmendur kurrė nga qarqet e pushtetarėve shqiptarė, deri sa u vra dhe u shpall nga
vetė kosovarėt si Komandanti legjendar i UĒK. Po ashtu tė gjithė kujtojmė qė
fillimisht me Hollbrukun janė takuar si pėrfaqėsues tė UĒK tė tjerė persona dhe
asnjė nga ata qė njihen sot.
Loja filloi me Rambujenė, ku u dėrguan si
pėrfaqėsues tė UĒK jo tė gjithė pėrfaqėsuesit e atyre qė luftonin, por vetėm
njė pjesė e tyre qė morėn bekimin nga marksistėt e Zvicrės dhe pushtetarėt e
Tiranės. Pikėrisht nė Rambuje u dėgjua pėr herė tė parė Thaēi, qė papritur u
vetėshpall si kryetar i delegacionit shqiptar. Televizioni shtetėror shqiptar e pompoi
sa mundi Thaēin i cili ishte praktikisht njė i panjohur jo vetėm pėr botėn, por edhe
pėr shqiptarėt nė Kosovė dhe Shqipėri.
Pas kėsaj ndodhėn ato qė ndodhėn; pėrplasjet e Thaēit me pėrfaqėsuesit e SHBA
nė Rambuje dhe vonesa e nėnshkrimit tė marrėveshjes e urdhėruar nga Tirana. Nė dy
javėt e vonesės pėrfaqėsues tė tjerė amerikanė ndėr tė cilėt edhe vetė Bob Doll
kėrkuan tė takojnė Thaēin, pėr ta bindur qė tė nėnshkruante, por Thaēi fshihej
nė vilat e pushtetarėve tė Tiranės.
Mė pas nga ato vila Thaēi, ashtu siē u shpall kryetar
delegacioni, do tė shpallej edhe kryeministėr. Qė nė atė moment UĒK filloi tė
pėrdorej si vegėl e pushtetarėve tė Tiranės, tė cilėt vetėm pėr tė mirėn e
Kosovės nuk punojnė. Thaēi dhe tė tjerėt u nxitėn dhe u vėrsulėn kundėr
faktorėve tė tjerė politikė e ushtarakė nė Kosovė me tė vetmin qėllim qė tė
pėrēanin kėta faktorė, por njėkohėsisht edhe tė denigronin UĒK. Faktet tanimė
janė tė shumta. E keqja ėshtė qė Thaēi, ose nuk po kupton, ose e ka pranuar kėtė
lojė dhe pasojat po i provon. Mjafton tė pėrmendim anullimin e takimeve nė NATO dhe
injorimin e vizitės sė tij nga zėdhėnėsi i NATO-s.
|