LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:    

Interviste me Ministrin gjerman te mbrojtjes, Rudolf Scharping ne kuader te vizites ne Prizren/Kosove. 

Intervistoi A.Feilcke Tiemann

Zoti minister cfare pershtypje fituat nga vizita ne Prizren?

Duhet te jesh i matur ne dhenien e nje pershtypjeje te sakte pas nje vizite kaq te shkurter. Por mund te them, se me vetedije kam viziuar kete rajon, per t“u bere te qarte perfaqesuesve te grupeve te ndryshme fetare dhe popullsise, se eshte teper e rendesishme nje Kosove paqesore si dhe dialogu midis dy besimeve fetare, Gjithashtu u vura ne dukje atyre, se edhe ata mbajne pergjegjesine e tyre si perfaqesues te grupeve te ndryshme. Nga ana tjeter eshte e qarte, se ndodhemi perpara veshtiresise serioze, te cilat kekrojne vite te tera per t“u zgjidhur. Por jam i sigurte se ne mund t“i perballojme ato. Angazhimi i ushtareve eshte i shkelqyer dhe une deshiroj qe te konstruktohet sa me shpejte nje prezence civile, ne menyre qe ketu te mos konsolidohen struktura, te cilat nuk kane legjitimitet demokratik. UCK-ja duhet te kthehet ne nje force civile, pra ne te ardhmen ajo duhet te heqe dore nga te qenit nje force ushtarake.

Ju jeni ketu per here te dyte, cfare ka ndryshuar qe nga vizita e meparshme e ministrit tė mbrojtjes, Rudolf Scharping i pergjigjet:

Heren e pare une nuk kam ardhur fare ne kete qytet, sepse gjendja ishte e pasigurt. Kete ma paten vene ne dukje ekspertet. Ndersa tani konstatoj se ka permiresim persa i perket pajisjeve te ushtareve, gjithashtu verej edhe nje permiresim te atmosferes ne perjgithesi. Por theksoj, se edhe pse aktet e dhunes jane ne renie perseri ka shume te tilla.

I pyetur me pas, se cilat jane problemet me emergjente qe duhen zgjidhur aktualisht ne Kosove, Scharping pergjigjet:

Si edhe me pare vazhdon te kete dhune e terror, ka vrasje, plackitje e vjedhje, te gjitha keto bejne te qarte domosdoshmerine urgjente te krijimit te nje policie efektive dhe te nje sistemi te pavarur juridik. Ka veshtiresi te jashtezakonshme me infrastrukturen. Me gezon shume fakti qe ushtaret e Bundeswehrit po kontribuojne per rindertimin e shtepive, apo te shkollave, ne menyre femijet te kene mundesi te ndjekin perseri mesimin. Ne plan afatgjate eshte e rendesishme gjithashtu qe te ndryshoje edhe pozicionimi i njerzve ndaj njeri-tjetrit, ne menyre qe njerezit me preardhje tjeter te mos konsiderohen si armiq, si kundershtare apo si objekt i urrejtjes, por si bashkeqytetare.

Si mendoni se mund te arrihet kjo?

Per kete duhet kohe, durim. Ne kete drejtim jane te nevojshme strukturat e pavarura te shoqerise, vetadministrimi, sindikatat, mediet e shtypi i lire. Eshte i nevojshem gjithashtu edhe kontributi i madh qe duhet te japin ne kete drejtim sistemi arsimor, ai kulturor si dhe feja.

Ne sektorin Gjerman te trupave te KFOR-it ben pjese edhe qyteti i Rahovecit. Si mendoni se mund te zgjidhet problemi i stacionimit te trupave ruse?

Bisedimet jane duke u zhvilluar nen drejtimin e perfaqesuesve te pales ushtarake. Ata jane duke punuar me durim e kembengulje per zgjidhjen e kesaj ceshtjeje. Por megjithate ende duhet kohe per te shmangur rezervat kundrejt ushtareve ruse, shpreosj se do t“ia arrijme kesaj.  

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu