LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:    

 

Intervistė e Kryetarit tė Republikės sė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova dhėnė RTP-sė

 

Prishtinė, 31 tetor (QIK) - Kryetari i Republikės sė Kosovės, dr. Ibrahim Rugova, ishte mbrėmė mysafir nė emisionin e drejtpėrdrejtė pesėdhjetėminutėsh tė Radiotelevizionit tė Kosovės "Nėn thjerrėz", tė cilin e udhėhoqi gazetarja Diana Toska, ndėrsa e realizoi nė tėrėsi ekipi i gazetarėve tė RTP-sė, qė ka nisur punėn kėto ditė nė kuadėr tė RTK-sė.

I pyetur si ndjehet nė studion e cila dhjetė vite tė shkuara ishte e ndaluar pėr shqiptarėt, kryetari Rugova u shpreh:

"Natyrisht, edhe unė me ju ndjej njė gėzim tė madh. Mund tė themi se kemi njė festė tė vogėl, pėrkundėr festės sė madhe, siē e quaj unė lirinė e Kosovės dhe kthimin e popullit nė Kosovė, e cila ėshtė sot plot me njerėz. Do tė keni edhe pėrkrahjen tonė e tė institucioneve tė Kosovės, sigurisht edhe pėrkrahjen e gjerė tė popullit".

Nė pyetjen se protektoratin ndėrkombėtar e keni kėrkuar pandėrprerė dhjetė vjet me radhė dhe se a e keni imagjinuar tė kėtillė siē ėshtė sot, kryetari Rugova u pėrgjigj:

- Natyrisht, e kam menduar, e kam imagjinuar edhe tė kėtillė ēfarė e kemi, dhe, meqenėse jam nė kėto punė tė politikės, pra nė veprim e nė aksion, edhe kemi vepruar e punuar nė kėtė drejtim, sė bashku me miqtė tanė, me bashkėsinė ndėrkombėtare gjatė kėtyre dhjetė viteve. Natyrisht, kjo ėshtė njė fazė kalimtare dhe ėshtė me rėndėsi qė tė ndėrtohen institucionet dhe tė ringjallet jeta nė Kosovė. Sidomos tash pas luftės dhe pas tragjedisė sė pėrgjithshme qė e pėrjetuam dhe tė cilėn e kaluam falė bashkėsisė ndėrkombėtare, kryesisht falė NATO-s, SHBA-ve e Bashkėsisė Evropiane, si dhe bashkėsisė sė gjerė ndėrkombėtare, e cila ka pasur njė solidaritet me ne, qė jemi sot pėrsėri kėtu dhe qė do tė vazhdojmė ndėrtimin e jetės, drejt rrugės sonė dhe qėllimit tonė pėr pavarėsinė e Kosovės, - tha kryetari Rugova.

Duke u pėrgjigjur nė pyetjen lidhur me vlerėsimin pėr rrjedhat aktuale nė Kosovė dhe pėr angazhimet prioritare qė shtrohen para faktorit politik dhe shtetėror tė Kosovės, kryetari Rugova tha:

- Rrjedhat aktuale nė Kosovė gjithsesi janė pozitive, kurse situata e sigurisė ėshtė gjithnjė e mė e mirė, pėrkundėr incidenteve, tė cilat, duke pasur parasyshė se jemi nė njė gjendje pas lufte, duhet t'i konsdierojmė pakashumė si normale e tė pėrpiqemi qė t'i evitojmė bashkarisht. Tė mos harrojmė se kaluan vetėm katėr muaj e gjysmė nga momenti kur ndodhi kjo mrekulli pėr Kosovėn. Prandaj, kemi filluar edhe me ndėrtimin e institucioneve e tė jetės, sė bashku me faktorin ndėrkombėtar, pra me administratėn ndėrkombėtare qė ėshtė kėtu nė Kosovė, me KFOR-in e me OSBE-nė dhe me asociacionet e me institucionet tjera qė veprojnė kėtu. Prioritare ėshtė rindėrtimi i Kosovės, rindėrtimi fizik, ekonomik dhe moral i saj dhe tash po bėhen tė gjitha pėrpjekjet qė pėr dimėr tė bėjmė diēka shpejt e shpejt, qė ta kalojmė disi kėtė dimėr. Ndėrkaq, nga pranvera dhe gjatė gjithė vitit tė ardhshėm do tė ketė ndėrtime shumė mė tė mėdha. Njė pjesė e popullit tashmė ka filluar rindėrtimin, ndėrsa pėr shumė pjesė tė tjera, shtresa tė tjera tė popullit, po shpėrndahen ndihma nė material ndėrtimor. Nuk po i theksoj ndihmat humanitare, sepse gati tė gjithė ne jetojmė prej tyre, - theskoi kryetari Rugova.

Nė pyetjen se cili ėshtė burimi i kundėrthėnieve nė skenėn politike nė Kosovė, kryetari i Republikės sė Kosovės theksoi:

"Unė i shoh ēėshtjet pak mė ndryshe. Rėndom them se kemi njė unitet, por njė unitet pluralist dhe jo njė unitet tė sistemit tė vjetėr njėpartiak, njė sistem ky negativ dhe mos u ktheftė kurrė ai unitet dhe ai sistem, qė ka kaluar kėtej pari dhe tė gjithėve na ka lėnė gjurmė e pasoja. Prandaj, kam kujdes pėr gjeneratat e reja dhe nuk duhet tė harrojmė se tash kemi administratėn ndėrkombėtare, kemi partitė politike shqiptare dhe institucionet kosovare dhe tė gjithė bashkarisht po bėjmė pėrpjekje, sidomos kėto ditė, qė tė ndėrtojmė njė ekzekutiv tė pėrbashkėt deri nė zgjedhjet e lira.

Mund tė them se kemi njė unitet tė plotė lidhur me pavarėsinė e Kosovės, kemi unitet edhe pėr disa pika tė tjera. Por, edhe pėr kėto unitete duhet njė kohė e aklimatizimit, e bisedimeve, gjė qė duhet t'i zhvillojmė kėtu nė Kosovė dhe qė tashmė kanė filluar me to".

Duke u pėrgjigjur nė njė pyetje lidhur me Marrėveshjen e Rambujesė dhe me qeverinė e pėrkohshme, kryetari Rugova tha:

- Konferenca e Rambujesė, siē e dini, ėshtė bėrė para intervenimit tė NATO-s. Ėshtė biseduar nė atė kohė sesi tė gjindet njė zgjidhje paqėsore pėr Kosovėn. Meqenėse pala serbe, pra Beogradi, nuk e pranoi kėtė marrėveshje, atėherė pasoi intervenimi i NATO-s, sulmet e saj tė domosdoshme, si dhe dėbimi i njerėzve nga Kosova. Po ashtu, nė Rambuje nuk ėshtė paraparė administrata ndėrkombėtare, e cila u vendos pas intervenimit tė NATO-s. Tash duhet tė jemi tė gjithė tė kujdesshėm. Tė kemi njė qėndrim. Tė jemi tė gjithė sė bashku me Kushnerin, pra me administratėn ndėrkombėtare deri nė zgjedhjet e lira. Nėse vendosim ndryshe, atėherė edhe pėr kėtė duhet tė merremi vesh. Por, unė mendoj se ėshtė mė e drejtė qė deri nė zgjedhje tė shkojmė sė bashku dhe tė mos krijojmė konfrontime me bashkėsinė ndėrkombėatre. Ata janė pėr ne dhe ne duhet t'iu ndihmojmė atyre. Gjithsesi qė ėshtė nė natyrėn e jetės demokratike qė tė bėhen e tė zhbėhen koalicionet. E rėndėsishme ėshtė tė ecim pėrpara, kurse pėrsa i pėrket Rambujesė, kėtė desha ta theskojė, ajo tashmė ka kaluar dhe nuk ėshtė aktuale pas luftės dhe sulmeve tė NATO-s, - theskoi kryetari Ibrahim Rugova.

Interesimit tė gazetares pėr raportet midis Prishtinės dhe Tiranės, kryetari Rugova iu pėrgjigj:

- Nė pėrgjithėsi ne jemi pėrpjekur tė mbajmė raporte tė mira shtetėrore me Tiranėn zyrtare. Normalisht, ka pasur pikėpamje tė ndryshme nga ana e tyre, por ne nuk jemi marrė me dallimet, nuk kemi dėshiruar tė hapim konflikt. Edhe tash e tutje, tė dy palėt duhet tė tregojmė njė kujdes edhe mė tė madh pėr interesat e pėrbashkėta kombėtare. Gjithsesi qė ka hapa pozitivė dhe po veēoj viziten e ish-kryeministrit Majko, me tė cilin u morėm vesh pėr njė projekt shumė tė madh, pra pėr ndėrtimin e rrugės Prishtinė-Durrės. Kjo ėshtė njė ide jona e kahershme, kurse tash po punohet nė kėtė drejtim edhe nė Shqipėri, ku edhe mė parė, qe sa vite, ėshtė pėrkrahur kjo ide. Andaj, duhet tė mendojmė pėr kėso idesh, pėr projekte tė pėrbashkėta, pėr njė zhvillim tė pėrbashkėt e pėr lidhje konkrete. Besoj se edhe nė tė ardhmen do tė kemi hapa pozitivė dhe do tė tregojmė njė mirėkuptim ndaj njėri-tjetrit nė nivele shtetėrore dhe nė tė gjitha nivelet e tjera, - theskoi kryetari Rugova.

I pyetur lidhur me Kėshillin Transitor tė Kosovės, kryetari Rugova nėnvizoi:

- Kėshilli Transitor momentalisht ėshtė njė kėshill konsultativ, pra kėshillimor pėr tė deleguarin special tė OKB-sė, z. Kushner. Pra, aty bisedohen tė gjjitha ēėshtjet dhe vendimet i merr nė mėnyrė tė pavarur Bernar Kushner. Administratori ndėrkombėtar i ka tė gjitha autorizimet dhe mandatin. Dhe, natyrisht, dėshira e administratorit dhe e administratės ishte qė tė gjithė, pra edhe ne kosovarėt, tė marrim pjesė drejtpėrdrejtė nė vendime apo nė kėshillimet pėr vendimet qė i merr administratori ndėrkombėtar. Ky ėshtė qėllimi i Kėshillit tash pėr tash, kurse hapi tjetėr qė po mundohemi ta bėjmė ėshtė njė ekzekutiv i pėrbashkėt, pra ministritė, dikasteret apo departamentet, sido t'i quajmė ato,- theskoi kryetari Rugova.

I lutur qė tė komentojė anketėn me disa qytetarė tė Prishtinės tė gazetarės Diana Toska, kryetari Rugova tha se gjithnjė e mė shumė duhet t'ua japim fjalėn qytetarėve, edhe nė kėtė studio, por edhe nė studiot radiofonike e nėpėr gazeta, sepse ata janė barometri mė i mirė i ēėshtjes. Dua tė nėnvizoj se nuk duhet ta marrin pluralizmin si armiqėsi, por si suskes, si rezultat dhe si konkurrencė.

Ėshtė bėrė pak si fantom kjo ēėshtja e unitetit tė faktorit shqiptar etj. Por duhet tė punojmė nė kėtė drejtim tė gjitha palėt, tė gjitha subjektet. Kur them tė gjitha palėt, duhet tė them nuk jemi armiq. Ėshtė pluralizmi dhe tė gjitha palėt duhet tė merren nė konsiderim, sepse tė gjithė jemi kėtu pėr ta bėrė mė mirė. Pluralizmi ėshtė, tė shprehem me njė shprehje popullore kosovare, sikur shtėpia me shumė meshkuj: dikush ėshtė pėr treg, dikush pėr mal, dikush pėr arė dhe secili punon pėr ta bėrė mė mirė shtėpinė.

Njėmend nė Kosovė ėshtė njė vakum administrativ, prandaj po punojmė shumė seriozisht sė bashku me z. Kushner, me KFOR-in, me OSBE-nė, qė tė bėjmė njė administratė tė pėrbashkėt, e cila do ta udhėheqė Kosovėn deri nė zgjedhje. Po ju them se kėto ditė po punojmė tė krijojmė buxhetin e Kosovės, janė vėnė themelet e para tė buxhetit. Pėr kėtė edhe ne duhet tė ndihmojmė, sepse kemi pėrvojė me themelimin e buxhetit. Dhjetė vjet kemi pasur njė buxhet, nė baza solidare, jo nė baza tė taksave tė detyrueshme, dhe kemi mbajtur segmentet si arsimin, shėndetėsinė dhe disa segmente tė tjera. Kėtė e kemi bėrė nė saje tė njerėzve tanė jashtė dhe brenda nė Kosoė, ku janė mbledhur mbi 85 pėr qind tė mjeteve. Kėtė pėrvojė duhet ta avancojmė sė bashku me atė bashkėsinė ndėrkombėtare. Sigurisht, nga viti i ardhshėm mund tė kėrkojmė njė solidaritet mė tė madh edhe tė qytetarėve dhe, natyrisht, mund tė aktivizohet industria jonė e mesme, industria e rėndė qė e kemi, ndihmat dhe investimet nga bashkėsia ndėrkombėtare nė rindėrtimin e Kosovės.

Lidhur me disa pakėnaqėsi rreth dinamikės sė veprimit tė faktorėve ndėrkombėtarė nė Kosovė, kryetari Rugova theksoi:

- Unė kam njė filozofi tjetėr. Jo tė konfrontimeve, por tė zhvillimeve tė ēėshtjeve. Po them edhe njėherė se janė vetėm katėr muaj e diēka qė kur ėshtė vendosur kėtu faktori ndėrkombėtar. Nuk duhet tė harrojmė se bashkėsia ndėrkombėtare njėherė ėshtė marrė me kthimin tonė, me fatin tonė. Po tė mos ishin ata, ne sot do tė ishim rrugėve tė botės e jo kėtu nė tokat tona, nė studion tonė. Prandaj, kėto duhet t'i kemi parasysh, jo tė pushojmė, por tė ecim dhe t'i zgjidhim problemet. Natyrisht, KFOR-i sė pari ka kryer punė tė mėdha rreth sigurisė. Disiplina dhe rregulli ushtarak ėshtė tjetėr, kurse jeta civile ėshtė mė e ndėrlikuar, plus jeta demokratike. Prandaj, edhe administrata ndėrkombėtare qė ka filluar me ndihmat e para, sė pari humanitare, pastaj ka filluar edhe njė shpėrndarje e ndihmave pėr rindėrtim etj. Ēėshtja e investimeve ėshtė ēėshtje qė vjen mė vonė, - tha kryetari Rugova.

Nė pyetjen e gazetares pėr resurset e Kosovės dhe se ēka duhet bėrė qė ato tė shfrytėzohen, kryetari Rugova nėnvizoi:

- Kosova ka resurset mė tė mėdha qė ia ka falur Zoti, ėshtė njė Afrikė jugore e Evropės, nė kuptimin e begative natyrore. Natyrisht qė kėto resurse duhet tė aktivizohen pėrmes investitorėve ndėrkombėtarė nė afatin e ardhshėm, para ose pas zgjedhjeve. Ne duhet tė shikojmė mundėsinė e investimeve mė tė mėdha, bie fjala nė kapacitetet elektrike, nė Trepēė, Feronikeli, agrokompleksi kosovar qė ėshtė mjaft i madh. Ndėrsa, sa i pėrket tokės, ne atė problem e kemi tė zgjidhur, pronėn e vogėl tė qytetarėve, sidomos tė fshatit e kemi tė rregulluar. Tė mos harrojmė se Kosova i ka dhėnė deri 600 mijė tonė drithėra nė vit. Natyrisht, aktivizimi i resurseve natyrore dhe njė resurs mjaft i madh, qė ėshtė populli ynė i kultivuar.

Mė duhet tė them se qytetarėt janė pėrpara nesh si elitė politike dhe ėshtė mirė qė ėshtė kėshtu. Qytetarėt e bartin barrėn kryesore dhe shumė miqė na kanė thėnė se qytetarėt e Kosovės kanė njė pėrgjegjėsi personale dhe pėrgjegjėsi ndaj vendit tė tyre, ndaj shtetit tė Kosovės, - theksoi kryetari Rugova.

Duke u pėrgjigjur nė pyetjen lidhur me aktivizimin e Trepēės dhe me pengesat qė po hasen, kryetari Rugova nėnvizoi:

- Momentalisht po punohet pėr hapjen e "Trepēės". Por, tė mos harrojmė se ajo ėshtė njė gjigant shumė i madh dhe duhet tė shikojmė mundėsitė pėr aktivizimin e saj. Pėr momemtin politik do tė ishte mirė tė kthehet njė numėr i punėtorėve, tė relaksohet jeta politike dhe publike e tyre, pastaj tė shikojmė rentabilitetin e Trepēės. Ai ėshtė njė gjigant me rėndėsi pėr Kosovėn dhe, natyrisht, edhe UNMIK-u dhe tė tjetėr e kemi nė konsiderim kėtė fakt. Sipas raportit tė z. Anan gjithė prona qė ėshtė nė Kosovė ėshtė nėn mandatin e UNMIK-ut, pra ėshtė pronė nė tė cilėn nuk mund tė pėrzihet askushė jashtė Kosove, - tha kryetari Rugova.

Nė pyetjen se Kofi Anan paska deklaruar se "Trepēa" ėshė minierė serbe, kryetari Rugova ishte kategorik:

- Jo, jo, kurrsesi, kurrsesi. Nuk e di deklaratėn, por nė bazė tė raportit zyrtar nė bazė tė tė cilit punon z. Kushner dhe UNMIK-u, ēdo pronėsi qė ka pasur Beogradi nė ndėrmarrjet e Kosovės pushon nė momentin qė ėshtė vendosur UNMIK-u. Pra, ēėshtja e pronėsisė sė Trepēės ėshtė e zgjidhur, shumė drejt e zgjidhur. Ne kemi thėnė edhe para dhjetė vjetėsh, atėherė kur kanė filluar konfiskimet e para masive tė pasurisė shtetėrore nė Kosovė nga Beogradi, se ato nuk do t'i njohim dhe doli se ato konfiskime nuk po i njeh as bashkėsia ndėrkombėtare, - konstatoi kryetari Rugova.

I pyetur pėr aktivizimin e administratės dhe pėr mundėsinė e lėshimit tė dokumenteve personale, kryetari Rugova u pėrgjigj:

- Ta bėjmė organin ekzekutiv tė pėrbashkėt nė nivel tė Repubikės, pra tė shtetit tė Kosovės dhe nė nivelin lokal. Atėherė do tė fillojmė edhe pėrgatitjen e dokumenteve. Po ashtu, edhe nėpėr adminisratat komunale duhet tė kthehen njerėzit profesionistė.

Kėto ditė nga UNMIK-u do tė merret qėndrimi rreth letėrnjoftimeve, format, pamjet etj., si dhe rreth dokumentave tė udhėtimit dhe nė kėtė drejtim po punohet, - theksoi ai.

Nė pyetjen lidhur me refuzimin e ēfarėdo mundėsie pėr ndarjen e Kosovės dhe tė Mitrovicės, kryetari Rugova ishte kategorik se nuk do tė ketė kurrfarė ndarje.

- Unė as qė dua ta pėrdorė kėtė fjalė. Natyrisht, ndarje nuk do tė ketė as tė Kosovės dhe as tė Mitrovicės. Mitrovicėn e shoh si njė problem qė duhet ta zgjidhim sė bashku me KFOR-in, UNMIK-un, me administratėn lokale nė Mitrovicė. Ėshtė me rėndėsi se krejt territorin e Kosovės e kontrollon KFOR-i. Tė githė po punojmė qė ta zgjidhim sa mė shpejtė ēėshtjen e Mitrovicės. Janė hapat e parė, tė gjithė jemi tė angazhuar nė kėtė drejtim dhe shpresojmė se do ta zgjidhim hap pas hapi. Njerėzit duhet tė kthehen nė shtėpitė e veta dhe duhet tė krijojmė njė qarkullim tė lirė tė qytetarėve, ndoshta nė fillim me ngapak drojė dhe mė vonė duhet tė bėhet demilitarizimi i Mitrovicės komplet. Ky ėshtė njė prej hapave, - theksoi kryetari Rugova.

Lidhur me Rahovecin dhe me mundėsitė e tejkalimit tė kėtij problemi, kryetari Rugova tha:

- Unė isha nė Rahovec para sa kohėsh dhe, natyrisht, bisedova me Kėshillin e protestave, me qytetarėt dhe ne e pėrkrahim vullnetin e qytetarėve tė Rahovecit. Duhet tė jenė edhe ata tė kujdesshėm. Ėshtė punuar nga KFOR-i dhe kėto ditė do tė gjindet njė zgjidhje, ndoshta vendosja e policisė ndėrkombėtare nė qytet, ndėrsa sa i pėrket kontigjentit rus njerėzit kanė vėrejtje se mercenarė rusė kanė marrė pjesė nė masakra. Armata ruse ėshtė tjetėrgjė, por duhet tė kuptomjė edhe alergjitė historike tė shqiptarėve. Ne nuk kemi ndonjė dyshim nė kontigjentin rus, por edhe ata duhet tė tregojnė njė mirėkuptim. Tė mos harrojmė se Rahoveci para njė viti ka pėsuar shumė dhe ka qenė i dėmtuar rėndė me masakra. Prandaj, duhet t'i marrin parasysh kėrkesat e qytetarėve tė kėtij qyteti, - theskoi kryetari Rugova.

Nė pyetjen lidhur me spastrimin etnik tė Preshevės, Bujanovcit dhe Medvegjės, kryetari Rugova u pėrgjigj:

- Spastrimet etnike kanė filluar kur filluan edhe nė Kosovė. Tash ėshtė njė, si tė themi, hakmarrje e Beogradit ndaj shqiptarėve dhe natyrisht qė Serbia don t'i spastrojė ato troje. Ne po bėjmė ēmos qė nėpėrmjet kanaleve diplomatike, por edhe publikisht, qė tė ndalet kjo dhe tė krijohet njė lloj sigurie pėr qytetarėt, sidomos Presheva, e cila ka mė sė shumti shqiptarė. Po dėgjojmė se Medvegja dhe Bujanoci thuaja se kanė mbetur fare pa shqiptarė dhe kjo ėshtė e papranueshme, - theksoi kryetari Rugova.

Duke u pėrgjigjur nė pyetjen pėr zgjedhjet presidenciale dhe pozitėn e shqiptarėve nė Maqedoni, kryetari Rugova tha:

- Mendoj se ka njė avancim sa i pėrket statusit tė shqiptarėve nė Maqedoni, sepse ata janė njė element shumė i rėndėsishėm atje. Ju e dini qėndrimin tonė dhe tė tė gjitha partive politike shqiptare, se shqiptarėt atje duhet tė jenė njė element shtetformues dhe duhet tė marrin pjesė nė shtetin e Maqedonisė. Duhet sa mė shumė tė jenė nė administratė, nė ushtri, nė polici dhe nė fusha tė tjera tė jetės, kurse Universiteti i Tetovės duhet tė legalizohet. Pėrkundėr tė gjithave mospajtimeve ne kemi mbajtur marrėdhėnie tė mira me kėtė republikė dhe ato duhet t'i thellojmė.

Sa i pėrket partive politike shqiptare, mirė do tė ishte sikur tė kishin njė kandidat tė vetėm nė zgjedhje. Janė procese tė fillimit, sigurisht mė vonė mund tė ketė kryetar shqiptar tė Maqedonisė.

Lidhur me diasporėn shqiptare dhe me kontributin e saj tė madh pėr ēėshtjen e Kosovės, kryetari Rugova theksoi:

- Ėshtė fakt se qe dhjetė vjet, por edhe mė pėrpara, diaspora jonė ka afrimuar ēėshtjen e Kosovės, duke filluar nė SHBA, pastaj nė Evropė dhe ndihmat kanė qenė tė mėdha pėr mbarvajtjen e jetės kėtu nė Kosovė e nė Maqedioni. Nė fillim ishte dhe vazhdon tė jetė LDK-ja, dhe disa parti politike, pastaj Qeveria e Kosovės pat organizuar edhe kėshillat e ndihmės e tė financimit. Besoj se nė tė ardhmen duhet tė shikojmė dalėngadalė qė t'u ndihmojmė, t'ua kthejmė tė mirėn. Pra, duhet tė bėjmė njė organizim shtetėror, por duhet t'i tolerojmė edhe format e tjera tė shoqatave. Jemi vazhdimisht nė kontakt me diasporėn dhe ata tash janė tė lirė tė vijnė nė Kosovė dhe tė komunikojmė e tė vendosim sė bashku me ta pėr tė gjitha ēėshtjet, - theksoi kryetari Rugova.

Nė vazhdim, Kryetari Rugova u pėrgjigj nė pyetjet e shumta tė shikuesve, tė bėra pėrmes telefonave kujdestarė tė redaksisė.

Ku keni qenė mė 18 shtator kur nė Prishtinė marshuan triumfalisht trupat e UĒK-sė?

- Kam qenė nė Prishtinė. Dhe kanė marshuar, shumė mirė. I pėrshėndes. Kanė kaluar edhe nga shtėpia ime dhe mė kanė pėrshėndetur. Ishte njė manifestim i UĒK-sė, s'prish punė. Ėshtė njė segment i jetės dhe i shtetit tė Kosovės.

A keni qenė pėr vizitė nė Prekaz dhe a i keni bėrė homazh komandantit legjendar Adem Jashari?

- Sė shpejti do tė shkoj. Ju e dini se qysh vitin e kaluar presidenti i Republikės sė Kosovės ka shpallur ditė zie pėr masakrat qė kanė ndodhur sė pari nė Qirez, Prekaz etj. Kam aq shumė punė dhe do tė filloj vizitat kohė pas kohe nė Kosovė, edhe nė Prekaz dhe nė vendet e tjera tė Kosovės.

Isha nė Rahovec para ditėsh dhe nė Prizren.

Ēfarė mendoni pėr dy qeveritė e Kosovės, cila ėshtė legjitime?

- Sipas rregullit, legjitime ėshtė qeveria e parė. Por, s'prish punė edhe nėse i kemi dy e grupet tjera. Ne duhet tė ecim pėrpara, qė tė mos ngatėrrohemi ndėrmjet veti dhe prandaj po punojmė nė ekzekutivin e pėrbashkėt, ekzekutivin e njė treshi, nėse mund tė shprehem kėshtu.

Cila ėshtė e vėrteta pėr takimin tuaj me Millosheviqin?

- E vėrteta ėshtė se unė me dėshirė nuk kam shkuar atje. Mos tė harrojmė, kjo ėshtė ndoshta pyetja e njėmijtė a e dymijtė qė bėhet pėr kėtė ēėshtje. Prandaj, duhet tė tregojmė pak njerėzi, ashtu siē ka treguar populli i Kosovės ndaj kėsaj. Unė isha kėtu, e dini, me familjen time, i burgosur nė Prishtinė apo nė njė kasaphane dhe falė disiplinės sė familjes dhe faktorėve, miqve ndėrkombėtarė qė intervenuan pėr kėtė arrita tė dalė, pėrndryshe do tė kishim mbaruar. Prandaj, kjo ėshtė e vėrteta dhe s'di ēka kėrkon kush pėrtej kėsaj. Kėrkoj njė mirėkuptim njerėzor pėr kėtė ēėshtje. S'ka kurrgjė aty sekrete, s'kam shkuar me dėshirėn time dhe nuk e kam huqur asnjė nga qėllimet qė i kam vėnė para vetes, pėrkatėsisht qė m'i ka vėnė populli i Kosovės, pra po flas si kryetar i Kosovės. Pėr kėto qėllime nė tė cilat punoj sot dhe do tė punoj nė tė ardhmen. Ka shumė fjalė, shumė spekulime tė ulėta rreth kėsaj.

Ēfarė janė raportet tuaja nė tė kaluarėn me R. Qosjen dhe sa reflektohen nė jetėn politike?

- Ne kemi pasur raporte tė mira, raporte tė punės. Kam punuar nė Institutin Albanaologjik me profesor Qosjen dhjetra vite. Prandaj, ėshtė normale, nė jetėn shkencore e publike ka dallime e tė tjera pikėpamje, por nė pėrgjithėsi janė raporte tė mira. Respektoj pikėpamjet e tij tė ndryshme dhe pėr ēėshtjet e pėrgjithshme tė Kosovės nuk kemi dallime, rreth pavarėsisė etj. Rreth organizimit ėshtė normale tė ketė dallime, a do t'ia bėjmė kėshtu apo ashtu?

A ndjeni mburrje dhe krenari qė jeni politikani i vetėm nė Kosovė i zgjedhur me votėn e popullit dhe a kishit ndjenjė krenarie e mburrjeje nė ēastet kur vetėm ju ishin ai qė nuk u nda nga populli i Kosovės, nuk u fshehėt askund po qėdruat stoik bashkė me popullin gjatė golgotės mė tė tmerrshme mbi vėllezėrit dhe motrat tona?

- Faleminderit pėr kėtė. Natyrisht, ėshtė mburrje dhe obligim. Tė gjitha ēėshtjet i marr si obligim, sepse njeriu kur tė marrė obligim, kur e pranon rrezikun, se tė gjitha punėt nė jetė kanė njė rrezik, sidomos punėt e jetės publike dhe shtetėrore, politike. Jam prej atyre njerėzve qė e pranoj rrezikun dhe shkoj deri nė fund. Prandaj edhe kėtu isha me njerėz. Kam mundur tė mbetem edhe unė dikund, nė perėndim etj. Por qe dhjetė vjet, edhe sot jam kėtu me familjen time, sepse, s'dua tė flas pėr njerėz, por ke asish qė vijnė e shesin trimėri kėtu, por as sot e kėsaj dite disa familjet s'i kanė kėtu.

Ēfarė janė raportet mes jush si president dhe z. Thaēi?

- Nė pėrgjithėsi janė tė mira dhe do tė jenė mė tė mira. Mos tė harrojmė, Thaēi e tė tjerė nuk kanė qenė kėtu nė jetėn normale etj. Tash jemi nė njė jetė normale. Tė gjithė duhet ta kuptojmė, ėshtė njė epokė e re pėr Kosovėn. Fatlumėri qė tė gjithė jemi tash nė Prishtinė, edhe Thaēi, edhe Bukoshi, edhe tė tjerėt, edhe njerėzit qė i kemi pasur jashtė, institucionet, prandaj gjithnjė e mė shuė duhet tė afrohemi dhe tė bashkėpunojmė. S'ėshtė e thėnė nėse s'shihemi pėr ditė bashkė se ėshtė keq etj.etj., pra ėshtė njė unitet plural dhe nuk duhet shumė t'i fryjmė erės sė pėrēarjeve, se ėshtė njė fantom qė na pėrcjell ne shqiptarėve dhe nganjėherė vetė e nxjerrim si gogol, edhe pa pasur nevojė. Duhet tė kuptojmė se ėshtė njė unitet plural, me shumė njerėz.

Nė cilat faqe tė historisė sonė kombėtare mbeti UĒK-ja sipas jush? (patrioti lokal nga kaēaniku)

- Nė faqet mė tė ndritshme dhe po ashtu edhe konkretisht ne kemi forcat mbrojtėse tė Kosovės, pra TMK-nė, tė cilat kanė marrė njė numėr tė djemve tė UĒK-sė dhe natyrist do tė jenė trupa momentalisht civile etj., qė do t'i marrin edhe tė rinjtė tjerė tė Kosovės, qė do tė ushtrohen dhe do tė fitojnė disiplinė, disiplinė pėr jetė tė rregullt, pėr jetė, sepse trupat e ndryshme nuk janė vetėm pėr konflikte etj., por janė edhe rregull.

Pse nuk keni marrė pjesė na varrime dhe rivarrime nė Kosovė?

- Kam marrė edhe unė nė formėn time pjesė. Natyrisht edhe si president i Kosovės i kam edhe disa ēėshtje tė tjera.

Pse LDK nuk ka pozicionim tė qartė ndaj luftės dhe forcave qė kanė zhvilluar luftėn?

- Jo ka LDK-ja qėndrim tė qartė, jo s'ka tjetėrkush. Mos tė harrojmė, gjatė luftės nė UĒK, njė numėr shumė i madh i njerėzve (s'po dua tash t'i ndajė njerėzit sipas partive nė kėto raste), por tė LDK-sė qė kanė marrrė pjesė nė luftė, kanė rėnė. Po ashtu edhe masakrimi masiv, mos tė harrojmė i udhėheqjes sė LDK-sė, duke filluar nga profesor Agani etj. Prandaj, ishte qėllimi i Beogradit, s'mundi ta zhdukė LDK-sė, kur e pėrzu sė bashku me gjithė popullin sė bashku.

Nė ē'masė e ndjeni mungesėn e bashkėpunėtorėve tuaj tė ngushtė, siē ėshtė rasti i profesor Aganit?

- Gjithsesi shumė, por duhet t'i realizojmė porosinė e tyre, tė profesor Aganit, tė Latif Berishės, e tė tjerėve. Bajram Kelmendi qė ka qenė njė prej njerėzve qė ėshtė marrė me ēėshtje humanitare, tė mbrojtjes sė njerėzve. Pra, atė tė profesor Aganit, punėn pėr pavarėsinė e Kosovės e pėr ndėrtimin e Kosovės.

Pse nuk bashkohen tė gjitha forcat politike pėr njė qėllim tė pėrbashkėt?

- Jemi tė bashkuar. I kemi qėllimet dhe po punojmė nė kėtė drejtim.

A e shihni rrezikun e transferimit tė bandave tė zeza nga Shqipėria nė Kosovė dhe ea kziston rreziku qė nga zgjedhjet e pranverės sė ardhshme Kosova tė ketė njė parlament dhe qeveri tė kallashnikovėve siē e ka sot Shqipėria?

- Nuk do ta lejojmė kėtė. Flitet shumė pėr kėtė se mund tė ketė ndonjė krim tė organizuar etj. Kemi elemente e shenja, por po punojmė edhe KFOR-i, edhe ne edhe policia ndėrkombėtare dhe tė gjithė duhet tė punojmė nė kėtė drejtim tė mos lejojmė instalimin e formave tė tilla, sepse janė tė rrezikshme. Por e kam edhe njė shpresė tė madhe se populli i Kosovės nuk do tė hyjė nė aranzhmane tė tilla.

A jeni kryetar i Kosovės, apo vetėm i LDK-sė?

- Unė jam kryetar i Kosovės deri nė zgjedhje dhe duhet tė kuptojmė se nuk kemi shumė edhe traditė demokratike tė zgjedhjeve. Unė jam kryetar i zgjedhur drejtpėrdrejtė nga populli i Kosovės, jo nga Parlamenti i Kosovės, prandaj u pėrgjigjem drejtpėrdrejt qytetarėve. Jam shumė i kujdesshėm dhe u pėrgjigjem tė gjithėve dhe nuk dėshiroj tė krijojmė konflikte nė Kosovė.

Ēka mendoni pėr mediat, konkretisht pėr RTK-nė?

- Ėshtė mirė qė ka filluar, ėshtė nė konstituim e sipėr. Mos tė harrojmė qe dhjetė vite punėtorėt e televizionit janė nxjerrė me pushkė nga institucioni i vet. Janė fillimet me ndihmėn ndėrkombėtare dhe shpresoj se sė shpejti do tė konsolidohen, sidomos TV shtetėror i Kosovės me kaudro, me ju qė jeni, pastaj edhe me tė rinjtė.

Mediumet tjera, gazetat tjera, edhe ato janė nė gjendje tė vėshtirė, por dėshiroj qė tė kemi sa mė shumė informacion dhe tė ketė sa mė pak fryrje tė konflikteve politike e surogateve politike etj.

Po uniteti?

- Edhe konceptet rreth unitetit dallojnė. Ne duhet tė mėsohemi, po them, me njė unitet plural, jo mė me njė unitet tė sistemit qė e kemi pasur dhe jo mė me njė unitet, njė njeri, njė parti, njė mendim, se e kemi paguar shumė shtrenjtė kėtė tė gjithė shqiptarėt. Prandaj kėtu, nė unitetin plural duhet tė ketė durim dhe tė ndėrtojmė kėtė unitet. Pra unė i theksova pikat kryesore ku jemi tė gjithė se bashku, prandaj nuk duhet tė shqetėsohemi dhe natyrisht kėto tė gjitha i marr si thirrje pėr tė mirė, pėr njė unitet. Unitet s'ka kurrė mjaft, por duhet ta ndėrtojmė e tė mėsohemi ta ndėrtojmė.

Ēka pritni nga zgjedhjet e ardhshme nė Kosovė?

- Ju e dini se ne kemi pasur dy palė zgjedhje, tė cilat pjesėrisht janė pranuar nga bashkėsia ndėrkombėtare etj., ndėrsa zgjedhjet e ardhshme do tė njihen nga bashkėsia ndėrkombėtare, pra zgjedhjet presidenciale, parlamentare dhe zgjedhjet lokale, pres njė zgjedhje tė njerėzve qė do ta marrin fatin e Kosovės nė rindėrtim tė Kosovės, dhe gjithsesi pres rezultate pozitive edhe si kryetar i Kosovės.

Ka mendime se Kosova ėshtė dhe do tė jetė njė Eldorado e Ballkanit?

- Njė Eldorado e zhvillimit dhe njė model, kėshtu po e thonė edhe miqtė tanė qė tash janė kėtu dhe po punojnė tė gjithė nė kėtė drejtim, dhe njė Eldorado qė kemi njė popull tė shkėlqyeshėm.

Ēka mendoni se duhet tė bėjė faktori shqiptar qė Kosova sa mė shpejtė ta fitojė statusin e pavarėsisė?

- Gjithsesi tė insistojmė nė kėtė. Sa mė parė t'i ndėrtojmė institucionet demokratike, sė bashku me administratėn ndėrkombėtare dhe me faktorėt tjerė ndėrkombėtarė dhe sigurisht sa mė parė pavarėsia ėshtė mė e mirė dhe sa mė shumė tė punojmė do ta kemi mė shpejt. Nė kėtė fazė transitore i kemi kėto detyra dhe pastaj dhe gjithsesi ēėshtja e pavarėsisė mbetet mjaft akute dhe aktuale, nė tė cilėn po punojmė dhe do tė punojmė sė bashku.

Porosia juaj?

- Edhe njėherė ta them kėtė se sot e kemi Kosovėn e lirė. Sot, de fakto, jemi pjesė e botės perėndimore. Prandaj, edhe nė ndėrtimin e institucioneve, nė rindėrtimin e institucioneve duhet tė tregojmė njė mirėkuptim mė tė madh, njė durim, tė mos e harrojmė, dhe nga dėshira pėr tė bėrė mė shumė tė mos rrėzohemi, tė mos marrim nė thua, tė them kėshtu mė thjesht, prandaj duhet tė insistojmė nė ndėrtimin e institucioneve, nė rindėrtimin ekonomik, fizik, moral e shpirtėror tė Kosovės dhe tė gjithė duhet tė angazhoemi nė kėtė plan. Dhe gjithsesi tash i kemi shansat shumė, shumė, shumė mė tė mėdha. Pra kėtė tė mos e harrojmė, sepse kėtė shans qė na e ka dhėnė bashkėsia ndėrkombėtare duhet ta shfrytėzojmė racionalisht dhe maksimalisht dhe shenjat e para janė pozitive, kemi pėrvojė dhe duhet tė qėndrojmė nė kėtė.

Pse jeni kaq i mbyllur, bėni mė shumė jetė kabinetike, nuk kontaktoni me njerėz?

- E vėrteta ėshtė e kundėrt. Nuk ka momentalisht nė mjetet tona tė informimit informata se ēfarė bėj unė. Kam kontakte aq shumė me njerėz pėr ditė, me udhėheqėsit e institucioneve tona, me kryetarėt e degėve tė LDK-sė. Janė 36 degė, ēdo javė takohemi, me institucionet tjera, me qytetarė tė thjeshtė qė vijnė. Momentalisht zyra ime ėshtė djegur, siē e dini, punoj nė rezidencė, vijnė nė ēdo kohė dhe jam nė ēdo kohė aty. Plus me vizita tė diplomatėve, me miqtė pra qė i kemi kėtu tė bashkėsisė ndėrkombėtare dhe njė punė shumė e madhe qė bėhet gjatė ditės, shumė e ngarkuar dhe natyrisht edhe dalin tė tjera punė qė tė dal edhe nė terren etj. Por unė jam plotėsisht nė korent me ngjarjet dhe jetėn nė Kosovė.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.