LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:    

Nėse OKB kėtu dėshton, do tė jetė shumė e vėshtirė

Intervistė e Süddeutsche Zeitung me tė ngarkuarin e posaēėm tė Kombeve tė Bashkuara Bernard Kouchner rreth situatės nė Kosovė. Qė prej mesit tė korrikut francezi 59 vjeēar Bernard Kouchner ėshtė i ngarkuari i posaēėm i Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn. Pothuajse njė javė pas pėrfundimit tė sulmeve ajrore tė NATOs dhe dėrgimit tė trupave tė KFORit nė Kosovė, bashkėthemeluesi i "Mjekėve pas Kufi" dhe ish-ministri francez i shėndetsisė filloi si drejtues i misionit tė pėrkohshėm tė OKBsė (Unmik) ndėrtimin e adminisratės civile.

SZ: Kur filluat punėn pėrpara njė muaji ju thatė: "Kjo punė mund tė bėhet!" A jeni akoma i sigurt pėr kėtė?

Kouchner: Puna mund tė bėhet por jo me pakėnaqėsi fėmijėrore. Sigurisht qė kjo kėtu ėshtė njė luftė pėr pushtet, dhe pėr rindėrtim. Nė jemi tė ngadalshėm, bota ėshtė e ngadalshme, por ėshtė njė pėrparim i madh nė historinė e njerėzimit, tė mbrohen njerėzit pėrpara se tė vriten.

SZ: Njerėzit nė Kosovė megjithatė vazhdojnė tė dėbohen dhe tė vriten, e sidomos serbėt qė kanė ngelur. Mos e keni nėnvleftėsuar gadishmėrinė pėr hakmarrje dhe dhunė?

Kouchner: Nuk e prisja kėtė intensitet urrejtjeje qė ėshtė grumbulluar jo vetėm gjatė kėtyre dy muajve tė fundit tė tmerrshėm. Dhuna vjen nga shpirti hakmarrės i njerzve shtėpitė e tė cilėve janė djegur dhe tė cilėt duan tė kenė pėrsėri njė shtėpi. Por ajo vjen edhe nga banditėt dhe mafiozėt.

SZ:Dhe nga UĒK-ja. Madje edhe tek "ministri i tyre i brendshėm" u gjetėn armė.

Kouchner:Unė di qė udhėheqja e UĒKsė, Thaēi dhe Ēeku nuk mbėshtesin intolerancėn. Nė emėr tė UĒKsė bėhen shumė gjėra tė shėmtura por drejtuesit e saj thonė se nuk kanė tė bėjnė fare me to.

SZ:Megjithatė Kfori ėshtė i mbingarkuar, dhe policia e Kombeve tė Bashkuara fillon vetėm tani nga puna.

Kouchner:Franca ankohet se unė jam shumė i ngadaltė. Por ajo nuk ka dėrguar as edhe njė polic tė vetėm. Sigurisht qė do tė kishim dashur mė shumė se 3,000 policė. Ndėrtesa nė atė kthesėn aty ėshtė sulmuar disa herė. Aty jetojnė 3 familje serbe dhe 17 anėtarė tė Kombeve tė Bashkuara. Policia dhe Kfori nuk mund tė jenė nė ēdo qoshe. Ne kemi bėrrė kėrkesė edhe pėr mė shumė ushtarė, 5,000 pritet akoma tė vijnė dhe atėherė do tė kemi 45,000. Siguria vazhdon tė ketė prioritet.

SZ:Si mendoni t'i kundėrviheni dalldisė nacionale?

Kouchner:Unė i kam bėrė thirrje popullsisė: pa ndihmėn e saj nuk mund tė arrij asnjė lloj tolerance. Duhet tė kėrkojmė konsensus pranė autoriteteve lokale, tė pėrcaktojnė ligje, tė emėrojmė gjykatės, tė nxisim debatin. Kemi nevojė pėr njė shoqėri tė hapur - vetėm njė numėr mė i madh policėsh dhe ushtarėsh nuk mjaftojnė. Demokracia ėshtė luftėtari mė i mirė kundėr nacionalizmit.

SZ:Nė Mitrovicė demonstrohet dhe bėhen provokime nė njė urė - shqiptarėt nė jug dhe serbėt nė veri. A ėshtė Mitrovica njė qytet i ndarė?

Kouchner:Kemi rėnė dakort qė ēdo ditė tė kthehen 25 familje nė banesat e tyre. Trepēėn (fabrika mė e rėndėsishme e Kosovės) do t'a vendosim nėn administratėn e Kombeve tė Bashkuara dhe do tė pėrpiqemi tė rikthejmė punėtorėt. Beiruti ishte njė qytet i ndarė por jo Mitrovica.

SZ:E megjithatė Kfori dhe Kombet e Bashkuara pėrfundojnė vazhdimisht nė mes tė fronteve.

Kouchner:Njėra palė thotė se ne mbrojmė serbėt, ndėrsa pala tjetėr thotė se mbrojtja jonė ėshtė e pamjaftueshme. Atėherė ēfarė? Njerėzit nuk kanė qenė asnjėherė tė kėnaqur me praninė ndėrkombėtare. Nė vendin tonė ka ndodhur e njėjta gjė: pas rreth dy muajve amerikanėt, kanadezėt dhe britanikėt fajėsoheshin tė ishin njė forcė pushtuese. Egziston njė kėshill i pėrkohshėm i Kosovės, dhe ne do tė delegojmė pushtetin egzekutiv. Hap pas hapi, kjo ėshtė oferta ime.

SZ:Ēfarė ėshtė Kosova - njė protektorat?

Kouchner: Rezoluta 1244 e Kombeve tė Bashkuara ėshtė e lehtė pėr t'u lexuar. Kosova bėn pjesė akoma nė Federatėn jugosllave, ne duhet tė ngremė njė vetėadministrim dhe tė krijojmė kushtet pėr zgjedhje tė reja dhe pėr demokraci. Tė tjerat do tė shihen mė vonė. I gjithė rajoni do tė lėvizė.

SZ:Shqiptarėt nė Kosovė duan t'i afrohen pavarėsisė.

Kouchner:Ne jemi pėrgjegjės pėr rezolutėn 1244. Unė e ndiej se njerėzit para sė gjithash kėrkojnė dinjitet. Ata nuk duan tė kolonializohen. Por ata nuk duhet tė jenė tė padururar. Nėse gjėrat pėrkeqėsohen me kėrcėnime madje edhe ndaj grave tė moshuara, atėherė simpatia e botės do tė kthehet nė antipati.

SZ:UĒK-ja rrėmben pushetin aty ku mund ta marrė.

Kouchner:Kjo ėshtė normale. Ata kanė luftuar dhe kanė flijuar jetėn e tyre. Kur nė Francė erdhėn amerikanėt, edhe rezistenca ndaj nazistėve ka pushtuar bashki. Ne punojmė shumė pėr transformimin e UĒKsė. Nuk ėshtė UĒKja ajo qė mė shqetėson.

SZ:Nėse ju do tė ishit njė serb i pafajshėm, a do tė qėndronit nė Kosovė?

Kouchner: Vėshtirė tė thuhet. Nėse ne nuk mund t'i mbrojmė ata mė mirė, atėherė duhet tė bėjmė diēka tjetėr. Nėse do tė na duhej t'i largonim njerėzit atėherė kjo do tė pėrbėnte njė sukses pėr pastrimin etnik.

SZ:A ėshtė ky misioni mė i vėshtirė i Kombeve tė Bashkuara?

Kouchner:Pėr herė tė parė, pa marrė parasysh sovranitetin e shtetit, u kryen bombardime pėr tė mbrojtur njė minorancė. Ne duhet t'ia dalim mbanė nė Kosovė. Nėse Kombet e Bashkuara kėtu do tė dėshtojnė ateherė gjėrat do bėhen tė vėshtira. Jo vetėm pėr Kombet e Bashkuara por pėr gjithė botėn. 

 

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu