|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Kosova nuk do ta destabilizoje MaqedonineInterviste me Veton Surroin Pyetje: Zoti Surroi, si e shihni ardhmerine e Kosoves: si autonomi ose shtet kombetar. Presidenti amerikan Bill Kllinton, diku nga mesi i majit, ka paralajmeruar qe te mos shkohet nga modeli i shteteve kombetare? Mendoj se nuk duhet te jemi te brengosur per shkak te zgjidhjes perfundimtare. Ajo per te cilem menjehere duhet te kujdesemi eshte ndertimi i institucioneve demokratike, nxitimi i zhvillimit te ekonomise dhe shoqerise civile si dhe kultures se tolerances. Mendoj se nga kualiteti i ketyre rezultateve do te varet edhe statusi i ardheshem i Kosoves. Pyetje: Ne mesin e disa analisteve dhe politikaneve ekziston frika nga mundesia e destabilizimit te metejme te Maqedonise si dhe nga enderrat per krijimin e nje Shqiperie te Madhe. Cfare mendoni ju per kete? Nuk jame i ketij mendimi. Mendoj se eshte tejet i gabuar qendrimi sipas se cilit, ne qofte se Kosova nuk eshte e kontrolluar nga Beogradi, kjo do ta destabilizoje Maqedonine. Kosova eshte nen protektoratin nderkombetare dhe nuk ekziston asnje mundesi qe ta cenoje Maqedonine. Perkundrazi, mendoj se me kete krijohen kushte qe Maqedonia dhe shoqeria maqedonase te trajtojne ceshtjet e brendeshme etnike me seriozisht se deri tani. Pyetje: Sa i perket opozites ne Serbi po verehen disa levizje. Mendoj se ju personalisht i njihni disa nga keta persona. Si i shihni shansat e opozites per heqjen e Millosheviqit dhe regjimit te tij dhe si i shihni mundesite per komponimin e grupeve te ndryshme te opozites ne Serbi? Une nuk kam ndonje mendim te larte per opoziten serbe. Mendoj se ata gjate 10 vjeteve te kaluara kane qene pjese perberese e nje shoqerie fashiste dhe se nuk jane distancuar nga ideja kryesore e fashizmit serb. Ne rastin me te mire, ne Serbi mund te vije deri te nje revolucion por jo edhe evolucion. Mendoj se do te kete situate revolucioni sepse ne shoqerine serbe nuk ka forca te mjatueshme per ndryshime. Madje edhe ne kushtet me te keqija, as pas shkuarjes se Millosheviqit nga pushteti nuk do te vije deri tek ndryshimet demokratike ne Serbi. Serbia duhet te ballafaqohet me te gjitha luftat qe ka udhehequr, duhet te ballafaqohet me te verteten. Gjithashtu edhe me procesin e cnazifikimit. Ky eshte vendi i vetem ku ne krye te shtetit kemi nje president te akuzuar per krime lufte. Pyetje: Pikerisht lidhur me Serbine perdoret nocionin fashizem. Po kete nocion keni perdorur edhe lidhur me ngjarjet e fundit ne Kosove. Ku i bazoni kritikat tuaja? Kam folur per klimen e jotolerances ndaj serbeve dhe ne vecanti per grupin ose grupet te cilat sistematikisht ndjekin serbet dhe romet ne baza raciste. Ajo cfare e kam quajtur Millosheviqin eshte pjese edhe e ketij konstruksioni mental, e ky eshte fashizem. Edhe ky eshte fashizem kosovar i cili nuk done te shohe asnje serb ne Kosove ose i cili mendon se serbet mbajne pergjegjesine kolektive dhe se duhet te denohet kolektivisht. Une nuk pajtohem me keto mendime dhe dua ta ngre zerin kundr tij. Pyetje: Gjate kesaj konference keni perdorur edhe nocionin faktori gjerman, duke menduar ne rolin e Gjermanise ne Balkkan. A mund te shpjegoni kete? Pas renjes se komunizmit, Gjermania me rolin e saj qendror ne Evrope, menjehere i ka pare intersat e saja per zgjerimin e Bashkimit Evropian. Ky ishte interes kombetar por edhe evropian.Me krizen ne Kosove, Gjermania ka filluar te luaje rolin e nje faktori i cili shikon drejt ardhemrise. Ta shikosh evropen juglindore si pjese te BE eshte ne interesin e sketij unioni si dhe ne interesin e saj strategjik. Prandaj faktori gjerman eshte shume i rendesishme per zhvillimin e nje politike te re ne Evropen juglindore. Kjo ka rolin vendimtar edhe ne lidhjet drejt Atlantikut dhe ato me Mosken. Pyetje: Cfare mund te prisni per Kosoven por edhe tere rajonin nga Pakti per stabilitet? Akoma eshte teper heret te flitet per kete. Por kjo mund te shikohet nga shhume aspekte. Ky plan duhet te jate sa me shume gjitheperfshires. Ai duhet te sjelle Evropen e sotme, Evropen e pasluftes se dyte boterore dhe Evropen perendimore ne Evropen jugolindore. Te sjelle rrugen e administrimit te pergjitheshem dhe atij ekonomik si dhe menyren e jeteses ne perjithesi. Prandaj edhe pakti i stabilitetit ka te njejtin dimension si Plani Marshal i vitit 1954.
|
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |