|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
INFORMATĖ nr. 466
pėr gjendjen e tė drejtave e tė lirive tė njeriut
nė Kosovė nga 10 deri mė 17 tetor 1999 Nė fillim tė javės nė qendėr tė Prishtinės u vra nėpunėsi i Misionit tė Kombeve tė Bashkuara nė Kosovė, Valentin Krumov, vrasje kjo qė tronditi tėrė opinionin kosovar dhe u dėnua nga tė gjitha subjektet si krim i rėndė qė synon destabilizimin e gjendjes nė Kosovė. Tensionimit tė gjendjes nė Kosovė po i kontribuon, ndėr tė tjera edhe situata e pandryshuar nė Mitrovicė, ku edhe mė tej shqiptarėt nuk po munden tė kthehen nė shtėpitė e banesat dhe shkollat e vendet e tyre tė punės. Gjatė kėsaj jave, nė bazė tė tė dhėnave qė kemi, janė vrarė 6 persona (njė nga minat), prej tyre 4 shqiptarė, 1 serbe dhe 1 punėtor i UNMIK-ut, ndėrsa janė plagosur 8 qytetarė shqiptarė (6 nga minat - prej tyre 2 tė mitur). Po ashtu, janė rivarrosur 21 shqiptarė tė vrarė nga forcat serbe (4 tė paidentifikuar), janė gjetur trupat e pajetė tė 5 shqiptarėve tė vrarė nga forcat serbe (4 meshkuj e 1 femėr), janė identifikuar 5 dhe janė zhvarrosur 44 shqiptarė tė vrarė nga forcat serbe. KRONIKA
Vrasje
Mė 11 tetor. - Nė qendėr tė Prishtinės, nė shetitoren e rrugės Nėna Tereze, rreth orės 21.00, u vra me njė plumb Valentin S. Krumov (38) nga Bullgaria, punėtor ndėrkombėtar i UNMIK-ut. Zyrtarėt e policisė sė UNMIK-ut njoftojnė se vrasja ndodhi nė afėrsi tė ndėrtesės sė Qendrės pėr Paqe dhe Tolerancė. Pak ēaste para vrasjes, njė person e paska pyetur nė gjuhėn shqipe Krumovin se sa ėshtė ora, kurse ky i qenka pėrgjigjur nė gjuhėn serbe dhe pastaj disa tė rinj paskan filluar ta godasin, kurse njėri prej tyre i paska shkrepur njė plumb nė kokė dhe Krumovi ka mbetur i vdekur nė vend. Mė 12 tetor. - Sipas burimeve tė KFOR-it, nė njė shtėpi tė djegur nė Obiliq u gjet trupi i pajetė i njė plake serbe, ndėrsa 20 km nė jugperėndim tė Mitrovicės u gjet trupi i pajetė i njė gruaje shqiptare 70 vjeēare, e cila kishte vdekur disa ditė mė parė.
Mė
15 tetor. Rreth orės 22.00, nė Fushė tė Pejės, persona tė
panjohur plagosėn nė shtėpinė e tyre bashkėshortėt
Imer (1949) dhe Shkurte Tolaj
(1950), tė cilėt u dėrguan nė Spitalin e Pėrgjithshėm tė Pejės, ku
pas njė kohe vdes Imeri.
Varreza masive rivarrime, zhvarrime, identifikime
Mė
11 tetor. - Nė Gllarevė tė Klinės u rivarrosėn 6 ushtarė tė UĒK-sė
Idriz Balaj, Sylė
Balaj, Milazim Balaj, Rexhep Morina, Agim Hasanaj
e Rexhep Pantinaj dhe 2 civilė Hafiz
Balaj e Remzi Veselaj, tė vrarė nga forcat serbe. - Nė varrezat e Gabrricės sė Kaēanikut u identifikua dhe u varros Brahim Elmaz Vogliqi (1967) nga Gėrlica e Kaēanikut, i vrarė nga forcat serbe nė prill tė kėtij viti. Mė 12 tetor. Nė varrezat e Sojevės sė Ferizajt u rivarrosėn Xhevahire Tahiri (76), Qerim Ajvazi (52), Hamit Halimi (30) dhe Mehmet Boshnjaku (28), tė vrarė nga forcat serbe nė fillim tė prillit tė kėtij viti. Trupi i Xhevahires ishte i djegur. Mė 13 tetor. Nė varrezat e dėshmorėve nė Landovicė tė Prizrenit u rivarros Hamėz Arif Ukaj nga Romaja e Prizrenit, ushtar i Brigadės 126 i UĒK-sė i ZO tė Pashtrikut. - Nė Mramor tė Prishtinės u rivarros prof. dr. Hamdi Gashi, prodekan i Fakultetit tė Bujqėsisė tė Universitetit tė Prishtinės dhe kryetar i Kėshillit pėr Bujqėsi tė Kosovės, i vrarė mė 19 prill nga ekspedita e forcave serbe nė anėn e Gallapit, kur u vra edhe babai i tij Ibushi. - Nė fshatrat Burim dhe Gurbardh tė Malishevės ekspertėt britanezė tė Institutit tė Mjekėsisė Ligjore pėrfunduan zhvarrimin e trupave tė pajetė tė 44 shqiptarėve tė vrarė nga forcat serbe. Prej tyre 36 shqiptarė nga Dragobili dhe Astrazubi janė ekzekutuar mė 31 mars nė Burim, 6 tė tjerė u vranė nė Gurbardh, ku janė djegur bashkėshortėt Rexhep dhe Zyle Paēarrizi (e paralizuar). - Nė pyjet afėr Planqorit tė Gjakovės u gjet skeleti i njė trupi tė paidentifikuar. Eshtrat e tij dhe tė tre qytetarėve tė tjerė tė paidentifikuar, qė ndodheshin nė morgun e spitalit tė Gjakovės u varrosėn tė nesėrmen nė varrezat e Gjakovės. Mė 14 tetor. - U identifikuan trupat e pajetė tė 5 shqiptarėve qė u gjetėn nė varrezėn masive nė Suhadoll tė Mitrovicės, e qė konsideroheshin tė zhdukur qė nga 2 maji kur u arrestuan nga forcat ushtarako-policore serbe nė malet e fshatit Rashan. Kėta janė: Shahin Muharrem Ademi (50) e djali i tij Fadili (19) nga Rashani, Muharrem Hetem Haziri (62) nga Kaēanolli, Ruzhdi Kadri Isufi (29) nga Koshtova dhe Florim Isuf Krasniqi (29) nga Krasaliqi i Vushtrrisė. - Nė Zabelin e Epėrm (Gllogoc) u rivarros Sheremet Rexhep Rexhepi (1931). po nga Zabeli i Epėrm, i zhdukur qė nga 4 prilli, trupi i pajetė i tė cilit u gjet dje pasdite nė hambarin e shtėpisė sė Faik Halil Rexhepit nė kėtė fshat. Trupi i tij, i mbuluar me grurė, ishte i masakruar nga forcat serbe. (Sheremetit forcat serbe ia kishin prerė kokėn dhe gjymtyrėt tjera tė trupit). - Nė Katunishtė tė Podujevės u rivarros Sherif Kastrati (70), trupin e pajetė tė tė cilit e gjetėn dje disa barinj nė njė pyll nė afėrsi tė fshatit. Sherifi konsiderohej i zhdukur qė nga 26 marsi i kėtij viti. Mė 17 tetor. Rreth orės 02.00, nė Gjakovė, nė rrugėn Yll Morina, afėr picerisė Evergrin, u gjet trupi i pajetė i Ramė Fazli Berishės (1954) nga Kėpuzi i Klinės. Pas ekspertizės sė bėrė nė spitalin e Gjakovės, u konstatua se Rama ėshtė shkelur me veturė dhe ėshtė qėlluar me armė zjarri. PRISHTINĖ: Nė malin e Gėrmisė, afėr objektit hotelier tė ish KNI Ramiz Sadiku ėshtė njė varr, pėr tė cilin dyshohet se ėshtė varrezė masive. Nė njė sipėrfaqe prej 60 metra katrorė kundėrmon njė erė e rėndė. Nė afėrsi tė kėtij vendi vėreheshin rroba tė grisura. GLLOGOC: Nė arat e fshatarėve nė vendin e quajtur Bishtak nė Ēikatovė tė Vjetėr janė gjetur disa eshtra tė pjesėve tė ndryshme tė trupit dhe disa rrobe tė grisura. Kjo bėn tė dyshohet se ay diku mund tė ketė varreza masive tė tė vrarėve e tė masakruarve nga forcat serbe. SKĖNDERAJ Nė bazė tė disa shenjave dyshohet se nė dy puse nė Polac dhe nė njė pus nė Leqinė ka shqiptarė tė vrarė e tė masakruar nga forcat serbe. KAĒANIK: Nė afėrsi tė Hanit tė Elezit, tek ura e Laēėve, u zbuluan dy varre nė njėrėn gjendet trupi i njė femre (me shall), ndėrsa nė tjetrin trupat e tre meshkujve. Po ashtu, nė lumin Lepenc, nė afėrsi tė kufirit Kosovė Maqedoni, ėshtė nxjerrė trupi i pajetė i njė burri tė paidentifikuar.
Vdekje dhe plagosje nga minat
Sipas raportit tė fundit tė Mine-Uxo, organizatė e specializuar ndėrkombėtare pėr pastrimin e terrenit nga minat, fushat e minuara shtrihen nė rreth 400 km katrorė. do tė 2,5 deri 3% tė territorit tė Kosovės. Nga qershori, si pasojė e shpėrthimit tė minave tė vendosura nga forcat serbe kanė humbur jetėn 54 qytetarė dhe janė plagosur 247 tė tjerė. Deri mė tani, kjo organizatė ka arritur tė pastrojė vetėm 1,91 % tė terrenit dhe, po qe se vazhdon me kėtė tempo, procesi i ēminimit tė territorit tė Kosovės mund tė zgjasė edhe mė shumė se 10 vjet. PRIZREN: Mė 11 tetor, nė orėn 17.00, nė dalje tė Hoēės sė Qytetit, nė drejtim tė Prizrenit, ranė nė mina 4 persona, 3 nga tė cilėt ishin fėmijė. Me kėtė rast nga plagėt e marra vdiq Hajriz Krasniqi (1986) nga Hoēa e Qytetit, ndėrsa u plagosėn Ylber Krasniqi (1978), Ymerli Shala (1990) dhe Burim Shala (1991) tė gjithė nga Hoēa e Qytetit. GJAKOVĖ: Mė 11 tetor, derisa po ruante bagėtinė, nė njė kodėr afėr shtėpisė sė tij, Lulzim Qerim Binakaj nga Deva shkeli nė njė minė dhe pėsoi lėndime nė tė dy kėmbėt dhe nė njėrėn dorė. Lulzimi u dėrgua nė spitalin e Gjakovės. GJILAN: Mė 15 tetor, nė zonėn kufitare Kosovė Maqedoni, nė vendin e quajtur Ara e Mrrizajve nė Stanēiq, ra nė minė Kadri Bajrami (37), i cili humbi njėrėn kėmbė dhe mori lėndime nė kokė dhe nė duar, kurse nipi i tij Sefedini mori plagėt tė lehta nė krah. Plagosje KAĒANIK: Mė 12 tetor, nė zonėn kufitare me Maqedoninė, nė afėrsi tė Hanit tė Elezit, 250-300 metra nė brendėsi tė territorit tė Kosovės, ushtria kufitare e Maqedonisė plagosi rėndė me armė zjarri nga automatiku Vehbi Shaban Micin (28), ish-ushtar i UĒK-sė. Ai u dėrgua nė spitalin ushtarak amerikan nė bazėn ushtarake nė Sojevė tė Ferizajt dhe e ka jetėn nė rrezik. Keqtrajtime, sulme, provokime MITROVICĖ: Mė 10 tetor, rreth orės 01.30 pas mesnate, tre persona tė maskuar, nė afėrsi tė shjtėpisė sė tij, i kėrkuan tė holla Shemsi Isa Fazliut (23) nga Prekazi i Epėrm i Skėnderajt, me vendbanim tė pėrhershėm nė Shipol, e rrahėn dhe e kėrcėnuan me likuidim nėse i tregon ndokujt pėr kėtė rast. Mė 16 tetor, nė mes tė orės 19.45 e 22.00, nė pjesėn veriore tė qytetit, njė grup serbėsh hodhėn tre bomba dhe shkrepėn disa rafale automatikėsh nė shtėpitė e shqiptarėve Arif Hysni Rexhepit (55), Remzi Hamdi Behgjetit (45), Hazir Metajt (55) e Hetem Muharrem Pecit (45) dhe tė goranit Zeqir Maksut (48). Nė kėto shėpi u shkaktuan dėme materiale, sidomos nė shtėpitė e Arifit dhe tė Hetemit. FUSHĖ-KOSOVĖ: Mė 15 tetor, nė orėn 8.45 tė mėngjesit, tek udhėkryqi i Fushė-Kosovės, dy paramilitarė serbė tė armatosur tentuan tė kidnapojnė Sadri Krasniqin (1956) nga Bardhi i Vogėl, punėtor i Hekurudhės sė Kosovės nė Fushė-Kosovė, i cili, falė shkathtėsisė sė tij arriti tė shpėtojė. Tė burgosurit dhe burgjet Nė njė kumtesė tė lėshuar nga Fondi pėr tė Drejtėn Humanitare me seli nė Beograd theksohet se nė mesin e 2000 tė burgosurve shqiptarė nė burgjet e Serbisė, gjenden edhe 25 tė mitur Ekrem Nebihu (1986) Gllogoc, Hazir Topalli (1986) e Fjame Topalli (1985) Baincė, Faton Halilaj (1985) Tėrdec, Shemsi Musliu (1985) Shtrubullovė (Gllogoc); Albert Nebihu, Burim Deliu, Elmaz Elshani, Hysni Bajraktari, Sabri Musliu e Skėnder Heta tė lindur mė 1984; Fidan Dervishaj, Haxhi Haxhiqi, Jeset Hoti, Jeton Heta, Kushtrim Halilaj, Muhamet Arllati, Pleurat Isufi, Xhevat Podvorica e Zejnullah Qorri tė lindur mė 1983 si dhe Agron Rexhaj, Belim Istogu, Blerim Juniku, Hasim Dukaj, Kujtim Shkambi e Sali Hoxha tė lindur mė 1982; 11 gra, njėra prej tė cilave, Igballe Xhafaj (20) nga Mirashi Ferizaj, ka lindur djalė para 4 muajve; rreth 200 tė plagosur (janė plagosur nga forcat militare e paramilitare serbe mė 19 e 23 maj nė burgun e Dubravės sė Istogut); dhe 50 tė sėmurė. Fondi nuk ka arritur ta gjejė tė burgosurėn Zoja Rexhaj nga Jabllanica e Pejės edhe pse emri i saj figuron nė listat e tė burgosurve tė Ministrisė sė Drejtėsisė tė Serbisė. Ky Fond konsideron se nė procedurėn e lirimit ose tė dorėzimit urgjent tė tė burgosurve shqiptarė duhet tė kenė pėrparėsi pikėrisht kategoritė e lartpėrmendura - para sė gjithash nga aspekti humanitar
Sipas burimeve tė KFOR-it, nė burgun e kampit ushtarak amerikan Bonstil
nė Sojevė tė Ferizajt gjenden 79 tė burgosur, prej tyre 63 shqiptarė,
13 serbė, 2 maqedonas dhe 1 malazias. Ndėrhyrje tė KFOR-it VITI: Mė 11 tetor, rreth orės 16.00, forcat e KFOR-it ndėrhynė nė lokalet e Kėshillit Komunal tė Vitisė dhe thyen dyert e tė gjitha lokaleve qė ishin tė mbyllura, ndėr to edhe zyren e NKMDLNJ-sė, e cila gjendet nė lokalet e kėsaj ndėrtese. Preteksti nuk dihet. Eprori i kėtyre forcave tha se nuk qenka nė dijeni pėr ndėrhyrje tė tillė. PEJĖ: Mė 12 tetor, nė tė dalė nga Peja, nė rrugėn qė kalon pranė Patrikanės, karabinierėt italianė ndaluan automjetin zyrtar tė organizatės joqeveritare britanike Child Advocacy International, nė tė cilėn gjendeshin Shkumbin Dauti, drejtor vendės i kėsaj organizate, Bajram Gecaj dhe dr. Noel Malcolm, historian, profesor nė Universitetin e Harvardit SHBA, kontrolluan edhe pjesėn e poshtme tė veturės dhe morėn njė videokasetė, tė cilėn thanė se do ta thejnė la sequestro e la rompo. Ata nuk dhanė kurrfarė sqarimi pėr sjelljet e tyre, duke thėnė vetėm: Po tė doni, ankohuni nė komandėn e karabinerisė. SKĖNDERAJ: Mė 13 tetor, gjatė natės, disa pjesėtarė tė kontigjentit rus tė KFOR-it nga ēatia e shtėpisė sė Osman Gecit nė Llaushė kanė plaēkitur njė sasi tjegullash dhe tullash. Mė 14 tetor, xhandarmėria franceze bastisi shtėpinė dhe tendėn e Man Nimanit (37) nė Runik, me pretekst tė kėrkimit tė armėve dhe pėr 3 orė bllokuan pothuajse tė gjitha shtėpitė pėrreth, duke mos lejuar as fėmijėt e lagjes tė shkojnė nė shkollė. Edhe pse nuk gjetėn armė, xhandarėt francezė arrestuan Manin, vėllanė e tij Mentorin (23) dhe motrėn Bukurijen (20). MALISHEVĖ: Mė 14 tetor, ushtarėt rusė tė KFOR-it, tė stacionuar nė afėrsi tė Carallukės, nė rrugėn Malishevė-Arllat, ndaluan Isa Kastratin (1964) nga Balinca, ish-ushtar i UĒK-sė, ia kontrolluan veturėn, ia morėn letėrnjoftimin ushtarak dhe e fyen. Kohėve tė fundit, disa ushtarė rusė po sillen keq me qytetarė, sidomos natėn, kur, nėn ndikimin e alkoolit edhe po i fyejnė pronarėt e lokaleve afariste. MITROVICĖ: Mė 15 tetor, rreth orės 10.00, filluan protestat e qeta tė disa mijėra qytetarėve shqiptarė pėr zhbllokimin e urės sė Ibrit qė ndan qytetin nė dy pjesė. Pas pėrdorimit tė gazit lotsjellės dhe intervenimit brutal tė ushtarėve francezė e danezė tė KFOR-it dhe karabinierėve italianė u lėnduan disa dhjetėra qytetarė shqiptarė, dy prej tė cilėve rėndė. U hodhėn rreth 200 bomba lotsjellėsi me dhe pa detonim. Ushtarėt e KFOR-it shtinė edhe me armė zjarri nė ajėr. U lėnduan rėndė Florim Rexhep Vrellaku (12) nga lagja Ura e Gjakut, i cili pėsoi tronditje truri dhe Mimoza Sejdiu (19), e cila pėsoi lėndime tė rėnda nė sy. Blerim Bekim Musliu (17) nga Likoci i Skėnderajt, i lėnduar nė sy, u dėrgua nė Klinikėn e Syve tė Spitalit tė Prishtinės. U regjistruan si tė lėnduar edhe: motrat Kumrije (27) e Luljeta Hasan Uka (20), Flamur Fetahu (28), Faton Voca (16), Ahmet Latifi (38), Agim Beshiri (19), Naser Isa Kurti (19), Ganimete Zait Behrami (13) e Ramadan Nuha (29) nga lagja Tavnik; Burim Sahatēiu (17), Rasim Sahatēiu (15), Fevzi Rexha (24), Ajtene Potoku (16), Murat Terziu (42), Rasim Sahatēiu (15), Visar Jeton Kurshumliu (19), Ahmet Basri Fera (34), Rifat Maksut Qenaj (21) e Sabri Sadiku (33) nga lagja Qendra; Orhan Rrokoteli (22), Arben Ramadani (19), Driton Abazi (22) e Feriz Xhafa (31) nga lagja Ura e Gjakut; Selim Brahimi (14), Afėrdita Topanica (17) e Igballe Hasani (18) nga lagja Bair; Petrit Abrashi (29), Adem Musa (42) e Arsim Hasani (21) nga lagja Ibri; Sabri Hasan Selimi (32) nga lagja 2 Korriku; Adnan Shabani (17), Bedri Avdyli (40), Ruzhdi Hajdari (38), Mehdi Fazliu (22) e Shukri Hajdari (28) nga Shipoli; Mexhit Latė Seferi (44) e Sala Sefer Seferi (16) nga Koshtova e Bobit; Feriz Kadri Xhafa (11) nga Bare; Gėzim Ferati (18) nga Zhabari; Shefqet Jashari (59) nga Vinarci i Poshtėm; Skender Kadri Pllana (22) nga Frashėri i Vogėl; Hasan Zyhrani (63) e Selim Shatrolli (66) nga Llausha e Skėnderajt dhe Fikrije Ibrahim Ademi (27), studente nga Tetova. Por ka edhe tė lėnduar tė tjerė. Gjatė kėsaj kohe, nė pjesėn veriore tė qytetit ishin tubuar disa qindra serbė, tė cilėt brohoritnin parulla tė njohura antishqiptare, por pjesėtarėt e KFOR-it nuk ndėrmorėn asgjė pėr qetėsimin e tyre . Dėshmi pėr kriminelėt e luftės LIPJAN: Nė Lepi ende qėndron Vlade Demiq, udhėheqės dhe urdhėrdhėnės i paramilitarėve serbė. Nė shkresat zyrtare tė gjetura, qė janė nėnshkruar nga ai, theksohet se duhet tė plaēkitet pasuria e shqiptarėve, ndėrsa ajo qė nuk mund tė plaēkitet, duhet tė digjet.
PEJĖ: Dyshohet se ndėr pjesėmarrėsit nė vrasjen e shqiptarėve nė
Trestenik janė edhe paramilitarėt vendas, si: Milan,
Dujo e Mladen Drashkoviq
nga Tresteniku, Zharko Dashiq nga
Budisalci, Zvonko e Bata
Ilinqiq, Predrag e Mirosh Gjokiq, Slavko
Baloviq, Slobo Miladinoviq dhe Bozho
Saiqiq, tė gjithė nga Stupa, afėr Trestenikut. Informata tė vonuara: KAĒANIK: Mė 7 tetor, nė zonėn e lirė kufitare Kosovė Maqedoni, policia maqedonase arrestoi fėmijėt Ibush Xhemajl Suma (13) nga Dimca dhe Mexhit Xheladin Suma (14) nga Seēishta, i dėrgoi nė stacionin e policisė nė Mirkovc tė Shkupit, i keqtrajtoi rėndė fizikisht dhe tė nesėrmen i liroi. MITROVICĖ: Mė 8 tetor, pesė persona, qė u prezentuan si pjesėtarė tė TMK-sė demoluan zyrat e minierės Trepēa nė Mitrovicė, grisėn disa materiale, konfiskuan njė sasi tė konsiderueshme materialesh tė punėtorėve dhe kėrkuan regjistrin e emrave tė punėtorėve. Prishtinė, mė 17 tetor 1999 Shėrbimi pėr Informim
|
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes