Konferencė shtypi e Kryeministrit Bukoshi nė Prishtinė

bukoshi.jpg (151998 Byte)Prishtinė, 25 qershor (QIK) - Sot, nė orėn 11:00, nė Prishtinė, Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Dr. Bujar Bukoshi, mbajti njė konferencė shtypi, nė tė cilėn merrnin pjesė gazetarė tė shumtė vendas dhe tė huaj.

Nė fillim tė kėsaj konference, Kryeministri Bukoshi paraqiti para gazetarėve njė deklaratė, nė tė cilėn thuhet:

Qeveria e Republikės sė Kosovės, tė cilėn e kemi drejtuar bashkė me kolegėt e mi, prej afro tetė vitesh, ka vepruar nė mėrgim mbi bazėn e njė vendimi plotėsisht legjitim, qė u mor unanimisht nė vitet 1991-1992, nė kushtet qė tė gjithė i dimė. Ajo i ėshtė pėrmbajtur kėtij mandati me besnikėri deri nė ditėn e sotme qė po flas me ju, kėtu nė Kosovė, qė de facto tashmė ėshtė territor i lirė dhe nuk ėshtė mė nėn pushtimin serb. Edhepse pa njohjen ndėrkombėtare, qeveria ėshtė njohur, ka vepruar dhe ėshtė pritur si e tillė publikisht pikėrisht nė ato vende qė sot kanė vendosur trupat e tyre nė Kosovė. Kėto vende bėnė qė Kosova, pas mė shumė se 100 vjetėsh, tė jetė jashtė sundimit politiko-ushtarak serb, ndonėse jo akoma pėrfundimisht siē dėshirojmė. Ky ėshtė njė proces dhe unė e shoh qė, ajo qė ėshtė arritur deri kėtu ku jemi, ėshtė njė pjesė jashtėzakonisht e rėndėsishme e kėtij procesi.

Kėtė qeveri, deri mė sot, akoma nuk e ka shmandatuar (shkarkuar) asnjė institucion legjitim, veēanėrisht ato qė kanė miratuar formimin e saj. Qeveria e Kosovės nuk ėshtė institucion i vetėzgjedhur e, po kėshtu, ajo nuk ėshtė krijuar nga njerėzit qė e pėrbėjnė atė. Problem i madh, tė cilin bėj thirrje qė ta kuptojmė drejt, ėshtė se gjėrat qė i kemi vendosur bashkėrisht, i kemi internacionalizuar, i kemi mbajtur nė kėmbė me mund dhe qė, nė fund tė fundit, me tė mirat dhe tė metat e tyre, na kanė shėrbyer neve tė gjithėve, i kanė shėrbyer Kosovės dhe kėtė nuk mund ta mohojė shumėkush, nuk mund tė zhbėhen me njė tė rėnė tė lapsit se kėshtu don dikush apo njė grup njerėzish.

Unė dhe kolegėt e mi kemi vepruar nė bazė tė njė legjitimiteti tė dhėnė pėrmes votės sė lirė. Nuk kemi kėrcėnuar nė asnjė rast asnjė person, dhe nuk kemi kėrkuar mbėshtetjen me forcė. Ėshtė kontribut i tė gjithė njerėzve tanė nė emigracion qė qeveria ka mund tė administrojė mjetet financiare pėr tė siguruar mbajtjen e jetės paralele pėr tashmė afro 10 vjet. Tė gjitha veprimet tona kanė qenė transparente dhe janė plotėsisht tė dokumentuara. Ato janė kryer pėrmes rrugėve ligjore, mbi bazėn e rregullave dhe rregulloreve qė janė vendosur. Ēdo veprim i saj transparent mund tė verifikohet kurdoherė, pavarėsisht nga fakti se kemi vepruar nė kushte tė vėshtira nė mėrgim. bukoshi1.jpg (17379 Byte)

Unė me kolegėt e mi jemi kthyer sot nė Kosovė, sepse nuk kemi mundur tė vijmė asnjėherė tjetėr qė nga dita qė dolėm nė mėrgim. Dhe ju e dini qė kėshtu ėshtė realiteti. Jemi kthyer pėr t“u takuar pėrsėri nė tokėn tonė, pėr tu falėnderuar nga zemra pėr gjithēka kanė bėrė qytetarėt e Kosovės, pėr gjithė ndihmėn dhe mbėshtjetjen qė ata dhanė pėr Kosovėn, pėr pėrkrahjen e dhėnė institucioneve tė saj, pėrfshirė edhe pėr qeverinė qė unė kam drejtuar, pėr mua personalisht dhe pėr kolegėt e mi. Qeveria sot ėshtė dhe nuk ėshtė mė. Ėshtė se ajo akoma ka njė mandat akoma tė pahequr nga institucionet qė ia kanė dhėnė, nuk ėshtė se kemi njė prani ndėrkombėtare civile dhe ushtarake, e cila tani do tė vendosė, bashkėrisht me ne, se cila do tė jetė forma mė e mirė e drejtimit tė pėrkohshėm qė ne bashkėrisht duhet ti japim Kosovės deri nė zgjedhjet e para qė do tė mbahen, jo mė nėn Serbi, pas njė viti ose mė tepėr.

Qeveria ime ėshtė e gatshme tė bėjė nė ēdo moment gjithēka qė do tė vendosim bashkėrisht. Nėse mblidhemi tė gjitha forcat politike dhe vendosim qė ta konsiderojmė tė pėrfunduar mandatin e Qeverisė sė Kosovės, unė dhe kolegėt e mi jemi plotėsisht dakord qė, nga ai moment, tė veprojmė sipas vendimit. Shkurt, tė mos kujtoj askush se unė nuk dua tė lėshoj postin, apo ku ta di unė se ēfarė flitet poshtė e lart. Por nuk jam dakord qė njė apo dy persona tė flasin nė emėr tė tė gjithėve dhe tė vendosin vetė gjithēka. Ky ėshtė problemi dhe kėtė kėrkoj qė ta kuptojmė mirė tė gjithė. Sot jemi nė kushte tė tjera, aspak tė mira, por tė favorshme pėr t“u takuar, pėr tu mbledhur dhe pėr tė vendosur pa vėshtirėsi se ēfarė ėshtė mė e mira ta bėjmė.

Qeveria mbėshtet prezencėn ndėrkombėtare nė Kosovė dhe tė gjitha veprimet praktike tė saj me qėllim tė krijimit tė kushteve pėr njė jetė normale dhe tė lirė tė popullit tė Kosovės. Ajo ka besim se KFOR-i do tė detyrojė tėrheqjen e plotė tė forcave serbe nga territori i Kosovės. Ky ėshtė parakushti themelor qė do tė mundėsonte kthimin sa mė tė shpejtė tė refugjatėve dhe tė tė dėbuarve nė shtėpitė e tyre nė Kosovė dhe fillimin e rindėrtimit tė vendit nė paqe dhe siguri tė plotė. Pas ngjarjeve tė fundit nė Kosovė aty nuk duhet tė mbetet kurrėfarė forme e pushtetit serb. Politikanėt perėndimorė duhet ta kuptojnė se njė prezencė e thjeshtė e trupave ndėrkombėtare nuk nėnkupton vetvetiu siguri pėr qytetarėt e Kosovės pa zhbėrjen e plotė tė pushtetit serb nė Kosovė, i cili ėshtė pėrgjegjės pėr krimet dhe gjenocidin.

Me tė mbaruar deklaratėn, Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Dr. Bujar Bukoshi, u pėrgjegj nė pyetjet e shumta tė gazetarėve tė pranishėm nė kėtė konferencė shtypi.

Kthehem prapa | Nė faqen e parė |  Nė krye tė faqes  |  Ecė para

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « - N.Abdiu