|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Intervistoi Adelheid Feilcke Tiemann. Zoti Gjeneral, ju jeni gjermani i parė, i cili qe nga lufta e parė botėrore, u vendos nė krye tė njė organizate ndėrkombėtare kaq tė rėndėsishme dhe prominente ushtarake. Ēfare domethėnje ka pėr ju pėrsonalisht ky post? Fillimisht kjo ėshtė pėr mua njė sfidė e madhe. Njė gėzim pėr aprovimin e Nato-s qė unė tė ngarkohesha me kėtė punė. Mirėpo pėr mua, si gjerman, ky post ka njė rėndėsi tė veēantė, duke patur parasysh qė gjatė kėtij shekuli trupat gjermane kanė qenė dy herė nė kėtė rajon jo si miq, por si pushtues. Kėsaj radhe ne kemi ardhur pėr tė ndihmuar nė rindėrtim dhe unė jam shumė i lumtur qe i pėrkas njė brezi, i cili ka ardhur me qellime absolutisht paqėsore. Problemet janė tė shumėllojshme. Cilat kanė pėr ju momentalisht prioritet absolut? Ne kemi tri detyra thelbėsore pėr tė kryer: Njėra ėshtė garantimi i sigurisė absolute tė popullsisė sė kėtushme pavarėsisht nga kombėsia, serbe, shqiptare apo ndonjė pakicė kombėtare. Ky ėshtė parakusht pėr realizimin e detyrės sė dytė: sė bashku me KB tė krijojmė njė adminsitatė, e cila do t'i mundėsonte kėtij vendi funksionimin normal. Veē kėsaj, jemi duke bėrė pėrpjekje qė tė ndihmojmė sa mė shumė rregullimin deri nė fillim tė dimrit tė shtėpive tė shkatėrruara. Mirėpo, pėrveē kėtyre problemeve ju keni tė bėni edhe me ēeshtjen e barrikadave si edhe situatėn e tensionuar nė Mitrovicė e Rahovec. Cilat janė projektet konkrete nė kėtė drejtim dhe si do tė zgjidhen ato konkretisht? Gjatė kėsaj javė nė Rahovec kemi zhvilluar bisedime, tė cilat na sollėn deri diku pėrpara. Kėto janė vetėm hapa tė vogla, por, sipas medimit tim, edhe hapat e vogla tė shpien pėrpara. Nuk mund tė ndodhin ēudira. Na jepni ca kohė, para sė gjithash, mė jepni mua ca kohė si i ri qė jam, derisa tė kem arritur tė fus idetė e mia nė programe. Paraardhėsi juaj erdhi nė njė situatė krejtėsisht tjetėr. Veēanėrisht, pėrsa i pėrket UCK-sė dhe strukturave shqiptare. Sot kemi tė bėjmė me Korpusin Mbrojtės tė Kosovės dhe, siē dihet, ekzistojnė akoma probleme tė pazgjidhura veēanėrisht lidhur me pėrkufizimin e detyrave tė kėsaj organizate. Si e pėrfytroni bashkėpunimin tuaj me kėto trupa? Filllimisht e rėndėsishme ėshtė qė kjo organizatė nuk do tė jetė ushtarake, por civile. Nga ana tjetrėr, nuk mund tė pritet qė njė orgnizatė ushtarake tė shndėrrohet nė njė civile brenda javės. Kjo do kohė. Unė sapo bėra bisedimet paraprake me Ēekun, bisedime tė cilat do tė intensifikohen edhe mė tej. Jam absolutisht i bindur, se nga organizata ushtarake qė ka luftuar deri tani pėr kėtė vend, do tė krijohet njė organizatė civile. Detyrė e saj do tė jetė rindėrtimi i vendit. D.m.th., nuk do tė ketė struktura mbrojtėse dhe akademi ushtarake, siē kėrkohet pa ndėrprerje nga shqiptarėt? Nė Kosovė ekziston njė forcė mbrojtėse. Kjo ėshtė KFOR-i dhe kjo mjafton. Aktualisht KFOR po merret me njė sėrė detyrash, tė cilat po kalojnė nė dorė tė UNMIK-ut. Si mund tė pėrshpejtohet ky proces, i cili po zgjat mė tepėr se ē'ishte menduar? OKB-ja nuk posedon njė polici tė vetėn, pėr kėtė OKB-sė i duhet t'i drejtohet kombeve. Ata duhet t'i gjejnė policėt. Ne na vijnė ēdo javė nga 200 policė. Besoj, se deri tani numri i policiėve ka arritur aty tek 1600-shi. Ne duam tė kemi mbi 3000. Zoti Kouchner ka propozuar qė tė jenė 6000, le tė shohim se sa do tė mund tė mbledhim. Ky ėshtė njėri hap. Hapi tjetėr ėshtė akademia policore, e cila ka filluar tė shkollojė studentėt e parė. Aty marrin pjesė fatmirėsisht edhe studentė serbė. Shpresojmė, qė prej andej tė dalin policė vendas, tė cilėt e njohin mė mirė terrenin dhe qė do tė jenė nė gjendje ta marrin vetė nė dorė pėr njė kohė tė gjatė historinė e policisė nė vend. Zoti Gjeneral, aktualisht vihen re zhvillime tė ndryshme nė sektorėt e KFOR-it nė Kosovė. Veēanėrisht po lavdėrohet sektori gjerman. A e shihni kėtė si shans apo rrezik? Sepse, nuk ka se si tė pranohet, qė Kosova tė ndahet nė 5 sektorė tė cilėt ndryshojnė rrėnjėsisht nga njėri tjetri. Shihni, gjatė ditėve tė fundit i kam vizituar tė 5 sektorėt. Situata dallon nga njėri sektor nė tjetrin. Aty, ku ekziston konfrontim i drejtpėrdrejtė ndėrmjet grupeve etnike, gjendja ėshtė sigurisht mė e vėshtirė se sa nė zonat ku ka vetėm serbė apo vetėm shqiptarė. Unė gėzohem kur dėgjoj qė ushtarėt gjermanė lavdėrohen. Por si ushtar gjerman unė duhet ta theksoj, se kam parė me shumė, shumė simpati se ē'ėshtė arritur nė sektorėt e tjerė. Ajo qė kanė arritur amerikanėt, italianėt, ndihma humanitare qė po japin momentalisht anglezėt, planet e francezėve. Besoj, se nė kėtė drejtim nuk mund tė nxjerrėsh ndonjė komb nė vendin e parė, aq mė tepėr kur, siē e dini edhe ju, kėta sektorė udhėhiqen nga brigada tė njė kombi tė caktuar, por nė to marrin pjesė 5, 6, 7 kombe tė ndryshme. Aty nuk punojnė vetėm gjermanėt, por edhe turqit, austriakėt, hollandezėt e tė tjerė. Kjo duhet parė si punė e pėrbashkėt. Zoti Gjeneral, meqė ne po bėjmė njė intervistė, e cila do tė transmetohet nė gjuhėt e rajonit. Detyra juaj ėshtė e qartė: njė Kosovė multi-etnike e demokratizuar. Cila ėshtė dėshira apo apeli juaj drejtuar popullsisė vendase? Dėshira mė e madhe ėshtė tė mos shihet vetėm prapa dhe tė mos llogariten vetėm tė keqiat qė kanė ndodhur. Ėshtė e rėndėsishme qė ky vend i vogėl, ky vend i ri pėr nga mosha mesatare popullsisė ta shfrytėzojė rastin pėr t'u rimėkėmbur. Pėr tė krijuar mundėsi pune dhe pėr t'u bėrė i pavarur. Ta drejtojė shikimin pėrpara, sepse do tė jetė e nevojshme qė paragjykimet tė lihen mėnjanė nė mėnyrė tė vetėdijshme pėr tė kėrkuar mė shumė tė pėrbashkėtėn e sė ardhmes. Vetėm kėshtu ne da t'ia dalim mbanė. Ne jemi tė gatshėm pėr tė dhėnė nė kėtė drejtim ndihmesėn tonė maksimale. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes