|
KĖSHILLI PĖR MBROJTJEN E TĖ DREJTAVE E TĖ LIRIVE TĖ
NJERIUT
COUNCIL FOR THE DEFENCE OF HUMAN RIGHTS AND FREEDOMS
Rr. Zdrini, 38000 Prishtinė-Kosovė; tel. 381 (0) 549006 fax: 381 (0)
38 549007
E-mail:ibrahimmakolli@hotmail.com
http://www.albanian.com/kmdlnj
INFORMATA nr. 468
pėr gjendjen e tė drejtave e tė lirive tė njeriut nė Kosovė prej 17
deri mė 24 tetor 1999
Sipas tė dhėnave qė kemi, gjatė kėsaj jave janė vrarė 10 qytetarė (7
shqiptarė, dy prej tyre fėmijė qė pėsuan nga mina; njė serb dhe dy tė
paidentifikuar), ndėrsa janė plagosur 12 persona (prej tyre 8
shqiptarė; prej tyre: 6 fėmijė dhe njė i moshuar - kanė pėsuar nga
minat); 2 serbe, njė rome dhe njė ushtar norvegjez i KFOR-it. Nė kėtė
periudhė janė rivarrosur 80 shqiptarė tė vrarė nga forcat serbe (65
civilė, prej tyre 9 tė paidentifikuar dhe 5 ushtarė tė UĒK-sė),
janė gjetur trupat apo skeletet e 8 qytetarėve tė vrarė nga forcat serbe
(prej tyre njė foshnjė 5-6 muajshe) dhe janė zbuluar 35 varre tė
shqiptarėve tė vrarė nga forcat serbe.
KRONIKA
VRASJE
Mė 17 tetor. - Nė Kijevė tė Malishevės, rreth orės 23.00, persona tė
panjohur vranė me armė zjarri bashkėshortėt Shaban (60) dhe Mire Gashi
(50). Vrasja ndodhi nė shtėpinė e tyre, rreth 150 metra larg bazės sė
ushtarėve rusė tė KFOR-it.
Mė 18 tetor. - Rreth orės 14.30, nė Prishtinė u vra njė qytetar serb.
Mė 22 tetor. - Nė afėrsi tė Prishtinės u gjet trupi i pajetė i njė
gruaje tė moshuar, e vrarė me armė zjarri.
VARREZA MASIVE - RIVARRIME, ZHVARRIME, IDENTIFIKIME
Mė 18 tetor. - Nė Dragobil tė Malishevės u rivarrosėn 42 civilė
shqiptarė, tė vrarė mė 31 mars nė vendin e quajtur "Vrella e Mėhillit"
nė Burim: Shaban Osman Morina, Sadik Osman Rama, Ali Sylė Morina, Hamzė
Ali Morina, Rrahman Vesel Morina, Valon Rrahman Morina, Hasan Amrush Morina,
Idriz Nuhi Morina, Qazim Musė Morina, Beqir Musli Morina, Ramadan Ymer
Morina, Milazim Alush Morina, Bajram Haxhi Morina, Qazim Demir Morina, Hajrė
Hajdin Morina, Isuf Avdi Morina, Isuf Ēerkin Morina, Islam Rexhep Morina,
Sabrije Sadri Morina, Xhemile Sylejman Morina, Lumni Istref Morina e Afrim
Islam Morina - tė gjithė nga Astrazubi; Bahtiar Liman Paēarrizi, Jahir
Liman Paēarrizi, Muharrem Haxhi Paēarrizi, Shefki Muharrem Paēarrizi,
Hamit Ymer Paēarrizi Ilaz Latif Paēarrizi, Rifat Abedin Paēarrizi, Ramė
Hamzė Paēarrizi, Malush Salih Paēarrizi, Rexhep Hajdar Paēarrizi, Zyle
Hajdin Paēarrizi, Hamit Musli Paēarrizi, Ymer Zymer Tredhaku e Xheladin
Ibush Tredhaku - tė gjithė nga Dragobili; Afrim Haki Morina e Nexhmedin
Refki Morina - nga Burimi dhe tre shqiptarė tė tjerė tė paidentifikuar
(ndėr ta njė femėr e moshės 30-40 vjeēare).
Mė 19 tetor. - Nė oborrin e Shkollės Fillore "Idriz Berani" nė
Klinė tė Epėrme tė Skėnderajt ėshtė gjetur njė skelet njeriu qė
supozohet tė jetė i Lah Fejzės nga Kuēica. Po nė Kuēicė janė gjetur
edhe disa skelete tė tjera tė njerėzve, pėr tė cilėt supozohet se janė
tė shqiptarėve tė kėtij fshati. Nė njė varr afėr shtėpisė sė Azem
Rexhepit nė Qirez tė Skėnderajt, ėshtė gjetur skeleti i njė gruaje pa
kokė, pėr tė cilėn fshatarėt thonė se ėshtė Azemine Ademi nga
Kozhica (63), e cila konsiderohej e zhdukur. Po sot, NKMDLNJ i Skėnderajt,
pas verifikimit tė fakteve, zbuloi se pranė xhamisė sė Llaushės ndodhen
17 varreza me tė vrarė e tė ekzekutuar.
- Nė Grykėn e Carralevės (Shtime) u rivarrosėn 5 ushtarė tė Brigadės
sė 6-tė tė Shtabit tė Pėrgjithshėm tė UĒK-sė: Shaqir Tėrshani,
Safet Elshani, Esat Qarri, Naim Lubovci dhe Mehmet Lumi.
- Nė Vraniq tė Gjakovės, ushtarėt e KFOR-it gjetėn njė trup foshnje tė
dekompozuar tė moshės 5-6 muajshe.
- Nė Obranēė tė Podujevės u gjet skeleti i Ymer Hetem Havollit (40) nga
Llapashtica e Epėrme, i sėmurė psikik, i vrarė nga forcat serbe.
- Nė malet e Maznikut tė Deēanit u gjet trupi i dekompozuar i njė tė
riu tė paidentifikuar.
Mė 20 tetor. - Nė Broboniq tė Mitrovicės u rivarros Ramiz Hasan
Hasani (70) nga Broboniqi, i cili banonte nė lagjen "Bair" tė
Mitrovicės, trupi i pajetė i tė cilit u gjet dje nė arat e Zhabarit tė
Poshtėm.
Mė 22 tetor. - Nė Dollovė tė Klinės janė gjetur tre trupa tė
pajetė, tė vrarė gjatė luftimeve nė Kosovė.
Mė 23 tetor. - Nė varrezat e Rahovecit u rivarrosėn 22 civilė
shqiptarė tė vrarė nga forcat serbe, tė cilėt u zhvarrosėn nga patologėt
gjermanė e holandezė nė varrezėn masive nė vendin e quajtur Kodra e
Perezhinės. Prej tyre, pėrmes letėrnjoftimeve, orėve, ēelėsave, copave
tė kėmishave e tė pantallonave, u identifikuan 13 veta: Xhelal Sadedin
Ejupi, Xhevat Ramadan Ejupi, Hamdi Shaip Sharku (1952), Sylejman Sefer
Sharku (1955), Haxhi Sharku, Ismet Sharku, Zeqir Jonuz Hoxha (1956), Avdi
Hoxha, Sabrije Mullaabazi, Mizair Abdurrahman Mullaabazi Eshref Haxhi Shehu
(1958), Ramadan Sadik Kėrēaku (1956) dhe Fadil Avdyl Sylmusa, ndėrsa 9
trupa tė tjerė u rivarrosėn tė paidentifikuar.
- Nė Lybeniq tė Pejės u rivarrosėn Zeqė M. Hamzaj (1931), Gani Z.
Hamzaj (1973), Rifat Z. Hamzaj (1974), Imer D. Hamzaj (1945), Bashkim I.
Hamzaj (1974), Brahim U. Hamzaj (1934), Dervish U. Hamzaj (1947) dhe Hysen
D. Alimehaj (1959), tė vrarė e tė masakruar nga forcat serbe mė 25 maj.
Mė 24 tetor. - Nė varrezat e Shupkocit tė Mitrovicės u rivarrosėn
vėllezėrit Emir (1978) dhe Enis Pllana (1971), trupat e pajetė tė tė
cilėve u gjetėn nė varrezėn masive nė Vidimriq.
KLINĖ: Dyshohet se nė pusin e Markut nė Klinė gjendet njė trup i pajetė.
Aty shihet njė skelet, kėpucėt dhe uniforma ushtarake.
VRASJE DHE PLAGOSJE NGA MINAT DHE BOMBAT E PAEKSPLODUARA PRIZREN:
Mė 17 tetor, nė Krushė tė Vogėl, kanė rėnė nė mina tre fėmijė,
dy nga tė cilėt - Muhamet Emėrllahu (13) nga Krusha e Vogėl dhe Fazli
Tarjani (10) nga Pirana vdiqėn; ndėrsa, Leutrim Tarjani (12) nga Pirana, pėsoi
lėndime tė rėnda trupore.
LIPJAN: Mė 21 tetor, rreth orės 13.30, nga shpėrthimi i njė bombe
nė Babush tė Muhaxherėve janė plagosur 4 fėmijė, dy prej tė cilėve rėndė.
SUHAREKĖ: Mė 21 tetor, derisa po ruanin bagėtinė, nga shpėrthimi
i minave nė Peqan, u vranė fėmijėt Arben Q. Fondaj (14) e Ramadan M.
Fondaj (11) nga Peēani dhe Fatmir S. Gashi (16) nga Suhareka dhe u
plagosVlorian O. Fondaj (12) nga Peēani.
GJAKOVĖ: Mė 22 tetor, pasi ka rėnė nė njė minė nė afėrsi tė
Gjakovės, ėshtė plagosur njė person i moshės 73 vjeēare dhe ka mbetur
pa tė dyja kėmbėt.
VITI: Mė 22 tetor, nė njė zonė tė minuar afėr Vitisė, njė
patrullė amerikane e KFOR-it gjeti njė trup tė pajetė.
PLAGOSJE
PEJĖ: Mė 17 tetor, ushtarėt e KFOR-it gjetėn njė femėr rome tė
rrahur dhe tė plagosur, tė cilėn e dėrguan nė spitalin e qytetit.
FUSHĖ-KOSOVĖ: Mė 18 tetor, rreth orės 5.00 tė mėngjesit, nė
mes tė fshatrave Vragoli e Kuzmin, persona tė panjohur kanė shtėnė me
armė zjarri nė njė patrullė norvegjeze tė KFOR-it dhe kanė plagosur njė
ushtar, i cili u dėrgua nė spital. Duke iu kundėrpėrgjigjur kėtij
sulmi, ushtarėt norvegjezė me gjasė plagosėn njėrin nga sulmuesit.
GJILAN: Mė 20 tetor, rreth orės 21.00, nga njė eksplodim nė
Gjilan u plagosėn dy qytetare serbe, njėra prej tė cilave ėshtė punėtore
e zyrės sė UNMIK-ut nė Gjilan.
VITI: Mė 22 tetor, nė Mogillė ėshtė plagosur njė qytetar
shqiptar i moshės 64 vjeēare. Nė afėrsi tė vendit tė ngjarjes patrulla
e KFOR-it ka arrestuar tre persona tė dyshimtė, njėri prej tė cilėve
ishte i armatosur.
KEQTRAJTIME, SULME, PROVOKIME
PRISHTINĖ: Mė 20 tetor, pak pas orės 02.00, ėshtė hedhur njė
granatė dore nė brendi tė selisė sė Trupave Mbrojtėse tė Kosovės nė
Prishtinė.
GJILAN: Mė 20 tetor, rreth orės 19.00, nga njė shpėrthim nė
oborrin e ndėrtesės sė ish- Gjykatės Komunale, e cila tani shfrytėzohet
nga disa parti politike - LDK, PSHDK, PSDK dhe PLK, u thyen disa xhama tė
ndėrtesės dhe u dėmtuan dy automjete, qė ishin nė kalim e sipėr.
DEĒAN: Mė 20 tetor, pas orės 23.00, persona tė panjohur hodhėn
njė mjet shpėrthyes para zyrės sė Degės sė LDK-sė nė Deēan.
MITROVICĖ: Mė 23 tetor, njė punėtor i postės nė Mitrovicė vėrejti
njė minė tė vendosur nė lokalet e saj. Ushtarėt e kontigjentit francez
ēmontuan kėtė minė dhe 4 mina tė tjera tė zbuluara ndėrkohė, tė
cilat ishin vendosur nė kėtė objekt ku kanė punuar vetėm punėtorėt
serbė.
UZURPIME
FUSHĖ-KOSOVĖ: Sonja Stoliq nga Sllovia e Lipjanit uzurpoi lokalin e
Klubit Atletik tė Fushė-Kosovės.
NDĖRHYRJE TĖ KFOR-IT
SKĖNDERAJ: Ditėve tė fundit, ushtarėt rusė tė KFOR-it kanė
prerė mbi 60 lisa nė pyllin e Isuf Dajakut nga Rakinica. Trupat ruse, tė
stacionuara nė njė shtėpi private nė Burojė, kanė prerė pemėt e
Haxhi Thaēit (babait tė Hashim Thaēit, kryeministėr i Qeverisė sė Pėrkohshme
tė Kosovės) dhe kanė djegur edhe rreth 200 metra mur; po ashtu ia kanė
prerė pemėt edhe fqiut tė tij, Halit Thaēit.
KLINĖ: Mė 23 tetor, ushtarėt portugezė tė KFOR-it, tė shoqėruar
nga tanket dhe automjetet e tjera tė blinduara, bastisėn pėr armė dhjetėra
familje shqiptare nė Sverkė, nė disa prej tyre gjetėn armė e municion
dhe demoluan pajisje shtėpiake. Sipas deklaratės sė Binak Gashit ata
paskan marrė edhe dokumente shkollore, fotografi etj. Nga sjellja e ashpėr
e ushtarėve janė
tmerruar gratė e fėmijėt, edhe ashtu ende tė tronditur nga pasojat e
luftės.
VUSHTRRI: Mė 23 tetor, nė Dolak, dy ushtarė francezė tė KFOR-it,
iu shkaktuan djegie nė qafė, veshė dhe sy fėmijėve shqiptarė - Rushit
Rullanit (9), Nexhat Rullanit (11) dhe Besim Rullanit (12). Fėmijėt, tė
cilėt nga policėt e UNMIK-ut u dėrguan urgjentisht nė shtėpinė e shėndetit
nė Vushtrri, kishin edhe shenja helmimi nga era e rėndė kundėrmuese dhe,
sipas mjekut kujdestar, fjala ėshtė pėr helm rafinerik. Njėri nga fėmijėt
e lėnduar (Besimi) pohoi se ushtarėt i kishin ftuar duke iu treguar ėmbėlsira
dhe pastaj, derisa njėri i mbante, tjetri i spėrkati me diēka tė lėngshme.
Eprori i trupave franceze, i cili nė mbrėmje shkoi nė zyrėn e TMK-sė nė
Vushtrri, kėrkoi falje pėr kėtė rast dhe tha se fjala ėshtė pėr njė
ushtar tė pandėrgjegjshėm (!), i cili i paska spėrkatur fėmijėt me
benzinė.
DĖSHMI PĖR KRIMINELĖT E LUFTĖS
PRISHTINĖ: Lubisha Mladenoviq nga fshati Vėllezėrit Ahmetaj (ish Nėntė
Jugoviqi), i arrestuar nga forcat e KFOR-it, prijės i njė grupi tė
paramilitarėve serbė, kumtoi emrat edhe tė 10 paramilitarėve tė tjerė
- pjesėmarrės nė vrasjet dhe masakrimet e shqiptarėve tė kėtij dhe tė
lokaliteteve tė tjera pėrreth. Kėta janė: Dejan Milojkoviq - Mafia, Miki
Biserēiq - Rambo, Nenad Rakoēeviq, Meto Kruiq, Miqa Markoviq e Milosh
Tabakoviq - nga Vėllezėrit Ahmetaj dhe Nenad, Zlatko, Dima e Lubisha
Stamenkoviq - nga Bėrrnica e Poshtme.
Njė ish-gardian shqiptar i Burgut tė Qarkut nė Prishtinė pohoi se me qėllim
tė nxjerrjes sė deklaratave vetakuzuese, janė torturuar brutalisht Luan
dhe Bekim Mazrreku nga Malisheva, tė akuzuar pėr kinse vrasje tė serbėve
nė Kleēkė vitin e kaluar. Ndėr gardianėt qė mė sė shumti i kanė
keqtrajtuar ata janė: Radomir Milojkoviq - Rasha, Dragisha Milenkoviq
(ish-paramilitar nė Kroaci) e Ibro Mirsadin (goran) - nga Prishtina;
Slavisha Ristiq nga Matiēani e Milivoje Iviq nga Graēanica (Prishtinė);
Zoran Koliq e Dragisha Qirkoviq nga Lipjani, Predrag Bradiq nga Prilluzha
(Lipjan) dhe Dejan Borisavleviq nga Mitrovica.
Mė 22 tetor, nė karvanin e UNHCR-it, nė kufirin mes Kosovės dhe Shqipėrisė,
forcat e KFOR-it arrestuan dy serbė, tė akuzuar pėr krime lufte. Ata po
mbahen nė arrest nė burgun e Prizrenit.
MITROVICĖ: Kėto ditė, njė grup i qytetarėve shqiptarė zbuluan
njė rrugė tė fshehtė, nėpėr tė cilėn po kalojnė lirisht nga Serbia
nė Mitrovicė (Kosovė) militarė e paramilitarė serbė, tė cilėt kanė
vepruar nė Kosovė, ku edhe kanė kryer krime tė ndryshme mbi popullatėn
shqiptare. Rruga kalon nėpėr kėto vendbanime: Novi Pazar - Osje - Tėrrnovė
- Bralan - Smilov - Padina - Raishtė - Zherovnicė - Zveēan - Mitrovicė.
VITI: Mė 21 tetor, ushtarėt e KFOR-it arrestuan nė Viti dy
paramilitarė - njėri serb, me emrin Branko dhe tjetri rom, Agim Ajeti, tė
dy me vendbanim tė pėrhershėm nė Viti, tė cilėt, sipas pohimeve tė
banorėve vendės, kanė vrarė shumė civilė shqiptarė nė komunėn e
Vitisė.
DEĒAN: Mė 22 tetor, nga burgu i Leskovcit (Serbi) u lirua inxh.
Islam Ēekaj nga Irzniqi. Ky ėshtė shqiptari i parė qė u lirua nga ky
burg. Ai deklaroi se nga torturat dhe mungesa e ushqimit, tė burgosurit
shqiptarė po vuajnė nga marramendja, sėmundjet psikike dhe humbja shumė
e madhe nė peshė. Islami arriti tė sjellė me vete njė listė me
emrat e 17 shqiptarė tė burgosur nė burgun e Leskovcit. Kėta janė:
Flakron Mekaj - Pejė, Idriz Blakaj - Novosellė, Adem Berisha - Ramun,
Sherif Krasniqi - Baran, Shkėlzen Shabaj - Nabėrgjan, Ēelė Shala - Loxhė,
Florim Gashi - Ozdrin dhe Muhamet Bardhaj - Lutogllavė (Pejė);, Milazim
Blakaj e Selman Osmanaj - Trubuhoc dhe Shaban Hadėrgjonaj - Prekollukė
(Istog); vėllezėrit Kadri e Isuf Imeraj - Ponoshec dhe Rexhė Avdullahu -
Popoc (Gjakovė), i transferuar nė burgun e Zajeēarit - si dhe Tahir
Bajraktari (me gjasė nga Kashica - Istog), Beqir Loxha (ėshtė sjellė nė
Leskovc pėr gjykim) dhe Shaban Lloēani.
Prishtinė, mė 24 tetor 1999 Shėrbimi pėr Informim
|