|
| Konferencė shtypi e Znj. Donika Gėrvalla, Zėdhėnėse e LDK-sė nė Gjermani
Nė prezencėn e gazetarėve tė shumtė gjermanė dhe tė akredituarve nga vendet e tjera nė Gjermani, Zonja Gėrvalla e hapi konferencėn e shtypit me fjalėt: Kam marrė pjesė si anėtare e delegacionit tė Lidhjes Demokratike tė Kosovės (LDK) nė njė udhėtim nėpėr Kosovė tė organizuar nga KFOR-i. Nė fillim tė kėsaj jave jam kthyer. Kosova ėshtė pėr herė tė parė e lirė nga mekanizmat e represionit tė Beogradit. Ndjehemi tė ēliruar dhe ne e shohim NATO-n si organizatė e cila na ka ēliruar. Mė tutje, duke folur pėr strukturėn komanduese tė KFOR-it, Zonja Gėrvalla u shpreh se udhėheqja e NATO-s nė kuadėr tė KFOR-it ėshtė pėr ne e pashmangshme dhe kjo vlen sidomos pėr kontingjentin rus, i cili ėshtė shkas pėr brengosje, duke shtuar se sipas informatave mė tė reja nga Ministria Amerikane e Mbrojtjes, okupimi i aeroportit ishte njė aksion i parapėrgatitur pėr njė kohė tė gjatė dhe njė goditje e pėrgatitur nga pikat mė tė larta tė Moskės. Nė kėtė kontekst, shtoi ajo na vjen keq qė udhėheqja e Rusisė ka rėnė nė njė aventurė tė kėtillė dhe, pėrveē kėsaj, thjesht ka gėnjyer bashkėsinė ndėrkombėtare rreth kėtij aksioni. Pas kėtyre vlerėsimeve mbi rolin e NATO-s nė ēlirimin e Kosovės, nga njėra anė dhe, mbi rolin destruktiv rus nė procesin e vendosjes sė trupave paqeruajtėse tė KFOR-it nė Kosovė, Zonja Gėrvalla paraqiti pėrshtypjet e saj nga vizita e kėtyre ditėve nė Kosovė. Para sė gjithash, theksoi ajo, atij qė viziton Kosovėn i imponohet pėrshtypja se popullsia e Kosovės ėshtė e entuziazmuar dhe mirėnjohėse pėr ndėrhyrjen e NATO-s nė Kosovė. Por, krahas kėsaj, theksoi ajo, nuk kanė se si tė mos bėjnė pėrshtypje, qysh nė rrugėn nga Prishtina, shkatėrrimet e pabesueshme, tė cilat makineria ushtarake serbe i ka shkaktuar nė fushatėn e saj gjenocidale kundėr njė populli tė tėrė. Krejt nė kontrast me kėto pamje tė tmerrshme ėshtė vullneti i pathyeshėm i kosovarėve pėr t“u kthyer sa mė parė nė atdheun e tyre. Qindra mijėra njerėz janė nė kthim e sipėr, pasi qė NATO ia arriti qėllimit tė saj qė tė krijojė kushtet e sigurta pėr kthim. Duke folur pėr shkatėrrimet e shumta nga falanga serbe, Zėdhėnėsja e LDK-sė, Donika Gėrvalla, tha: Gjatė tėrheqjes sė tyre, njėsitė ushtarako-policore serbe kanė ushtruar njė politikė tė tokės sė djegur. Ėshtė plaēkitur gjithēka me vlerė. Ato qė kanė mbetur janė djegur nga ushtarėt, paramilitarėt dhe rrėnuesit e tjerė duke u tėrhequr. Ky ėshtė akt, i cili, pas gjithė ngjarjeve tė mėparshme, edhe njėherė dokumenton veprimin barbar tė cilit i ishte nėnshtruar njė popull i tėrė. Mė lejoni qė tė paraqes para jush shembullin e Podujevės: pėrderisa trupat britanike tė KFOR-it shkonin pėrpara, trupat serbe kanė djegur ato pak shtėpi tė mbetura tė padėmtuara nė intervalin kohor mes arritjes sė KFOR-it dhe largimit tė trupave serbe. Mė tutje, duke folur pėr procesin e rindėrtimit tė Kosovės, Zonja Gėrvalla tha se
Kosovės i duhet tani ēdo burrė dhe ēdo grua, prandaj kėrkojmė urgjentisht nga
qytetarėt e kualifikuar tė Kosovės jashtė shtetit, e veēanėrisht kėtu nė Gjermani,
qė tė mendojnė ēdo mundėsi se si tė mund tė marrin pjesė nė rindėrtimin e vendit
tonė. Nė kėtė kontekst, ajo tha se shumė nga kosovarėt jashtė vendit duhet tė
kthehen nė shtėpi, duke shtuar se ne, natyrisht, pėrshėndesim ēdo ndihmė, ajo na
duhet urgjentisht, ajo ėshtė esenciale pėr njerėzit dhe, nė kėtė drejtim, na duhen
urgjentisht ekspertė ndėrkombėtarė. Por, para se nė Kosovė tė vijnė legjionet e
teknokratėve tė shtrenjtė, duhet tė shfrytėzohen njohuria e kosovarėve dhe njohja e
vendlindjes sė tyre, pėr tė realizuar rindėrtimin e vendit. Pėrmes kėsaj, njerėzit
nė Kosovė munden tė punėsohen. Kėshtu do tė hapet perspektiva e, pėrveē kėsaj,
krejt kjo mund tė realizohet me njė ēmim shumė mė tė lirė se sa niveli i rrogave
tė Evropės Qendrore. Pastaj, Zonja Gėrvalla paraqiti qėndrimet e saj mbi ndėrtimin e shoqėrisė civile nė Kosovė. Nė kėtė kontekst, ajo tha se UĒK-ja, sipas premtimeve tė dhėna Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė NATO-s, Javier Solana, do ti dorėzojė armėt brenda njė afati tashmė tė caktuar. Ne pėrshėndesim kėtė hap tė rėndėsishėm drejt jetės civile, i cili u arrit me vullnetin e fortė tė NATO-s, tha ajo, duke shtuar se ne, gjithashtu, pėrkrahim strategjinė e KFOR-it qė tė veprohet rreptėsisht kundėr secilit qė plaēkit, djeg shtėpi dhe pėrndjek banorė tė pafajshėm tė Kosovės. Ne gjithmonė jemi shprehur pėr njė Kosovė demokratike dhe tė hapur dhe kjo vlen posaēėrisht tani. Duke folur pėr rolin e pakicės serbe nė Kosovė, Zonja Gėrvalla theksoi se ne e dijmė shumė mirė, nga njerėzit nė vend, se vepra tė tmerrshme mizore nuk ka patur vetėm nga trupat dhe paramilitarėt. Fatkeqėsisht, nė kuadėr tė kėsaj barbarie, edhe shumė banorė serbė tė Kosovės kanė marrė pjesė nė kėto aksione ose kanė torturuar fqinjtė, ua kanė plaēkitur pasurinė ose ua kanė shkatėrruar shtėpitė. Por, ka nėnvizuar ajo, LDK-ja, si njė faktor i rėndėsishėm politik i Kosovės, dėshiron qė banorėt serbė tė Kosovės tė cilėt nuk janė implikuar nė kėto akte tė kthehen nė vendbanimet e tyre. Mbrojtja e KFOR-it duhet tė vlejė edhe pėr ata. Nė lidhje me hapat e ngutshėm qė duhen ndėrmarrė pėr ndėrtimin e shoqėrisė civile nė Kosovė, Zonja Gėrvalla tha se LDK-ja ėshtė kthyer. Komandoja jonė ka bėrė inspicimin e zyrave dhe ka hyrė provizorisht nė to. Edhe atje gati gjithēka ėshtė shkatėrruar. Ajo ēka na duhet tash pėr tash, nėvizoi ajo, ėshtė pjesėmarrja e kosovarėve nė ndėrtimin e strukturės civile. Pa neve nuk do tė ketė sukses tė implementimit. Ata tė cilėt nuk kanė rėnė viktima gjatė vrasjeve nga trupat serbe, disponojnė me njohuri shumėvjeēare nė organizimin e strukturave civile. LDK-ja, me ndihmėn e mijėra ndihmėsve, ka mirėmbajtur gati nė ēdo vend tė Kosovės pėr gati njė dekadė njė shoqėri civile paralele. Ky potencial tani mund tė shfrytėzohet. LDK-ja ka filluar qė tė bėhet pikė e parė pėr kėshillėkėrkuesit, nga ndihmat humanitare deri tek kėshillimet praktike. Duke folur pėr ndihmat mė se tė nevojshme nga jashtė, Zėdhėnėsja e LDK-sė tha se Kosovės i nevojitet gjithēka dhe gjithkush pėr rindėrtim. Nė kėtė kontekst, i lusim miqtė tanė gjermanė qė tė mos lėshojnė pe nė gatishmėrinė e tyre pėr tė ndihmuar. Edhe pse mund tė tingėllojė paradoksale, shtoi ajo, mė duhet tė them se, tani, nė kohėn e shėlbesės pėr popullin tim, furnizimi i njerėzve po bėhet mė i kushtueshėm. Prandaj, nga qytetet ēadra tė kampeve, ndihmat duhet ti drejtojmė kah qytetet, fshatrat dhe oborret e tė kthyerve. Kjo ėshtė mė e vėshtirė, por pėr njerėzit nė Kosovė ėshtė mė dinjitoze. Nė mbyllje tė prezentimit tė qėndrimeve tė LDK-sė dhe tė pėrshtypjeve tė saj nga vizita e fundit nė Kosovė, Zėdhėnėsja e Degės sė LDK-sė nė Gjermani, Zonja Donika Gėrvalla tha: Pakti i stabilitetit pėr Ballkanin ėshtė njė iniciativė e mirė. Shkaktari i fundit i kėsaj konference, njerėzit e Kosovės tė shpėtuar nga gjenocidi, nuk guxojnė tė pėrjashtohen nga njė konferencė e tillė. Kėtu paraqesim kėrkesėn qė me pėrfaqėsuesit e jetės sonė civile tė mundet tė bashkėkėshillohet e edhe tė bashkėvendoset. Nė Ballkan, qė nga Kongresi i Berlinit mė 1878, ėshtė intervenuar shpesh nė mėnyrė tragjike. Kėsaj here, pas kėtij intervenimi humanitar, mund tė hapet njė kapitull i ri i politikės evropiane ndaj Ballkanit.Tė gjithė ne duhet duhej tė besojmė se, kėsaj here, kjo do tė arrihet. Pastaj, Zonja Donika Gėrvalla, Zėdhėnėse e Degės sė LDK-sė nė Gjermani, u pėrgjegj nė pyetjet e shumta tė gazetarėve tė pranishėm nė kėtė konferencė. |
Kthehem prapa | Nė faqen e parė | Nė krye tė faqes | Ecė para
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « - N.Abdiu