- ARD: Ne kemi tentuar qė tė kontaktojmė me
Rugovėn pėrmes telefonit tė tij celular. Ne tani jemi lidhur me
Donika Gėrvallėn, Zėdhėnėse e Lidhjes Demokratike tė Kosovės. A
keni biseduar me Zotin Rugova? A keni mė shumė njohuri?
- D. Gėrvalla: Fatkeqėsisht deri tani ne nuk
kemi patur mundėsi qė tė flasim personalisht me Zotin Rugova dhe nė
lidhje me kėtė ne e kemi lutur qeverinė italiane. Por, ky ėshtė njė
lajm shumė i mirė, qė zoti Rugova dhe anėtarėt e familjes sė tij
kanė ardhur nė Itali, meqė ata nėn presion tė dhunshėm mbaheshin
peng nė shtėpinė e tyre ne Prishtinė.
-
- ARD: Si e vlerėsoni ju kėtė, ēka ka
ndodhur dhe ēka do tė bėjė ai?
- D. Gėrvalla: Fatkeqėsisht ne nuk mund ta vlerėsojmė
kėtė dhe nuk do tė doja tė spekulloja pėr atė se si ka ardhur deri
te kjo qė zoti Rugova tė vijė nė Itali. Por, unė po e pėrsėris
edhe njė herė se, kjo ėshtė shumė mirė qė Zoti Rugova pėr herė
tė parė mund tė flasė nga njė shtet i lirė perėndimor. Dhe, siē
dihet, Zoti Rugova nuk i ka ndryshuar qėndrimet e tij politike prej
momentit kur ai ėshtė pėrcaktuar pėr pavarėsinė e Kosovės.
-
- ARD: Por, tashmė tė gjithė e dimė se ai,
ndėrkohė, ėshtė deklaruar ndryshe?
- D. Gėrvalla: Se si do tė deklarohej
dikush nė gjendjen e tė qenit peng dhe nė ēfarė presioni ėshtė
mbajtur ai, kjo, nė pėrgjithėsi, ėshtė njė gjė qė dihet. Por,
Zotit Rugova deri mė tani nuk i ėshtė dhėnė rasti qė t“i shprehė
lirisht propozimet e tij pėr ēėshtjen e Kosovės. Dhe, tė mos
harrojmė se, Ibrahim Rugova ėshtė mbajtur nė arrest si President i
Kosovės dhe jo si shkrimtari Ibrahim Rugova.
-
- ARD: Po mirė, a ėshtė pėr ju ky udhėtim
njė kthesė mė e afėrt pėr zgjidhjen e konfliktit?
- D. Gėrvalla: Ne jemi tė bindur se Zotit Rugova
do t“i jipet mundėsia qė tė flasė me qeveritė e vendeve tė NATO-s
dhe tė konsultohet me to pėr hapat e mėtutjeshėm tė zgjidhjes sė
konfliktit. Por, deri mė tani, ai nuk e ka ndryshuar qėndrimin e tij qė
Kosova tė jetė shtet i pavarur me njė protektorat ndėrkombėtar si
njė fazė kalimtare.