LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:        

 

Bashkėsia ndėrkombėtare duhet tė angazhohet qė Kosova tė mos bjerė pre e ndonjė regjimi tjetėr tė dhunshėm kėtė herė tė vetė shqiptarėve.

Koment i Elias Bierdel

Bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė pėrzier nė Kosovė nė njė ēėshtje tepėr tė komplikuar dhe askush nuk mund tė besonte se nė kėtė mes mund tė ndryshonte gjė vizita rrufe e dy ministrave evropianė tė punėve tė jashtme, Fisher dhe Vedrine. Kėta tė dy e kishin vėnė nė plan t'u transmetonin mesazhe tė qarta bashkėbiseduesve nė Prishtinė. Ne nuk e dimė se ēfarė u thanė pas dyerve tė mbyllura ministrat evropianė zotėrinjve Ibrahim Rugova dhe Hashim Thaēi. Megjithatė nuk ka thuajse asnjė shkak pėr tė menduar se ndonjėrit prej kėtyre tė dyve, Rugovės apo Thaēit, do t'u kenė bėrė fjalėt e ministrave ndonjė pėrshtypje tė madhe.

Sidomos kryeministri i qeverisė sė pėrkohshme Hashim Thaēi po bėhet gjithnjė e mė rezistent ndaj lutjeve, paralajmėrimeve, apo kėrcėnimeve tė evropianėve. Edhe kontrahenti i tij politik Ibrahim Rugova, i zgjedhur prej shqiptarėve si president i Kosovės, deklaroi me mėnyrėn e vet tė pėrmbajtur se nuk ka ndėr mend t'u pėrulet fund e krye masave tė administratės sė OKB-sė.

Pėr arsye tė vetkuptushme, qė tė dy politikanėt as e vėnė nė diskutim idenė e shkėputjes nga Beogradi. Deklaratat e Vedrinit, se e ardhmja e Kosovės duhet tė jetė brenda kufijve tė Jugosllavisė, nuk mund tė konsiderohet si ndonjė pengesė e pakapėrcyeshme. Njė herė pėr njė herė Kosova gjendet de facto nėn protektorat, kurse zhvillimet e mėtejshme varen prej atyre nė Beograd. Mundėsia e kthimit tė trupave policore tė Beogradit nė Kosovė nėn drejtimin e regjimit aktual tė Miloshevicit ėshtė baraz me zero - dhe kėtė e di vetė Miloshevici, e di bota e dinė edhe shqiptarėt e Kosovės.

Problemi para tė cilit gjendet bashkėsia ndėrkombėtare ėshtė krejt tjetėr dhe mund tė pėrmblidhet nė tri shkronja: UĒK. Politikanėt dhe ushtarakėt nuk arritėn qė tė mbanin distancėn e duhur prej segmenteve nacionaliste dhe komuniste qė bėjnė pjesė edhe nė qarqet drejtuese tė ushtrisė ēlirimitare. Gjithnjė e mė tepėr nė qarqet diplomatike po dėgjohet fjala "grackė miqėsore" dhe ky term pėrshkruan mjaft mirė dilemėn nė lidhje me qėndrimin qė duhet mbajtur ndaj rreth 8.000 luftėtarėve tė UĒK-sė dhe krerėve tė tyre tė padukshėm dhe opakė. Ata duhet tė ēarmatosen me kujdes dhe tė integrohen nė shoqėrinė civile.

Por deri tani ėshtė nėnvleftėsuar si dėshira e UĒK-sė pėr tė vazhduar ekzistencėn edhe sjellja e saj agresive nė luftė. Djegia e shtėpive, hedhja e granatave, viktimat nga radhėt e grave dhe fėmijėve qė i kanė detyruar thuajse tė gjitha minoritetet tė largohen nga Kosova do tė thotė terror sistematik dėbimesh. Eshtė e pabesueshme qė tė gjitha kėto akte qė po vazhdojnė prej javėsh tė mos bėhen tė paktėn pa dijeninė e UĒK-sė. Nuk mungojnė as dyshimet, se madje kėto akte bėhen me porosi tė saj. Megjithatė ende nuk ka njė vijė tė qartė nė lidhje me qėndrimin ndaj luftėtarėve tė lirisė, se ēfarė duhet bėrė me ta dhe ēfarė duhet bėrė nė rast se plani pėr demilitarizimin dėshton.

Tė krijohet pėrshtypja se bashkėsia ndėrkombėtare ose dėshiron tė lejojė dėbimin absolut tė tė gjitha minoriteteve ose kantonizimin e Kosovės nė zona shqiptare dhe serbe. Cilido prej varianteve tė realizohet e qartė ėshtė qė projekti i njė Kosove multi-etnike, qė do tė shėrbente si model pėr Ballkanin ka marrė fund. E domosdoshme ėshtė qė fjalėt tė ndiqen prej veprimeve tė fuqishme, sepse nė rast se oponioni nuk i kundėrvihet me vendosmėri UĒK-sė nė pretendimet e saj pėr tė qenė e vetme nė pushtet dhe nuk pėrpiqet qė kjo tė respektoje rregullat demokratike dhe ato tė pluralizimit, atėhere ka rrezik qė popullsia e Kosovės tė bjerė nėn diktatin e njė regjimi tjetėr tė dhunshėm - kėtė radhė tė pėrbėrė prej shqiptarėsh.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu