|
Tiranė, 8
qershor
Intervistė
e Milazim Krasniqit sekretar i Sektorit pėr Informim nė Kryesinė e LDK-sė
dhe anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė kėsaj partie, dhėnė
televizionit shqiptar
- Zoti Miliazim, cili ėshtė pozicioni i LDK-sė dhe sa e pėrkrah
ajo Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės nė luftėn e saj tė drejtė pėr
ēlirimin e Kosovės?
- Milazim
Krasniqi:
Programi i LDK-sė angazhohet pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nga kjo pikėpamje
ėshtė e detyrueshme qė tė pėrkrahet ēdo faktor politik dhe ushtarak
qė punon dhe lufton pėr pavarėsinė e Kosovės, prandaj nga kjo pikėpamje
LDK-ja e pėrkrah Ushtrinė Ēlirimtare tė Kosovės qė ėshtė projekti
mė i madh ēlirimtar i popullit tė Kosovės nė historinė e tij dhe ne
kemi bėrė edhe deklaratė tė veēantė pėr kėtė, ku kemi ftuar anėtarėsinė
tonė dhe njerėzit tanė, qė me tė gjitha mjetet ta pėrkrahin luftėn
e drejtė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
-
- Mirėpo si duket kjo po heshtet nga disa individė, derisa
para dy muajsh LDK-ja nuk mund tė mendohej pa Rugovėn, tani si duket
ajo e ka vėshtėirė tė ecėn pėrpara me tė ?
- Milazim
Krasniqi: Unė
shpresoj pėr njė bashkėpunim tė organeve legjitime tė saj, sepse ne kėtė
periudhė ka pasur disa tendenca tė inaugurimit tė voluntarizmit politik
nga njerėz qė kanė dashur qė tė vetėshpallen si udhėheqės tė
LDK-sė dhe them se sė shpejti shumė gjėra do tė sqarohėn, por mbetet
kjo komponentė themelore se LDK-ja do tė pėrkrah luftėn dhe do tė
marrė pjesė me gjithė kontributin e saj pėr kthimin nė Kosovė, pėr
bashkpunimin me faktorėt politikė dhe ushtarakė dhe me Bashkėsinė Ndėrkombėtare.
-
- Kėto ditė nė Tiranė ėshtė mbajtur njė takim i anėtarėve
tė Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė. Ēfarė u bisedua nė kėtė
takim dhe si i keni vlerėsuar ju sjelljet e z. Rugova nė momentitn
aktual?
- Milazim
Krasniqi:
Ishte takimi i dytė qė bėmė sepse kishim edhe njė tjetėr nė Tetovė.
Ėshtė pėrpjeka qė tė finalizohet puna e Kėshillit tė Pėrgjithshėm,
si organi mė i lartė i partisė. Kėrkesė e pėrgjithshme ka qenė qė
kryetari Rugova tė vijė nė Shqipėri, qė gjithashtu tė bėhėt njė
punė mė e madhe nė drejtim tė bashkėpunimit e tė unifikimit tė
faktorit politik dhe ushtarak, nė pajtim me marrėveshjen e arritur nė
Rambuje nga kėta tre faktorė. Ėshtė bėrė edhe njė afatizim, njė kėrkesė
ėshtė qė deri (mė sė largu) mė 20 qershor tė mblidhet nė pėrbėrje
tė vetė Kėshilli i Pėrgjithshėm dhe tė mirret qėndrim definitiv,
lidhur me qendrimet e pėrbashkta lidhur me Kėshillin e Sigurisė Kombėtare
dhe ēėshtje tė tilla qė janė akute dhe vėrtetė nuk presin kohė,
por kėrkojnė zgjidhje tė shpejtė.
-
- Pse LDK-ja nuk merr pjesė nė Qeverinė e Pėrkohshme tė
Kosovės dhe ku janė pasojat e mospjesėmarrjes?
- Milazim
Krasniqi:
Problemi themelor ėshtė, se ne vazhdojmė tė sillemi me disa
mentalitete tė vjetra, ndėrsa realiteti ka ndryshuar tėrėsisht. Kosova
nuk ėshtė mė ajo qė ka qenė, sepse ėshtė shkatėrruar edhe nė
planin demografik, ekonomik dhe nė tė gjitha planet e tjera, prandaj
tash kėrkohet njė bashkėpunim shumė mė i fuqishėm dhe unė mendojė
se edhe po tė mos ekzistonte ajo marrėveshje e arritur nė Rambuje, ndėrmjet
faktorėve politik dhe ushtarakė, ajo do tė duhej tė shpikej, nė mėnyrė
qė tė koncentroheshin tė gjitha potencialet tona politike, ushtarake e
ekonomike pėr tė fuqizuar luftėn e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės
dhe pėr tė motivuar popullin tonė, qė nesėr kur tė krijohen
rrethanat tė kthehemi nė Kosovė. Prandaj, nga kjo pikėpamje,
hezitimet, shtyrjet dhe abstenimet vėrtetė e dėmtojnė edhe LDK-nė vetė
dhe e dėmtojnė lidhjen tonė nė pėrgjithėsi.
-
- Pse Rugova nuk erdhi nė Tiranė pėr tu takuar me
Kryeministrin Thaēi dhe a mendoni se ai sonte do tė takohet, nė Bon,
me tė, dhe akademik Rexhep Qosjen por me ndėrmjetėsimin e znj.
Ollbrajt?
- Milazim
Krasniqi: Nga
pikėpamja e LDK-sė ėshtė e domosdoshme ardhja e kryetarit Rugova, nė
Tiranė, takimi me gjithė njerėzit qė pėrbėjnė politikėn shqiptare,
sikundėr edhe takimi me popullin tonė sepse sikundėr dihet ne kemi sė
paku njė tė katėrtėn e popullit kėtu. Dhe Shqipėria nė fakt ėshtė
njė faktor jashtėzakonisht i rėndėsishėm pėr luftėn qė bėhėt pėr
Kosovės, prandaj nga kjo pikėpamje, unė mendoj se do tė duhej tė
kishte jo vetėm ardhje nė kuptim e ardhjes e tė shkuarjes, por do tė
duhej tė pėrqendroheshin tė gjitha punėt kėtu. Sa i pėrket takimit pėr
tė cilin flisni nė fakt nuk kam informacione, e mund tė konsideroj se
ky ėshtė rast jashtzakonisht i mirė nėse znj. Ollbrajt, ka marrė njė
iniciativė tė tillė qė tė bėhėn kėto takime dhe jo vetėm takime
por qė tė arrihet njė marrėveshje, sepse ne jemi nė pikėn kritike,
ne nuk mund tė shkojmė mė tutje nėse nuk e kemi njė pėrfaqėsim tė
pėrbashkėt, tė unifikuar tė shqiptarėve tė Kosovės, sepse kėtė e
kėrkon edhe realiteti ynė, e kėrkon situata jonė, e kėrkon populli ynė,
sikundėr qė e kėrkojnė edhe miqėt tanė dhe pėrgjithėsisht Bashkėsia
Ndėrkombėtare.
|