LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

Kush pėrkrahė "Tregishtat" e Rebelėve tė Vlorės

Ē’ĖSHTĖ PUNA JUAJ BURRA?

Bijtė e ”Revolucionit tė vonuar Demokratik” nuk do ta ēlirojnė kurrė Kosovėn!?As qė do t’ia sjellin Kosovės dhe popullit tė sajė lirinė dhe demokracinė aq tė pritur dhe dėshiruar?!

 

    Triumfi i ”revolucionit tė vonuar demokratik” nė Shqipėri, atėherė kur rrugėve tė Vlorės, e qyteteve tjera tė Shqipėrisė njerėzit ngrisnin ”tre gishtėrinjt”, /shenjė ky i Ēetnikėve tė Sheshelit dhe Tigrave tė Arkanit/,kosovarėt, populli e Kosovės ishte mė tepėr se i shokuar, i traumatizuar dhe rrallė kund gjendej njė Kosovarė (veē Rexhep Qosjes) por edhe mė gjėrė, njė shqiptar nga Maqedonia e Kosova Lindore, tek i cili nuk shkaktoi kjo revolt, pezėm dhe kundėrshtim. Dhe, veē Bajram Kosumit dhe disave nga krerėt e partisė Parlamentare tė Kosovės, LPK-sė nga diaspora, asnjė shqiptarė, asnjė grup shqiptarėsh, asnjė parti politike, qoftė nga Kosova apo diaspora nuk i uroi zgjedhjen e Prsidenti, Kryeministrit e tė tjerėve dhe nuk i pranoi zgjedhjet duke i konsideruar ato si ”zgjedhje tė kallashnikovėve” .E se kishin tė drejtė u bindėm shumė shpejt, veē disave qė edhe sot e kėsaj dite jo vetėm qė i pranojnė por edhe janė mishėruar me to.Ēfarė pasoja solli ajo revoltė, ai rrebelim, shihen sot kur Shqipėria ėshtė shėndėrruar nė njė poligon tė krimit shtetėrorė dhe intitucional. Mė nuk flasim vetėm pėr dhunėn dhe tmerrin qė ushtrojnė mbi popull grupet e ndryshme tė armatosura me arm tė vjedhura nga magazinat e ushtrisė sė popullit, bandat e ndryshme tė organizuara nė fshatra dhe qytete nė tėrė teritorin e Shqipėrisė, por kjo kaloi nė institucionet e tij e tani mund tė flasim pėr ”dhunėn e shtetit”, qė nuk ėshtė gjė tjetėr veē tendencė e kthimit tė Shqipėrisė prapa, kthim nė komunizėm, nė sistemin totalitar i cili i kushtoi aq shtrejt Shqipėrisė por edhe Kosovės e tėrė popullit shqiptar.Shumė shtete tė Europės, Azisė por edhe mė gjėrė, me rrezimin e sistemeve totalitare, diktaturave komuniste, i mbetėn besnik edhe pėr pak kohė partive dhe njerėzve tė cilėt ndėrruan vetėm petkun (partinė) mirėpo kurrė nuk pati tendenca qė tė kthehen prapa, tė kthehen nė sistemin nga i cili u liruan. Kėtė si duket ėshtė kah e bėnė Shqipėia, partia socialiste e sajė (pasardhsja partisė sė punės), Qeveria e sajė dhe institucionet e shtetit.

Njė kthim i tillė nuk i habit njohėsit e mirė tė sė kaluarės shqiptare. Nuk i habit sepse pas njė diktature tė tillė tė egėr qė e pėrjetoi Shqipėria, elemente tė njė sistemi tė tillė, ata qė edhe pėrfituan mė sė shumti, nuk dėshirojnė tė dorėzohen lehtė, tė humbin privilegjet qė kishin. Ajo qė ēudit e habit, jo vetėm tė huajt, jo vetėm ata qė i njohin shqiptarėt por...., ėshtė fakti se si ėshtė e mundur qė ”po ata kosovarė tė cilėt gjerė dje ishin po kundėr kėtyre ”tregishtėrinjėve” sot ulen nė njė karrikė me ta, hanė nė njė sofėr me ta, pėrkrahen reciprokisht dhe ndihmohen nė realizimin e qėllimeve tė tyre.Po ata patriotė tė cilėt dje hodhėn gurė mbi njė ” qeveri kukull ” tė grekėve dhe serbėve, sot i realizojnė me pėrpikėri qėllimet e tyre, pa i kuptuar ” apo ” pa dashur t’i kuptojnė ato. Se njė ugurzi si Qosja ishte nė anėn e tyre, kjo nuk habiti askend.Sepse, siē thotė populli: ” pėr inat tė resė mė vdekt edhe djali”, edhe ai ”pėrkrahu ata pėr inat tė Berishės dhe Rugovės”. Habit vetėm fakti se si ai arriti t’i fut hundėt edhe nė krijesėn mė tė pastėrt qė krijoi ndonjėherė populli i Kosovės, UĒK-nė. Nuk habit edhe fakti se si pranuan udhėheqėsit e UĒK-sė njė njeri tė tillė sepse atbotė nuk mund tė flitej pėr UĒK-nė si pėr njė forcė tė orgnizuar dhe koordinuar ushtarake. Mė shumė flitej pėr grupe tė armatosura vullnetarėsh, luftėtarėsh tė vėrtetė tė lirisė, pa ideologji dhe politikė. E vetmja qė ata dinin dhe donin ishte ”dėbimi i armikut , serbit nga Kosova”.Dhe, nė mesin e tyre ishin anėtarėt e LDK-sė, LPK-sė, PPK-sė, PDSH-sė, ...etj. Me njė fjalė, ishin bijtė mė guximtarė tė Kosovės, mė trimat mė tė mdhej shqiptarė, tė cilėt ia falėn ate mė tė vlefshmen qė patėn atėdheut tė tyre, Kosovės sė tyre, jetėn e tyre . Dhe, nė momentin kur elementet politike i futėn gishtrinjtė, edhe lufta fitoi kuptimin tjetėr, fitoi qėllimet tjera, drejtimet tjera. Ishin kėto drejtime krejtėsishtė tė ndryshme, pėr tė mos thėnė tė kundėrta nga ato tė fillimit. Sepse, mė nuk flitej pėr qėllimin e parė, luftimin e shkieve aq shumė sa flitej pėr LDK-nė, pėr Rugovėn, pėr ....Tani mė nuk ishte shkau qėllimi kryesorė dhe i vetmi por diskreditimi i ”politikės paqėsore tė Rugovės”, tė LDK-sė dhe bashkmendimtarėve tė tyre. E qė kjo tė jetė mė tragjike, kėtu u radhitėn elementet e dyshimta nga diaspora dhe ”pėrkrahėsit e tregishtrinjėve” nga ”revolucioni i vonuar demokratik”. Iu bashkuan edhe ata tė cilėt nuk e gjetėn veten nė shumė parti tė tjera me orientim demokratik, ata qė ishin vetėm me trup dhe me fjalė demokrat ndėrsa nė shpirtėrat e tyre kishte futė thellė rrenjė komunizmi dhe karrierizmi.Ishin ata tė cilėt vėshtirė e gjejnė veten nė njė parti, njė ideologji apo njė mendim, ngase dėshirojnė gjithmonė tė jenė nė krye, tė jenė nė qendėr tė vemendjes, gjė tė cilėn nuk ua mundėsojnė aftėsitė dhe kualitetet me tė cilat disponijnė, kohė pas kohe provojn qė me ndrrimin e partive tė mbėrrijnė , qoftė edhe pėr pak ,nė krye tė ”diēkafit” .Tė gjithė sė bashku, njė laramani ideshė, mendimesh e botėkuptimesh tė cilit i bashkoi njė qėllim :” Rrėzimi i Rugovės”. Dhe, duke mos gjetur pėrkrahje nė popullin e stėrvuajtur tė Kosovės, duke mos gjetur pėrkrahje nė inteligjencėn Kosovare, u orientuan, kah tjetėr pos kah ”tregishtėrinjt e Shqipėrisė”, gjegjėsishtė, socialistat e Shqipėrisė.

Tė vesh nė dyshim luftėn qė bėnė bijtė mė tė mirė tė Kosovės, s’ėshtė tjetėr veē marri. Tė vesh nė dyshim qėllimet e atyre qė tani njė vit e gjysėm gjenden maleve tė Kosovės duke mbrojtur ēdo pėllėmb tė sajė, ėshtė krim, tradhėti. Por, tė pėrkrahėsh ata qė gjerė dje ngritėn tre-gishta, do tė thotė dy herė tradhėti, ėshtė dy herė marrėzi, dy herė krim mė i madhė. Pra, nga kjo, edhe ata qė sot jo vetėm qė bashkėpunojnė me ta, por i shėrbejnė verbėrisht atyre, janė dy herė mė kriminel.

Pas gjithė kėtyre qė ndodhėn e qė ndodhin nė Kosovė, pas tė gjitha kėtyre vuajtjeve dhe masakrave dhe kėtij egzodi tė paparė, pas tėrė kėtij vaji, nuk mund tė mos i pyesim:

-”Ē’ėshtė puna juaj burra”. A mendoni se populli i Kosovės pas tė gjitha kėtyre do tė pranoj qė tė kthehet nė njė sistem tė cilin edhe e luftoi me armė nė dorė? A thua mendoni se populli i Kosovės do tė zgjedhė komunizmin dhe diktaturėn, kulla e fundit e tė cilit u rrėnua me zjarrė(Serbia dhe Millosheviqi)? A doni qė edhe ju tė ju gjejė e njejta gjė?

Ē’ėshtė puna juaj burra?

Nexhat Abdiu

Nė faqen e parė |  Kthehem prapa |  Nė krye tė faqes  |

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu