|
Demagogjia e veprimeve dhe
deklerimeve publike
-
Shkruan: SHEFQET DIBRANI
Nė Greqinė e lashtė DEMAGOGĖ quhej kryetari i njė Partie Popullore,
(qė ishte vet-emėruar?!) prijės. Detyrė themelore e prijėsit popullor
ishte tė nxiste e ndizte masat pėr tė vepruar "ashtu siē nuk
duhej vepruar". Sipas prizmit politik nocioni i demagogjisė
shpjegohet si veprim politik i individit i cili pėrdor mjetet e rrejshme
pėr ta realizuar qėllimin. Zakonisht kjo dukuri shfaqet nė kohėn e rrėmujave
e krizave shoqėrore tė subjekteve politike si dhe nė kohėn e thyerjeve
tė mėdha nacionalkombėtare duke shfrytėzuar momentin kritik, ashtu qė
udhėheqsi pretendent tė bėhet sa mė popullor, sa mė i dukshėm.
Pėrfaqsuesi i kėsaj rryme dallohet ngase masen e josh me fjalė tė
bukura, pėrpiqet tė bėjė sjellje tė buta sa tė len lezet pėr
momentin e caktuar dhe kjo do tė zgjat deri sa ta realizon qėllimin. Ky
tip i individit nuk merakoset e as shqetsohet nėse bėnė premtime tė
rreme pėr t'i bėrė pėr vete njerėzit, qė pastaj tė realizon qėllimet
dhe synimet e caktuara poltike, pra ky tip individi identifikon mė sė
miri qėndrimin e politikanit multifytyrėsh. Ves i kėsaj kategorie ėshtė
ajo se zakonisht ndryshe flasin e ndryshe veprojnė, vargėzojnė shumė
dhe mbajnė fjalė tė bukura tė cilat nė esencė janė kotėsira qė
kanė qėllim vetėm tė realizojn synimet e caktuara duke i pėrdorur si
fasadė mbulese deklarimet pėr tė shtrembėruar tė vėrtetėn.
Edhe dekleratat pėr opinion dhe diskutimet publike i pėrshkon kryekėput
nervi demagogjik dhe kjo bėhet pėr qėllime tė caktuara prandaj
dekleratat apo diskutimet kryesisht pėrshkohėn nga veprimi joserioz ku qėndrimi
ėshtė ekuvalent me veprimin dhe me mėnyrat manovruese pėrdoren frazat
si metodė shurdhėruese pėr qėllime realizuese dhe kjo krejt pėr tė
mbuluar tamam nė mėnyrė demagogjike veprimin. Dekleratat e diskutimet e
demagogėve nxjerrin hapur para tė gjithėve fytyrėn e vėrtetė ku kanė
qėllime e plane monstruoze. Zakonisht gjatė diskutimit venerohen pikėpamje
e mendime tė dyshimta duke zbuluar fytyrėn e vėrtetė tė atijė qė
pretendon se ėshtė prijės popullor.
Dhe ja se si ėshtė demagogjia e deklarimit publik "kur krejt ēka
ka nė disponim: njerėzit, mjetet dhe strukturėn e vė nė shėrbim"
madje mundet edhe vet tė udhėton pėr tu bėrė komandos i Frontit
gjithmonė e gjithėherė atje ku nuk duhet dhe nuk mundet, taktikė pėr
t'u evituar dukja e paaftėsisė pėr tė vepruar aty ku ėshtė
zotuar-zgjedhur. Demagogjia frazologjike vazhdon duke qitur nė shesh
bindjet e papėrcaktuara. Amullia vazhdon pa ndėrpėrer deri kur kupton
se kėta demagog neveritės transformohen vazhdimisht, sa qė Lideri
Popullor gjithēka ka vėnė nė shėrbim tė kombit e atdheut por jo
pagesėn 3% shumė minimale dhe pėr situatėn madje fyese. Ai vazhdimisht
nderon tė rėnėt sa tė vete mendja se tė tjerėt nuk po i nderuakan,
dhe kėshtu demagogjia e deklarimeve publike vazhdon dhe nuk ka tė sosur
edhe kur kupton se duhet bashkangjitur radhėve tė UĒK-sė dhe patjetėr
duhet kapur vetėm dyfeku, por harrohet se qindra e mijėra njerėz janė
pa bukė, pa ndihmėn elementare pėr tė mbajtur shpirtin gjallė dhe
frymen e Zotit nė kėmbė. Dhe Luftėtari Popullor merrė turrė e zbret
nė Frontin e Luftės sė shtrigave nėpėr kryeqytetin shqiptarė nė kohėn
kur UĒK-ja ėshtė vėnė si nė golgotė dhe i duhet mė shumė tė
preokupohet me jetrat e popullsisė civile se sa qėndresės serioze nėpėr
istikamet pėrball stalinizmit ēmendurak tė militarėve e paramilitarėve
e tė "tigrave" serb qė mbajnė nofka "Arkan"
...etj.etj., momente kėto tepėr vendimtare qė e ka vėnė atė shtresė
trimash e luftėtarėsh buzė gereminės pa pasur ēoftė edhe makarana me
ngrėnė.
Demagogjia e deklarimit publik mundohet ta mbulon realitetin e veprimit
objektiv, paaftėsinė organizative, pėrpiqet tė mbulon atė qė tashmė
ėshtė bėrė publike. Dhe kulmi i kėtyre demagogjive ėshtė kur liderėt
popullor japin gjithēka pėr popullin por nuk janė nė gjendje ta bėjnė
qoftė edhe njė dekleratė pėr prijsin shtetėror qė natyrisht e kanė
udhėheqės shpirtėror dhe tragjikomedia bėhet edhe mė komike kur
kupton se Kryetari i Shtetit tė tyre dr.Ibrahim Rugova ėshtė zėnė
peng dhe demagogėt nuk janė nė gjendje ta bėjnė asnjė veprim asnjė
deklarim asnjė protestė dhe asnjė dekleratė ēoftė kjo demagogjike.
Asnjė grevė urie, asnjė kėrkesė diplomatike e humanitare asnjė shenjė
politike qoftė nė Perėndim apo nė Tiranė nga dy strukturat
"shtetėrore" dhe paralelizmi i njėrės nga kėto siononime qė
vepron diku nė mėrgim, dhe as nga subjekti qė e kanė kryetar nė kohėn
kur e tėrė bota tregon humanizėm tė rrallė pėr tė shpėtuar NJERIUN
qė ka vendosur tė viktimizohet sė bashku me popullin e Tij.
Ndonėse tashmė demagogėt janė mė tė zėshėm me britmat pėrseritėse
pėr tė rruar a rrojtur qė preken kollaj duke jua zbuluar fytyrėn e vėrtetė
dhe duke jua qitur nė pahė mendimet e qėllimet kobėzeza. Planet a
veprimet e fshehta, pikėpamje kėto tė gabuara e nė dėmė tė
organizimit qė flesin janė me jetėgjatsi tė njejt sa dhe demagogjia qė
nuk kanė lindur nė ditėt tona, ato vijnė nga mijėvjeēarėt e hershėm
dhe do tė vazhdojnė deri sa tė ketė njerėz e shtresa qytetare tė
cilat vazhdimisht zgjedhin Liderėt qė veprimet e veta i shohin mė tė
shenjta atje ku nuk janė zotuar se do tė veprojnė.
Rorschacherberg, 17 prill 1999
|