LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 

Pavarėsia mbetet qėllimi ynė

Intervistė e Kryeministrit Bukoshi dhėnė tė pėrditshmes gjermane "Die Tages Zeitung"

Pas 8 vjet nė ekzil, pėr herė tė parė, jeni pėrsėri nė Kosovė. Si ndjeheni?

Mund ta paramendoni se sa i lehtėsuar jam. Kam pėrjetuar rrėzimin e Murit tė Berlinit. Gėzimi qė kėtu pėrjetohet, ndoshta, do tė mund tė krahasohej me tė. Njerėzit kėtu kanė vuajtur shumė.

Si kryeministėr nė ekzil jeni angazhuar gjithnjė pėr ndėrtimin e strukturave demokratike. Ju keni tėrhequr vėrejtjen qė, gjatė rezistencės, tė mos lihet anash ndėrtimi demokratik. Ēka do tė bėni tani pėr tė zbatuar idetė Tuaja?

Kam tė drejtėn qė me qeverinė time tė jem vetė aktiv kėtu nė Kosovė. Ne duam qė tė gjitha mjetet tona, edhe ato financiare, t'i vėmė nė dispozicion tė rindėrtimit. Bashkėsisė ndėrkombėtare i ofrojmė kooperim. Njerėzit tanė kanė ndėrtuar gjatė dhjetėvjeēarit tė fundit njė strukturė paralele ndaj shtetit serb, e cila tani mund tė shfrytėzohet pėr ngritjen e administratės nė komuna. Kemi pasur dy herė zgjedhje, ekziston njė strukturė legjitime demokratike, e cila tani mund ta ushtrojė mandatin e saj.

Tani ėshtė edhe njė qeveri e dytė, ajo e UĒK-sė. Hashim Thaēi formulon tė njėjtat qėllime sikur edhe Ju. A do vijė deri te njė kompromis?

E di se, pas ngjarjeve tė kėtij viti, hapėsira politike nė Kosovė ka ndryshuar. Se kush do ta qeverisė Kosovėn, kjo duhet tė pėrcaktohet nė zgjedhjet e ardhshme. Deri atėherė nuk dėshirojmė tė shpenzojmė energjitė nė ndeshje tė pafrytshme taborresh. Dėshirojmė njė kooperim tė ngushtė me bashkėsinė ndėrkombėtare pėr ndėrtimin e njė strukture demokratike, njė administrate dhe njė policie, tė cilat do t'i shėrbejnė njerėzve. Tė gjithė ata qė aty duan tė ndihmojnė dhe janė pėr kėtė tė kualifikuar janė tė mirėseardhur.

Pasi qė janė dy qeveri, duket sikur ekziston njė situatė konfuze. Si do t'ia sqaronit kėtė popullsisė?

Ne duhet tė zbatojmė mandatin tonė ekzistues, qeveria ime nuk ėshtė shkarkuar. Institucionet tona nuk janė ndėrkombėtarisht tė njohura, por ne jemi tė gatshėm pėr njė kooperim me bashkėsinė ndėrkombėtare. Shpresojmė se shqiptarėt e Kosovės do ta krijojnė njė platformė tė pėrbashkėt politike. Qeveria ime disponon, poashtu sikur qeveria e Thaēit, me formacione ushtarake brenda UĒK-sė, forcat tona ushtarake janė formuar nga ushtarakėt profesionistė, tė cilėt politikisht mbajnė njė pozitė neutrale. Veē kėsaj, kemi shkolluar forca policore. Pėr tė mos lejuar krijimin e vakuumit, bashkėsisė ndėrkombėtare i kemi ofruar bashkėpunim qė nga fillimi. Fatkeqėsisht oferta jonė nuk ėshtė shfrytėzuar.

Ju keni dashur tė ndėrtoni njė armatė tė rregullt tė Kosovės. Ē“mendoni tash pėr kėtė?

Qėllimi qė tė arrihet pavarėsia e vendit qėndron ende. Prandaj, nė tė ardhmen do tė duhet tė ketė edhe struktura ushtarake. Por, nė kooperim me bashkėsinė ndėrkombėtare, sė pari do tė pėrqėndrohemi nė qėllimet tona tė afėrta e ato janė ndėrtimi i administratės dhe i njė policie funksionale. Ne pėrkrahim marrėveshjen pėr demilitarizimin e UĒK-sė, por nuk duam qė sigurinė tonė ta shohim tė rrezikuar.

Tani pakica serbe po bie gjithnjė e mė tepėr nėn presion.

Pas gjithė asaj qė ka ndodhur, pas dėbimeve dhe vrasjeve, zemėrimi i popullit tonė ėshtė i kuptueshėm. Por, ne duhet tė kemi kujdes qė, sa mė shpejt qė ėshtė e mundshme, tė krijojmė siguri ligjore. Ndėrtimi i njė policie funksionale ju shėrben tė gjithėve, edhe serbėve edhe pakicave tė tjera.

Si qėndroni ndaj Presidentit Ibrahim Rugova?

Ne jemi angazhuar gjithnjė pėr struktura legale. Rugova ėshtė konfirmuar si president vitin e kaluar. Megjithatė, ne dėshirojmė njė aktivitet dhe prezencė mė tė madhe tė presidentit. Pastaj, mund tė fillojmė krijimin e njė platforme tė pėrbashkėt tė tė gjitha forcave politike. Anėtarėt e Lidhjes Demokratike tė Kosovės do tė angazhohen edhe mė tej dhe mbesin njė forcė politikisht e rėndėsishme.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu