|
|
|
|
|
|
A U VRA MĖ 2 KORRIK ĖNDRRA E PAVARĖSISĖ SĖ
KOSOVĖS? Shkruan: Bajram MJEKU Sado qė gėzimi para 56 vjetėve qe i shkurtėr dhe
zgjati vetėm nė "tri ditė Shqipni", ky i fundit jo vetėm qė
qe shumė i shkurtėr, por fatkeqėsisht edhe shumė tragjik. Kėshtu, vetėm
pak orė pas fillimit tė kremtes sė Pavarėsisė sė Kosovės nga ana e
mijėra shqiptarėve liridashės, forcat britanike vranė dy dhe plagosėn
tre ushtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės. A thua njėmend kėto
vrasje ndodhėn rastėsisht, pėr ēka dy ditė mė vonė komandanti
britanik i kėrkoi ndjesė njė komandanti tė UĒK-sė?! Cili ishte reagimi
i lidershipit shqiptar nė Kosovė pėr vrasjen e dy dhe plagosjen e tre
ushtarėve shqiptarė? Apo edhe mė keq, mos pikėrisht mė 2 korrik tė kėtij
viti u vra "ėndrra e pavarėsisė" sė Kosovės, tė cilėn e pat
theksuar kohė mė parė sekretarja e shtetit amerikan, Medlin Olbrajt dhe mė
pas e pat pėrsėritur disa herė edhe zėdhėnėsi i Kongresit amerikan,
Xheims Rubin. Sidoqoftė, kjo dhe shumė ēėshtje tė tjera nė Kosovė
mbetet tė shihen nė tė ardhmen, apo nuk do tė ndriēohen kurrė, pasi nė
Kosovė, Akademia e Shkencave dhe Arteve tė Kosovės, qindra punėtorė
shkencorė tė Universitetit tė Prishtinės dhe po aq intelektual shqiptarė
igurojnė vetėm nė letėr. Po kėtė ditė, mė 2 korrik pra, liderėt shqiptarė bėn
edhe njė gaf tjetėr, i cili zor se do t'u falet. Ata u takuan me kriminelėt
e drejtpėrdrejtė dhe nxitėsit e luftės nė Kosovė, si Momēillo
Trajkoviē, Dushan Ristiē dhe me arkitektin, frymėzuesin dhe rrėnuesin e
gjithēkaje qė ishte dhe ėshtė shqiptare nė Kosovė, At Artemien. Duke
ndodhur ngjarjet nė kėtė kontekst, atėherė shtrohet njė seri pyetjesh
tė tjera: Pse liderėt shqiptarė tė takohen me pėrfaqėsuesit e
minoritetit serb, i cili nuk pėrbėhet hiē mė tepėr se 5 pėr qind? Pse
tė zbritet niveli i bisedimeve nė relacionin Prishtinė-Prishtinė, derisa
ėshtė dashur tė jetė nivel bisedimesh shtetėrore nė relacionin
Prishtinė-Beograd dhe fundja pse tė mos shtyhet ky takim pėr njė afat tė
pacaktuar, derisa ende nė Kosovė janė qindra kufoma tė pavarrosura dhe tė
masakruara nga kriminelėt serbė, derisa mijėra viktimave tė varrosura
ende nuk ua kemi vėnė mbi varre as lulet e para? Pyetjet e kėtilla, tė
cilat ditėt e fundit po i pėrshpėrisin mijėra shqiptarė, do tė
formuloheshin me njė pyetje tė madhe: A thua mos pikėrisht nga 2 korriku
i kėtij viti, kriminelėt serbė jo tė pakėt nė numėr dhe qė ende vėrtiten
anekėnd Kosovės, kanė filluar ta ndjejnė veten tė lirė?! Edhe kjo
mbetet tė shihet, por a thua nga kush?! Liderėt shqiptarė, do tė
arsyetohen se takimi me kriminelėt, pardon pėrfaqėsuesit serbė ishte
ēėshtje e imponuar nga faktori ndėrkombėtar, veēse jam shumė i sigurtė
se po tė shtroheshin pyetjet e lartėshėnuara para faktorit ndėrkombėtar,
sigurisht qė ky i fundit jo vetėm qė njė takim tė kėtillė do ta
anulonte, por edhe do tė stepej... |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |