LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

Duhet t“i tregojmė botės se ne dimė dhe mund tė mbajmė shtet

rugova31.JPG (13545 Byte)Intervistė ekskluzive e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, Dr. Ibrahim Rugova, dhėnė numrit tė nesėrm tė tė pėrditshmes kombėtare "Bota Sot"

Bota Sot: Z. President, nė Forumin e sivjemė Ndėrkombėtar tė Crans-Montana-s ju prezentuan si President i Kosovės. A mund tė na thoni shkurtimisht pėr fillim tė bisedės sonė rreth qėllimit tė pjesėmarrjes suaj nė kėtė samit botėror ?

Dr. Rugova: Ju, siē e dini, edhe herave tjera kam pėrcjellur punimet e Forumit tė Crans-Montana-s dhe, pėr dallim nga vitet tjera, ky forum kėtė vit ishte edhe jubilar, ishte pra dhjetėvjetori i aktiviteteve tė kėtij forumi, i cili kishte dhėnė kontributin e vet nė inaugurimin e proceseve tė reja demokratike dhe nė zgjerimin e konceptit tė saj. Demokraci nuk mund tė nėnkuptojmė vetėm zgjedhjet, por edhe ēėshtjet ekonomike, kooperimit tė jetės sociale,me njė fjalė njė ndihmesė pėr rajonin dhe mbarė Evropėn Juglindore.

Bota Sot: Zoti Rugova, diskutimi i juaj para pjesėmarrėsve tė samitit nga tė pranishmit u mirėprit me duartrokitje frenetike. Mund tė na veēoni disa aspekte nga fjalimi juaj ?

Dr. Rugova: Nė seancėn e dytė tė Forumit tė Crans-Montana-s, qė iu kushtua kryesisht Kosovės, ku morėn pjesė edhe burra shtetesh dhe personalitete tjera tė njohura botėrore, diksutimi im qe pėrqėndruar kryesisht nė zhvillimet e fundit nė Kosovė dhe nė rolin e faktorit ndėrkombėtar nė vėnien e paqes nė Kosovė me rastin e prezencės sė trupave tė NATO-s nė rajon. Instalimi i trupave tė NATO-s dhe i KFOR-it nė Kosovė ėshtė njė lajm i mirė pėr ardhmėrinė e Kosovės, ndėrsa administrata civile hap perspektiva tė reja. Gjithashtu, u pėrqėndrova nė rindėrtimin e Kosovės, rindėrtim ky politik, demokratik, ekonomik, social e fizik, sepse, siē e dini, Kosova ka pėsuar shkatėrrime tė mėdha. Ēėshtja tjetėr ėshtė se, nė fazėn kalimtare, duhet t'i tregojmė botės se ne dimė dhe mund tė mbajmė shtet, tė cilėn gjė e kemi dėshmuar qe dhjetė vjet.

Bota Sot: Zoti Rugova, kėtu desha tė ndėrlidhem, se Ju pėr gati njė dekadė keni kėrkuar qė Kosova tė vihet nėn protektorat ndėrkombėtar. Kėrkesa juaj u realizua, po tash shqiptarėt ēfarė i pret?

Dr. Rugova: Prania e trupave paqeruajtėse ndėrkombėtare nė Kosovė (nė fakt Kosova ėshtė vėnė nėn protektorat ndėrkombėtar) ishte njė kėrkesė e kahershme jo vetėm e institucioneve kosovare por e mbarė popullatės civile pėr t'u mbrojtur nga njė regjim i egėr fashist i udhėhequr nga Millosheviqi. Institucionet dhe popullatėn e Kosovės tash i pret qė tė punojnė, qė tė ndihmojmė tė gjithė bashkarisht trupat e NATO-s, OKB-nė, tė ndihmojnė administratėn civile, tė organizojmė zgjedhjet e reja dhe tė angazhohemi tė gjithė bashkėrisht tė jemi racionalė dhe seriozė nė vendosjen e ardhmėrisė sė Kosovės, tė ndihmojmė pėrfaqėsuesit e organizatave ndėrkombėtare tė cilat gjenden nė Kosovė pėr tė ndihmuar popullatėn e vuajtur kosovare. Angazhimet tona dhe obligimet ndaj faktorit ndėrkombėtar nė Kosovė duhet tė jenė me pėrgjegjėsi duke dėshmuar para tyre se jemi tė aftė tė mbajmė shtet, duke realizuar kėshtu nė praktikė pavarėsinė e Kosovės, sepse kjo ėshtė pėr interesat tona. Do tė shtoja se tė pranishmėve ua bėra tė qartė se pretendimet e insitucioneve kosovare vazhdimisht kanė qenė dhe janė qė Kosova tė posedojė statusin e shtetit tė pavarur, por jo njė separatizėm i stilit klasik. Pėrkundrazi, synimi ynė ėshtė Kosova e lirė dhe demokratike e hapur me tė gjithė dhe e drejtuar kah Evropa, natyrisht duke respektuar tė drejtat e tė gjithė qytetarėve tė Kosovės, pavarėsisht nga pėrcaktimi nacional, konfesional apo ideologjik. Njoftuam pėrcaktimet tona pėr pavarėsi, nė tė cilėn rrugė Kosova tashmė ka hyrė, duke i dhėnė pėrparėsi rikonstruimit tė saj. Sot Ballkani i nxehtė dhe bashkėsia ndėrkombėtare, sidomos Evropa Juglindore, ka nevojė pėr demilitarizim total dhe tė integrohet nė familjen e shoqėrive tė civilizuar duke respektuar njėri-tjetrin dhe tė mbizotėrojė toleranca. Nė tėrėsi, do tė thoja se, Forumi i sivjemė kishte nė fokus Kosovėn dhe ardhmėrinė e saj. Rugova1.jpg (20612 Byte)

Bota Sot: Sivjet, pėr herė tė parė, Forumi Ndėrkombėtar ju ndau shpėrblimin e vet jubilar "Ēmimi i Fondacionit 1999" pėr rolin dhe kontributin tuaj pėr paqe dhe liri tė popullit shqiptar tė Kosovės. Ēfarė domethėnie ka shpėrblimi i Crans-Montana-s pėr ju dhe Kosovėn, Z. President ?

Dr. Rugova: Natyrisht ishte njė gėzim dhe lajm i mirė pėr mua personalisht, njėkohėsisht edhe njė lajm i mirė pėr popullin e Kosovės, lajm ky i dytė pas atij tė vendosjes sė trupave tė NATO-s nė Kosovė dhe kthimit tė popullatės kosovare nė shtėpitė e veta. Shpėrblimi nė fjalė i Crans Montana-s kishte edhe vlerėn e vet sepse ai i jepet Kosovės nė cilėsinė e Presidenti tė Republikės, qė nė fakt ka domethėnien e vet se bashkėsia ndėrkombėtare po i afrohet njohjes sė vullnetit tė popullit shqiptar tė Kosovės pėr tė jetuar i lirė dhe nė demokraci, i pavarur nga regjimi i diktatorit tė Milloshevqit, pėr ruajtjen e rendit demokratik dhe ruajtjes sė institucioneve tė shtetit tė Kosovės tė themeluara nga vitet e 90-ta. Me njė fjalė ishte ky njė shpėrblim shenjė pėr mirėnjohjen e strukuturave tė vendit tonė dhe sakrificės sė popullit tė Kosovės pėr tė jetuar i lirė.

Bota Sot: Javėve tė fundit, qė nga dalja Juaj nga rrethimi serb policor, krahas aktiviteti tė dendur nė perėndim kishit njė sėrė kontaktesh edhe me shqiptarėt jashtė vendit, sidomos me refugjatėt kosovarė. Por, popullata shqiptare ju pret me padurim nė Kosovė, kur do tė gjendeni nė Prishtinė nė mesin e popullit ?

Dr. Rugova: Po, gjithsesi dhe atė shumė shpejt do tė gjendem nė Prishtinė. Kthimi im nė Kosovė tash mund tė numėrohet me ditė derisa tė rregullohen disa probleme tė vogla dhe aktiviteti i natyrės teknike dhe tė jepet shenja e gjelbėrt pėr tė shkuar nė Kosovė pėr rifillimin e organizimit tė jetės politike dhe ekonomike nė Kosovė. Besoj se, gjatė kėsaj jave, do tė gjendem nė Prishtinė. Kthimi im nė Kosovė ėshtė vetėm ēėshtje orėsh dhe deri tash ky abstenim ka qenė vetėm pėr shkak tė njė sėrė aktivitetesh ndėrkombėtare dhe prezencės nė Forumin Ndėrkombėtar tė Crans-Montana-s nė Zvicėr, ku isha i ftuar.

Bota Sot: Mosprania Juaj nė Prishtinė gjatė kohės sė vizitės sė katėr ministrave tė vendeve evropiane, sikur ishte pretekst nga disa mediume tė ngrisin pluhur dhe tė komentohet nė mėnyra tė ndryshme, edhepse Sekretari Britanik, Robin Cook, abstenimin tuaj e arsyetoi me faktin se keni qenė i zėnė me aktivitet diplomatik nė perėndim. Atėherė, Zoti Rugova, a mendoni se ishte e domosdoshme tė ishit nė atė kohė nė Prishtinė pėr tė pritur ministrat evropianė ?

Dr. Rugova: Tamam puna pėr Kosovėn, nėse vetėm unė tė jem tė pres apo tė pėrcjell njerėz, diplomatė. Shyqyr Zotit Kosova ka dhe do tė ketė njerėz pėr kėso formalitete. E di se ėshtė ndier mungesa, por besoj se sikur ministrat evropianė, ashtu edhe populli shqiptar, mė ka kuptuar pėr shkak tė disa obligimeve nė perėndim. Edhe Z. Cook ėshtė deklaruar mirė pėr mospraninė time nė Prishtinė pėr shkak tė, siē ėshtė shprehur, punėve tė mia qė kisha jashtė vendit. Besoj se mjaft e rėndėsishme ishte vizita e ministrave nė Kosovė dhe t'i shohė populli, tė njoftohen me realitetin kosovar dhe terrorin serb.

Bota Sot: Zoti President, kur ėshtė fjala rreth aktivitetit tuaj diplomatik nė perendim, gjatė qėndrimit treditor kėtu nė Crans-Montana, sigurisht, zhvilluat takime me personalitete tė ndryshme botėrore. Kė takuat dhe ēfarė biseduat me ta ?

Dr. Rugova: Punimet e forumit tė Crans-Montana-s i pėrcollėm bashkarisht shumė personalitete botėre, burra shtetesh, pėrfaqėsues tė NATO-s, tė Kombeve tė Bashkuara, Bashkimit Evropian, OSBE-sė etj. Gjatė kėtyre ditėve takova Ambasadorin Amerikan Hill, tė dėrguarin e presidentit Klinton Jesi Jekson, shefin e diplomacisė zvicerane Diess, Zėdhėnėsin e Aleancės, Jamie Shea, Presidentin Boshnjak Izetbegoviq, Presidentin Maqedon Gligorov etj. Me tė gjithė kėta biseduam mbi zhvillimet mė tė reja nė Kosovė, duke i dhėnė pėrkrahje tė parezervė riatdhesimit tė popullatės shqiptare tė dėbuar muajve tė fundit me dhunė nga shtėpitė e tyre nga forcat serbe, rikonstruimit tė Kosovės, instalimit tė insitucioneve demokratike dhe bashkėpunimit tė ardhshėm tė Prishtinės zyrtare me vendet fqinje. Edhe mė madhėshtore ishte prania e pozitės dhe opozitės nga Shqipėria nė punimet e sivjeme tė forumit tė Crans-Montana. Kishim njė takim vėllazėror me ish-presidentin e Shqipėrsė Dr. Sali Berishėn, pastaj me ministrin Milo etj. Falėnderova Milon pėr mirėpritjen e mijėra njerėzve tanė nė Shqipėri dhe bujarinė e tyre qė i ofruan kosovarėve. Njėkohėsisht, tash e tutje, do tė zhvillojmė njė bashkėpunim mė tė dendur mes Tiranės dhe Prishtinės me krijimin e njė klime tė re nė Kosovė. Natyrisht zhvilluam takime dhe biseda edhe me aktivistė e bashkatdhetarė qė veprojnė dhe punojnė pėrkohėsisht nė Zvicėr.

Bota Sot: Zoti President, para pak ēastesh kisha njė takim me Ambasadorin e SHBA-ve, Z. Hill dhe Z. Shea rreth ardhmėrisė sė UĒK-sė. Ata njėzėri mė thanė se liderėt e saj paskan pranuar qė njė pjesė tė shndėrrohen nė parti politike dhe njė pjesė tjetėr nė polici lokale. Si i komentoni kėto dhe ku do tė jetė nesėr UĒK-ja, e cila luajti njė rol tė pakontestueshėm nė stabilitetin e rajonit ?

Dr. Rugova: Ardhmėrinė e UĒK-sė e shpjegon qartė edhe marrėveshja e Konferencės sė Rambujesė, qė ajo tė transformohet nė njė parti dhe nė polici kosovare, siē janė prononcuar edhe pėrfaqėsuesi amerikan dhe ai i NATO-s, Z. Hill dhe Z. Shea. Mė konkretisht, krah pėr krah me UĒK-nė ka luftuar bashkarisht e mbarė popullata civile me uniformė e pa uniformė kundėr agresorit serb. Po e pėrsėris se transformimi i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės nė forcė nė favor tė mbrojtjes sė Kosovės do tė japė mundėsi pėr krijimin e njė force poashtu nacionale tė Kosovės.

Intervistoi: Nefail MALIQI

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu