LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 

Intervistė me ambasadoren amerikane nė Shqipėri, Marisa Lino
(20 maj, 1999)
 
 
Ambasadorja e Shteteve tė Bashkaura tė Amerikės nė Shqipėri Marisa Lino largohet sot nga Shqipėria pas pėrfundimit tė detyrės sė saj tre vjeēare. Para largimit ajo i dha kėtė intervistė shefit tė shėrbimit shqip tė Zėrit tė Amerikės Elez Biberaj.

ELEZ BIBERAJ
    Ambasadorja Lino kjo ėshtė dita juaj e fundit nė Shqipėri si ambasadore e Shteteve tė Bashkuara. Cilat janė ndjenjat tuaja nė kėto momente tė fundit, para largimit?
    Nė kėtė moment ndihem thellėsisht e mėrzitur, pasi nė Shqipėri kalova tre vite tė pabesueshme, krahė pėr krahė me popullin shqiptar. Gjatė kėsaj periudhe ka patur momente intensive, tė mira dhe tė kėqija. Mė vjen keq qė po largohem, por ky moment erdhi dhe largimi ėshtė vendimi i pėrshatshėm. Momentalisht pas largimit tim deri nė ardhjen e ambasadorit tė ri nė Shqipėri, rolin e ambasadorit do ta luajė i ngarkuari me punė, ambasadori Robert Frowick. Ambasadori i ri pritet tė mbėrrijė nga fundi i vitit dhe pėr kėtė post Shtėpia e Bardhė ka propozuar Joseph Limpercht. Popullit shqiptar i uroj gjithė tė mirat. Shqiptarėt janė njė popull i dashur dhe ata e meritojnė tė jetojnė nė demokraci, me njė ekonomi tė begatė dhe mbi tė gjitha nė stabilitet.
    Gjatė tre viteve tė qėndrimit tuaj nė Tiranė, Shqipėria kaloi pėrmes shumė ndryshimesh dhe trazirash. Cili ėshtė vlerėsimi juaj si ėshtė perspektiva e demokracisė nė Shqipėri, nė tė ardhmen?
    Perspektiva e demokracisė nė Shqipėri ėshtė e fortė pasi populli shqiptar kėrkon demokraci. Klasa politike nė Shqipėri duhet tė punojė pikėrisht pėr kėtė qėllim, politikanėt duhet tė bashkėpunojnė me njeri tjetrin dhe ta kuptojnė se kompromisi ėshtė i nevojshėm, nė se synimi i tyre ėshtė arritja e tė mirės sė pėrgjithshme.
    Gjatė dy muajve tė fundit nė Shqipėri kanė ardhur mbi 400 mijė shqiptarė nga Kosova. Si ka ndikuar kjo pėr Shqipėrinė dhe veēanėrisht pėr marrėdhėniet midis Shqipėrisė dhe Shteteve tė Bashkaura.
    Mbi 400 mijė refugjatėt, gati gjysmė milioni, janė pritur nė mėnyrė tė jashtėzakonshme nga Shqipėria, me krahė hapur. Jo vetėm Shqipėria por edhe familjet individuale, mijėra prej tyre kanė hapur dyert e shtėpisė pėr tė strehuar refugjatėt. Marrėdhėniet Shqipėri- Amerikė nuk kanė pėsuar ndonjė ndryshim, por duhet thėnė se qeveria amerikane dhe qeveritė e tjera perėndimore e kanė falenderuar Shqipėrinė pėr atė qė ka bėrė Shqipėria, pėr bujarinė e treguar, pėr ndjenjat vėllazėrore pėr tė ardhurit dhe pėr mbėshtetjen e madhe qė i ka dhėnė sulmeve ajrore dhe operacioneve tė Natos nė Jugosllavi.
    Shqipėria ėshtė njė vend i vogėl, por disa herė nė historinė e saj moderne ka luajtur njė rol qė nuk pėrputhet me madhėsinė e saj. Cili ėshtė vlerėsimi juaj pėr rolin e Shqipėrisė pėr stabilitetin nė rajon?
    Shqipėria po punon shumė mirė pėr tė krijuar njė qendėr stabiliteti nė rajon, me mbėshtetjen e saj pėr gjithė veprimet qė po ndodhin nė Kosovė dhe nė Republikėn Federative tė Jugosllavisė. Shqipėria ka mbajtur marrėdhėnie tė mira me gjithė vendet fqinje dhe siē kanė treguar takimet e fundit po bashkėpunon me to pėr tė gjetur zgjidhje pėr problemet.
 
    Cili ėshtė mesazhi juaj pėr popullin shqiptar para largimit?
    Mesazhi im pėr popullin shqiptar ėshtė se ata duhet tė mendojnė me kujdes tė ardhmen qė duan tė ndėrtojnė. Duhet tė veprojnė pėrmes votės dhe tė zgjedhin udhėheqjen qė do t’u krijojė mundėsi mė tė mėdha dhe do t’i ēojė nė shekullin tjetėr. Ndryshimet demokratike pas 50 vjetėsh komunizmi nuk janė tė lehta dhe shqiptarėt duhet tė jenė mė aktivė pėr tė ndėrtuar njė tė ardhme mė tė mirė. Pėr kėtė qėllim Shqipėrisė do t’i jepen shumė ndihma. Ndihmat amerikane do tė shtohen pėr kėtė vit dhe pėr vitin e ardhshėm. Po ashtu ndihma do tė ketė edhe nga njė numėr vendesh evropiane. Ndihmat nuk janė vetėm pėr krizėn e refugjatėve pėr kėtė moment, por edhe pėr vetė Shqipėrinė. I uroj popullit shqiptar gjithė tė mirat pėr tė ardhmen, pėr ndėrtimin e demokracisė dhe tė njė tė ardhmeje mė tė begatė

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu