LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:                           Kjo faqe ėshtė vizituar:  FreeCounter by http://www.eurocounter.com

 
Mund tė flitet pėr njė pėrgjegjėsi kolektive tė popullit serb
Pjesa e parė:
Intervistė e Ismail Kadaresė, dhėnė „Tageszeitung" tė Berlinit


Taz:Ju flisni pėr njė pėrgjegjėsi kolektive tė serbėve, nė dėbimin dhe vrasjen e shqiptarėve tė Kosovės?

Ismail Kadare: Nė Serbi nuk ka zėra kundėr kėtyre krimeve, tė cilat po bėhen qė prej dhjetė vitesh. Opinioni publik pajtohet me to. Gazetarėt pėrendimor, qė janė tė akredituar nė Beograd, e dijnė se si gėzohen njerėzit atje kur raportohet pėr deportime dhe masakra. Pėr kėto tė ashtuquajtura „fitore tė policisė serbe mbi shqiptarėt" njerėzit pijnė shampanjė. Unė besoj se pėrballė njė qėndrimi tė tillė jonjerėzor tė njė pjese tė madhe tė popullsisė serbe, mund tė flitet pėr njė pėrgjegjėsi  kolektive.

Taz: Ku i shihni Ju rrėnjėt e kėtyre krimeve, tė cilat po bėhen aktualisht nė Kosovė?

Ismail Kadare: Kjo ėshtė njė urrejtje e pashėrueshme, rrėnjėt e sė cilės shkojnė thellė. Njė urrejtje e tillė nuk ėshtė rezultat i njė politike tė caktuar, e rezonit shtetėror. Arsyet e kėsaj urrejtjeje tė sėmurė duhet kėrkuar nė historinė e errrėt tė Ballkanit, nė pesė, gjashtė shekujt e okupacionit otoman.
Atėherė jetonin popuj tė ndryshėm, secili pėr vete, nė njė vetmi tė krahasueshme. Mirėpo, nė tė njejtėn kohė kishte njė gjelozi tė pasionuar pėr njeri-tjetrin: fatkeqėsia e popullit shqiptar konsiston nė atė se ai gėzonte disa favore: pozita tė rėndėsishme si p.sh. atė tė njė guverneri, gjenerali apo tė ministrave i zinin shqiptarėt, grekėt apo hebrenjtė. Dhe, kishte popuj tė cilėve kėto favore nuk iu kishin rėnė hise, nė mesin e tyre ishin serbėt. Serbėt u poshtruam mė shumė se tė tjerėt. Nė shekuj te ta rritej pezmi pėr kėtė. Njė afsh hakmarrės ishte mbledhur, i cili megjithatė nuk mundi tė zbrazej mbi perandorinė, ngase ajo qysh prej kohėsh ishte nė tėrheqje. Ata gjetėn dikė tjetėr: shqiptarėt, kroatėt, boshnjakėt. Pėr serbėt ishin shqiptarėt si tė thuash sundimtarėt e Ballkanit, ēka natyrisht nuk ėshtė ashtu. Kjo etje pėr hakmarrje ėshtė kultivuar nė njė mėnyrė kriminele nga njė propagandė qė zgjati decenie me rradhė nė Serbi

Taz: A mund tė pėrmendni shembuj pėr njė propagandė tė tillė?

Ismail Kadare: Historianė, anėtarė akademie dhe politikanė e kanė shkruar krejt hapur se si duhet zhdukur shqiptarėt dhe, ē’ėshtė e vėrteta, jo vetėm njerėzit nė Kosovė, por edhe ata nė Shqipėri. Pėr shembull presidenti i Akademisė Serbe tė Shkencave, Ēubrilovic: ai kishte pėrgatitur njė fjalim tė gjatė prej 40 faqesh mė 1937 me titullin: „Si duhet dėbuar shqiptarėt".
 
Ai i ka pėrshkruar nė mėnyrė tė detajuar si tė pėrdoret policia dhe ushtria, si tė digjen shtėpitė dhe si tė bėhen masakrat, tė zhduken dokumentat e identitetit-tė gjitha qė po ndodhin sot! Regjimi i sotėm i ėshtė kthyer doktrinave dhe teorive tė vjetra.

Taz: Historiani amerikan Daniel Goldhagen mendon se duhet patjetėr qė Serbia, si dikur Gjermania e Hitlerit, tė mundet ushtarakisht, tė pushtohet dhe tė riedukohet. A pajtoheni Ju me tė?

Ismail Kadare: Gjithsesi, njė pjesė e Ballkanit ka nevojė pėr njė riedukim. Serbėt kanė bėrė diēka qė, madje, edhe nė kėtė shekull nuk ka ndodhur aq shpesh. Deportime, masakra, fėmijėt janė vrarė nė sytė e prindėrve tė tyre. Gratė dhe vajzat janė dhunuar para syve tė familjeve tė tyre. Kjo peshon pamatshėm rėndė. Kėtė , njerėzit nė Ballkan nuk do ta harrojnė nė njėmijė vjetėt e ardhshme.
 
Merreni me mend: dhunimi e vajzave 17 vjeēare, e grave 25 vjeēare para bashkshortėve tė tyre, njerėzve iu nxirren sytė, ata vriten-madje edhe nė shekullin tonė kjo nuk mund tė kuptohet. Diēka tė tillė nuk mund tė harrohet. Prandaj populli serb, i cili nuk proteston kundėr kėtyre, duhet patjetėr tė riedukohet. Serbėt kanė dėgjuar pėr kėto krime dhe ata bile kanė marrė pjesė nė kėtė gjakderdhje. Ende mė keq: kishte madje njė lloj ekstaze tė cilėn ata as qė e kanė fshehur. Flitet shumė pėr krimet e fashizmit: nė Ballkan kishte dy lloje: Italiane dhe Gjermane. Unė flas tani vetėm pėr Ballkanin, jo pėr atė qė ka ndodhur nė pjesėn tjetėr tė Evropės: Nė Ballkan madje edhe nėn pushtimin fashist rrallė ka pasur krime tė tilla.

Taz: A mund tė rivendoset paqja nė Kosovė pėr aq kohė sa Kosova t’i takojė Jugosllavisė?

Ismail Kadare: Jo. Unė mendoj se ėshtė iluzore tė mendohet se shqiptarėt e Kosovės, pas kėtyre pėrjetimeve tė tmerrshme, tė lejonin tė qeverisen pėrsėri nga xhelatėt dhe torturuesit e tyre. Kjo do tė ishte fyerje pėr moralin universal. Pėrveē kėsaj: pėrse duhet t’i bėhet kjo dhuratė e madhe Serbisė, e cila u dėshmua e padenj pėr tė qeverisur kėtė popull. Duhet tė gjindet patjetėr njė zgjidhje tjetėr.

Mė e mira do tė ishte njė protektorat ndėkombėtar mbi Kosovėn pėr nja pesė vjet. Pas kėsaj do tė ndodh shumė gjėra: njerėzit nė Ballkan janė ngopur me paqartėsi. Ata duan qė gjėrat tė ndryshojnė. Shumqka nga ajo qė tani duket tepėr e vėshtirė, do tė jetė shumė mė e lehtė pėr tu zgjidhur nė katėr apo pesė vitet e ardhshme. Ne tė gjithė atėherė do tė jemi mė gjakftohtė qė tė mund tė gjejmė njė zgjidhje racionale.
 
Pjesa e dytė:
 
 
Njė bisedė me Ismail Kadarenė, shkrimtarin mė tė famshėm tė Shqipėrisė: mbi nacionalizmin nė Europė, mbi shovinizmin nė Ballkan dhe mbi rrėmimin nė tė kaluarėn

Qershor, (Kosovapress)
Ismail Kadare, i lindur mė 1936 nė Gjirokastėr, ku erdhi nė kėtė botė edhe udhėheqėsi i mėhershėm i Shqipėrisė Enver Hoxha, ēmohet si kandidat pėr Nobel me romanet e tij „Gjenerali i ushtrisė sė vdekur" dhe „Kėshtjella" si dhe me „Tri kėngė zie pėr Kosovėn". Ky shkrimtar jeton nė Paris. Me tė bisedoi Jörg von Uthman.

Tagesspiegel: Naciolnalizmi nė Europė po zhduket. Armiq tė vjetėr si gjermanėt dhe francezėt, gjermanėt dhe polakėt janė pajtuar. Madje edhe nė Irlandėn e trazuar hapet rruga e mirėkuptimit mes katolikėve dhe protestantėve. Vetėm nė Ballkan vazhdon tė jetojė i pathyer. Si mund tė shpjegohet kjo?

Ismail Kadare: Ėshtė e madhe pėrpjekja qė Ballkani tė shihet si njė njėsi. Mirėpo kjo tablo ėshtė njė klishe. T’i fusėsh tė gjithė popujt e Ballkanit nė njė thes, ėshtė e pamoralshme dhe e pa drejtė. Grekėt, shqiptarėt, rumunėt,bullgarėt- asnjė prej kėtyre popujve nuk i ka sulmuar fqinjėt. Njė politikė agresive, shoviniste ushtron vetėm Serbia.
Vetėm nė Serbi mbėshtetet njė klasė politike kriminele nga pjesa dėrmuese e popullit.

Tagesspiegel: Pse pikėrisht nė Serbi shovinizmi ėshtė mbajtur?

Ismail Kadare: Nė mesin e popujve sllavė duan disa, nė asnjė mėnyrė tė gjithė, tė hakmerren pėr poshtrimet e sė kaluarės. Gjithashtu, serbėt janė poshtėruar. Kush do qė ta kuptojė Ballkanin, duhet domosdo ta ketė tė qartė se, ai, ka qenė pesė shekuj nėn sundimin e perandorisė osmane. Perandoria osmane ishte njė imperium kozmopolit.
 
Ėshtė sunduar sipas principit „divide et impera". Osmanėt etabluan njė kierarki, nė fundin e epėrm tė sė cilės ēuditėrisht nuk qėndronin turqit, por grekėt, shqiptarėt, hebrenjtė dhe armenėt. Ata qenė vezirė dhe zyrtarė udhėheqės. Serbėt, pėrkundrazi, janė nėnēmuar dhe nėnshtruar qėllimisht, ngase ata ēmoheshin si mėkėmbės tė armikut tė pėrbetuar: rusėve. Pėr kėtė ata hakmerren sot. Pėr privilegjet tė cilat i gėzuan shqiptarėt nėn osmanėt duhet qė ata tė vuajnė sot.

Tagesspiegel: Po shqiptarėt a nuk janė hakmarrė kundėr serbėve kur u ėshtė dhėnė mundėsia pėr kėtė, si p.sh. nėn pushtimin gjerman?

Ismail Kadare: Propagandė serbe! Natyrisht qė shqiptarėt mė parė e kanė pranuar pushtimin gjerman se atė serb, nė tė njėjtėn mėnyrė sikundėr qė bėnė edhe baltėt, ukrainasit dhe popujt kaukazianė, mė mirė pushtuesė gjermanė se sa rusė. Mirėpo qė tė hakmerren nė serbėt, shqiptarėt pėr kėtė s’kanė pasur aspak mundėsi. Sot, serbėt flasin se ata i kanė shpėtuar hebrenjtė dhe e krahasojnė veten me hebrenjtė e ndjekur pa tė drejtė.Nė kėtė ndjekje fashistėt serbė ishin poaq antisemitė sa edhe ata
kroatė.

Tagesspiegel: Pėr botėn e pretendimeve tė tyre, serbėt thirren nė historinė e tyre dhe, ē’ėshtė e vėrteta, nė njė histori qė ėshtė shumė larg mbrapa . Tė njėjtėn gjė e bėjnė edhe shqiptarėt. A nuk Ju duket ky gėrmim i sė kaluarės jo i shėndetshėm?

Ismail Kadare: Por, unė ju lutem qė megjithatė tė bėni dallime! Pėr njė simetri mes serbėve dhe shqiptarėve, si paraqitet me qejf nga mediat, nuk mund tė flitet. Serbėt kanė gjetur njė betejė idiotike nė mesjetė pėr tė pėrligjur shtypjen e shqiptarėve nė Kosovė. Ne, nuk bėjmė gjė tjetėr veēse mbrohemi nga „Geschichtsklitterung" i tyre. Unė pajtohem plotėsisht: ta lėmė historinė tė qetė. Mirėpo, nėse serbėt flasin pėr historinė, duhet qė edhe ne patjetėr tė flasim pėr tė. Fanatizmin neurotik pėr historinė e tyre, nuk e gjen dot tek shqiptarėt. Pėr Skenderbeun, heroin tonė kombėtar janė botuar nė tė gjitha gjuhėt 300 deri nė 400 libra, kurse nė Shqipėri vetėm tre apo katėr sish.

Tagesspiegel: Mes serbėve dhe popujve tė tjerė, ka pasur shpesh martesa tė pėrziera. Shqiptarėt e Kosovės pėrkundrazi mbetėn brenda tė vetėve. Thuhet se pėrjashtuar shitėsit e akulloreve, banorėt e Beogradit nuk e kanė parė nė fytyrė asnjėrin nga ta.

Ismail Kadare: Kosova ka jetuar nė njė lloj tė aparteidit. Ishte tragjedi e shqiptarėve qė gjysma e vendit tė tyre iu dha njė populli qė ishte i disponuar armiqėsisht kundėr tyre. Gjithashtu, edhe serbėt e arsimuar nuk duan tė kenė tė bėjnė me shqiptarėt.

Tagesspiegel: Por, edhe Shqipėria kohė tė gjatė nuk dėshironte tė kishte punė me Kosovėn. Nė pasthėnjen e njė romani tė bashkatdhetarit tuaj Rexhep Qosja, ju flisni pėr „ heshtjen skandaloze tė atdheut mėmė". Pse heshti Shqipėria?

Ismail Kadare: Regjimi komunist nė Shqipėri, nuk ishte i interesuar pėr ēėshtjen kombėtare. Duke qenė se Jugosllavia dhe Shqipėria paraqisnin nė botėn komuniste lloje armiqėsore, gjysma tjetėr e vendit pėrtej kufijve u shėrbente atyre si shembull frikėsues. Kjo dėshmonte sa i keq ishte sistemi tjetėr. Kosova reale u zhduk kėshtu nė mjegullėn e propagandės.

Tagesspiegel: Cilėn zgjidhje e propozoni ju? Njė ribashkim tė dy gjysmave tė vendit?

Ismail Kadare: Tani s’ėshtė momenti pėr tė spekuluar. Shqiptarėt janė njė popull euriopian si tė gjithė popujt e tjerė. Ata kanė tė njėtėn tė drejtė pėr tė vendosur pėr fatin e tyre. E them seriozisht dhe pa prapamendim. Ne, duhet ta shtyjmė pėr mė vonė pėrgjigjen nė kėtė pyetje, pėr njė moment tjetėr kur kufijt nė Ballkan ta kenė humbur dramatikėn e tyre.

Tagesspiegel: Ēfarė ju sillet nė mendje pėr Kosovėn?

Ismail Kadare: Regjimi kriminel i Millosheviqit, duhet tė bie patjetėr. Serbia duhet ta kuptojė se ajo ka bėrė krime tė rėnda. Kosova deri nė njė moment tjetėr tė qeveriset nga europianėt. Qė ajo tė lihet tė qeveriset edhe mė tej nga serbėt, ėshtė e papėrfytyrueshme, pas krimeve tė tyre llahtarshme, pėrdhunimeve dhe vrasjeve masive.

Tagesspiegel: Po serbėt, do t’ju pėrgjigjen: Kosovėn ne s’mund ta japim. Atje janė manastiret tona tė shenjta!

Ismail Kadare: Ēka do tė thotė kjo: kishat tona? Mos do tė thotė: ne masakrojmė fėmijėt nė emėr tė manastireve tona? Gjithkund nė Europė ka rrėnoja romake. A mundet qė prej tyre Italia tė nxjerrė tė drejtėn pėr tė reklamuar tė gjitha vendet e Europės pėr vete? Secili popull ka zhvilluar beteja, shumė prej tyre jashtė territorit tė tyre shtetėror, si nė Austerlitz dhe nė Waterloo. A mund tė nxirren nga to pretendime territoriale? Kėto janė fantazira kriminele.

Tagesspiegel: Sė bashku me intelektualė francezė, ju, keni nėnshkruar apelin, nė tė cilin klėrkohet armatosja e UĒK-sė. Plani paqėsor i NATO-s, pėrkundėr kėsaj, parasheh ēarmatosjen e guerilėve?

Ismail Kadare: Kur e nėnshkrova kėtė apel, desha tė them: nėse NATO-ja nuk do qė tė marshojė, ngase dėshiron kėshtu tė ruajė jetėn e ushtarėve tė saj- mirė. Mirėpo, ka tė tjerė, tė cilėt janė tė gatshėm qė tė rrezikojnė jetėn e tyre. Nėse serbėt tėrhiqen dhe Kosova vihet nėn kontrollin europian, atėherė s’ka mė asnjė arsye pėr rezistencė tė armatosur.

Tagesspiegel: Shqiptarėt e Kosovės aktualisht gėzojnė simpati tė madhe. Mirėpo, nė tė ardhmen do tė shtrohet pyetja, si mė parė nė Bosnje, thonė disa se mos ndoshta ėshtė i rrezikshėm njė shtet islamik nė Europė?

Ismail Kadare: Qė ata po e mbrojnė Europėn e krishterė nga shqiptarėt „ e pafe"- kjo ėshtė edhe njė obsesion serb. Po, njė pjesė e shqiptarėve ėshtė muslimane, mirėpo askush nuk e di saktė se sa janė. Shumica shqiptarėve vetė nuk e dijnė se cilės bashkėsi fetare i takojnė. Qė prej shekujsh ka martesa tė pėrziera me tė krishterėt. Pothuajse gjithė tė arsimuarit janė tė krishterė. Skenderbeu, heroi kombėtar, ishte katolik. Nė Shqipėri ka mė tepėr kisha se sa xhamia. Ėshtė e vėrtetė qė nė Kosovė islami ėshtė mė i fortė, mirėpo edhe atje, njė shtet islamik ėshtė i pėrfytyrueshėm. Jo, monsieur, me arabėt ne s’kemi fare tė bėjmė

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu