|
|
|
|
|
|
PĖR KOSOVĖN KĖRKOJ PAVARĖSI Gazeta: Corriere della Sera, 11.05.1999 Me titullin "Pėr Kosovėn kėrkoj pavarėsi" dhe nėntitullin Flet Rugova: "Forca ndėrkombėtare duhet tė veprojė shpejt pėr tė shpėtuar popullin tim", gazetarja Alessandra Arachi boton artikullin me intervistėn e mėposhtme. Nuk ka dyshime Ibrahim Rugova: "Pavarėsia e Kosovės ėshtė gjėja mė e mirė qė mund tė arrihet".Udhėheqėsi kosovar e pėrcjell kėtė mesazh ditėn mė emocionante nga mbėrritja nė Romė dhe jo vetėm pėr takimin me Papėn. Dje, pėr herė tė parė mbas njė muaji, mundi tė takojė pėrsėri Naim Jerliun, nėkryetarin e partisė sė tij, Lidhjes Demokratike: ishte i ikur nė Maqedoni dhe ditėn e diel erdhi me avion nga Shkupi pėr tė ndihmuar kryetarin e tij pėr tė ribashkuar forcat politike kosovare. Pėr herė tė parė mbas shumė kohe ka parė pėrsėri edhe Imzot Vincenzo Paglia-n, kryetarin shpirtėror tė Komunitetit tė San Exhidio-s. "Ai ishte i pari qė mė shkėputi ngas izolimi ku jetoja nė Prishtinė me familjen time", tha Rugova i prekur. Dhe shtoi: "Zėrin e Dom Vinēencos e pata dėgjuar vetėm nė telefon. Mė pat dhėnė forca tė mėdha". Me Dom Palian, Ibrahim Rugova shkoi dje nė mėngjes tek Gjon Pali II dhe bashkė me tė nė mbrėmje mori pjesė nė njė meshė lutjeje pėr paqen nk Ballkan nė famullinė e Shėn Mėrisė nė Trastevere. Mė pėrpara pat qenė nė seancė tė Komisionit tė Jashtėm tė Dhomės sė Deputetėve. Sot, kryetari i saj, Akile Oketo, do tė shkojė nė Maqedoni dhe nė Shqipėri, pėr tė parė si ėshtė gjendja tė cilėn e kemi paraqitur tė rėndė qė prej gjashtė muajsh. "Po tė kishim ndihmuar atėherė Rugovėn, mbase nuk do ta kishim patur kėtė luftė". Tashmė Kosova ėshtė e zbrazur, tha Rugova dhe Prishtina "ėshtė njė qytet fantazmė".Pėrpara takimit me Komunitetin, Corriere i drejtoi disa pyetje:
Pyetje: Nė Kosovė nuk ka mė njerėz? Pėrgjegje: Pėrgjatė gjashtė javėve tė konfliktit qė kalova nė Prishtinė me familjen time, i afroheshin shtėpisė shumė kafshė, qenė, mace, pėr tė ndjerė njė prani njerėzore.
Pyetje: Tashmė Beogradi ka shpallur tėrheqjen e pjesshme tė trupave serbe nga Kosova, Ėshtė diĒka e mirė? Pėrgjegje: Mendoj se nuk ėshtė ende e mundur tė vėrtetohet. Ka ndodhur edhe herė tė tjera qė serbėt kanė thėnė gjėra jo tė vėrteta. Pėr kėtė ėshtė e nevojshme njė forcė ndėrkombėtare nė Kosovė, e cila do tė kontrollonte tėrheqjen e forcave srerbe.
Pyetje: Kush duhet tė vendosė pėr forcėn ndėrkombėtare? Pėrgjegje: Nuk ka rėndėsi nėse do tė jetė OKB ose institucione tė tjera. E rėndėsishme ėshtė qė Beogradi t“i pranojė kėto kushte. Sidoqoftė, NATO ėshtė njė organizėm qė mund ta sigurojė kėtė sipas Marrėveshjes sė Rambujesė.
Pyetje: Por, sipas Rambujesė forca ndėrkombėtrare duhej tė mbėrrinte nė Kosovė pas tėrheqjes sė trupave serbe? Pėrgjegje: Ėshtė mė mirė tė mbėrrijė menjėherė. Ēmilitarizimi i Kosovės duhet tė bėhet seriozisht. Dhe duhet tė garantohet siguria. Duhet shpejtuar. Nėse njerėzit nėpėr kampe nė Maqedoni apo nė Shqipėri shpėrndahen, do tė jetė vėshtirė tė krijohen kushte üpėr rikthimin e tyre.
Pyetje: Ēfarė do tė dėshironit pėr tė ardhmen e vendit Tuaj? Pėrgjegje: Do tė doja tė nisem nga Rambujeja. Trwe vjet prani e forcave ndėrkombėtare dhe pastaj njė samit pėr tė vendosur ēka do tė bėhet me Kosovėn. Pavarėsia ėshtė gjėja mė e mirė. Nė kėto tre vjet do tė duhej tė krijoheshin strukturat politike, kulturore, ekonomike dhe t“u garantoheshin disa tė drejta tė veēanta serbėve.
Pyetje: Por nė Paris serbėt nuk e pranuan kėtė? Pėrgjegje: Shpresojmė qė tani tė ndėrrojnė qėndrim. Nė fund tė fundit gjendja ka ndryshuar.
Pyetje: Ndjeheni ende tė pėrfaqėsoni gjithė popullin e Kosovės? UĒK-ja Ju konsideron tradhėtare, tė dėrgfuar tė Millosheviqit. Shumė nga bashkėpunėtorėt Tuaj Ju vėshtrojnė me dyshim? Pėrgjegje: Jam zgjedhur dy herė President i Kosovės dhe i pėrfaqėsoj tė gjithė. Por tani nė Kosovė ka shumė pak njerėz. Jemi gjithsesi tė gjithė jashtė Kosovės: bashkėpunėtorėt dhe udhėheqėsit politikė. Detyra ime ėshtė tė riorganizoj jetėn politike dhe tė institucioneve. Edhe tė afrohem me njerėzit e UĒK-sė. Nė Rambuje ishim bashkė. E gjithė ajo qė thuhet pėr tė na ndarė ėshtė propagandė.
Pyetje: Cilat janė marrėdhėniet Tuaja me Millosheviqin? Me 12 prill serbėt thoshin se Ju ishit kundėr bombardimeve tė NATO-s. Pėrgjegje: Propagandė. Unė nuk isha me Millosheviqin, isha nė shtėpinė time dhe kam thėnė se bombardimet duhej tė ndėrpriteshin vetėm atėherė kur serbėt tė kishin pushuar sulmet dhe tė kishin pranuar praninė e njė force ndėrkombėtare.
Pyetje: Po tani a dėshironi qė bombardimet tė vazhdojnė apo jo? Pėrgjegje: Tani dėshiroj qė Beogradi t“i ptranojė kushtet ndėrkombėtare. Nuk them gjė tjetėr. Jam njeri i paqes. Duhet tė mė kuptoni.
Pyetje: Kush e vrau Fehmi Aganin, krahun Tuaj tė djathtė: serbėt apo UĒK-ja? Pėrgjrgjr: Njė version thotė se kanė qenė serbėt. Por unė nuk kam patur ende mundėsinė ta vėrtetoj. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |