|
|
|
|
|
|
Ėshtė kjo, me gjasė, intervista e fundit e Akademik Fehmi Aganit dhėnė drejtorit ekzekutiv tė Insitutit tė Raporteve pėr Luftėn dhe Paqen IWPR Agani: Asnjė njeri nuk ka tė drejtė ta kundėrshtojė pavarėsinė tonė - LDK-ja Serbinė e shkatėrroi politikisht - "Problemet nuk mund tė zgjidhen pėrmes UĒK-sė, megjithatė ajo ka pėr tė marrė pjesė" Agani - Dy javė para fillimit tė bombardimeve tė NATO-s, Prishtina ishte nėn terror tė plotė. Shqiptarėt ishin duke nėnshkruar marrėveshjen e Rambujesė, dhe ishte e qartė qė e gjithė vėmendja ishte drejtuar tek pėrgjigja e Beogradit dhe paralajmėrimeve tė NATO-s. Nė ato momente, besohej qė vuajtja e gjatė e shqiptarėve, fundi i represionit tė shqiptarėve mbaruan: misioni vėzhgues i OSBE-sė ishte i pranishėm, me ambicjen pėr plane nė drejtim tė zhvillimit civil, dhe shqiptarėt, iu gėzuan pa masė vėmendjes ndėrkombėtare, me tė cilėn kishte afri. Por mė vonė, paralajmėrimi i njė tragjedie u bė i dukshėm: kur raportohej pėr dhunė dhe lėvizje trupash, vrasje natėn nė kryeqytet dhe parandjenja qė diēka duhet tė jepnim. "Nė njė kafe, nė qendėr tė Prishtinės, profesor Fehmi Agani, deputeti i LDK-sė sė Ibrahim Rugovės dhe njė nga anėtarėt e delegacionit tė Rambujesė - dha njė intervistė, qė mund tė quhet e fundit, drejtorit ekzekutiv Anthony Borden tė IėPR. Me flokėt e tij krejtėsisht tė bardhė, dhe me njė kostum elegant, duke folur me njė anglishte tė pastėr, ai u shpreh pėr mundėsitė dhe pėr rrezikun e njė periudhe tė re dhune. IWPR: A jeni optimist qė mund tė dalė njė zgjidhje pozitive nė javėt qė do vijnė? Agani: Nuk ka vend pėr optimizėm, por ne nuk do t'ia lejojmė vetes tė jemi pesimist. IWPR: Cilat janė problemet nė marrėveshjen e Rambujesė? Agani: Pėr serbėt, problem ėshtė qė marrėveshja do tė thotė fundi i pretendimeve dhe iluzioneve nė Kosovė. Ata e duan akoma Kosovėn brenda Serbisė, majde mendojnė qė nuk ėshtė e gjatė dita qė 2 milion njerėz nuk do ta duan mė Kosovėn. Shumė njerėz nė Serbi nuk e kuptojnė kėtė sot. Por nesėr shumė prej tyre do ta besojnė. Eshtė shumė e vėshtirė pėr Serbinė ta pranojė, por do tė jetė akoma mė e vėshtirė pėr ta refuzuar. Kjo ėshtė shpresa jonė. Pėr shqiptarėt, vėshtirėsia ėshtė ta pranojnė integrimin dhe autoritetin e Jugosllavisė. Jugosllavia gjithashtu do tė ketė pushtetin kryesor. Dhe Serbia ėshtė prezente nė kushtetutė. Kjo njohje simbolike ėshtė shumė e rėndėsishme, sepse qėllimi i jonė ėshtė pavarėsia. Ne e ndjemė qė nuk kemi tė ardhme nė Serbi ose nė Jugosllavi. Kėshtu ne mund ta pranojmė pėr njė kohė tė shkurtėr tė jemi nėn Jugosllavi. Por nėqoftėse njerėzit janė tė sigurtė qė NATO, do tė vijė me tė vėrtetė, ata do tė jenė tė gatshėm ta pranojnė. IWPR: Cili ėshtė roli i perėndimit? Agani: Marrėveshja ėshtė njė lloj protektoriati, dhe i vemti shans nė tė bėhet fjalė dhe pėr njė fuqi ndėrkombėtare, njė forcė e NATO-s. Milosheviēi ka thėnė qė Serbia dhe instuticionet e saj janė tė mjaftueshme pėr tė implementuar kėtė marrėveshje. Por pa NATO-n, ajo do bėhet e mundur, sepse kush tjetėr do t'i ndajė dy ushtritė? Kush mund ta vendosė paqen? IWPR: Mundėsitė mbesin qė, pėr herėn e parė pas kaq vitesh mosmarrėveshjesh, Prishtina mund tė bėhet shumė shpejt njė vend i ndryshėm dhe radikal. Agani: Pėrpara, veēanėrisht nga 1974-90, ne kemi jetuar mirė. Shqiptarėt dominonin, sepse ato ishin nė Jugosllavi, por jo nominalisht nė Serbi. Ata gėzonin njė autonomi substenciale. Kosova mori pjesė nė federatė nė tė njėjtėn rrugė si republikė. Ajo kishte njė parlament, kushtetutė, gjykatėn e lartė, dhe pavarėsi financiare. Pjesa kryesore ishte presidenca, dhe Kosova pėrfaqėsohej atje me njė njeri, si Serbia dhe Kroacia. Nė parlament, shqiptarėt kishin tė drejtėn e votės, kėshtu qė asgjė nuk vendosej pa to. Kosova ishte si njė shtet i qėndrueshėm. Tani, situata nuk ėshtė mė e qetė. Nė sistemin e edukimit, pėr shembull, kemi shkolla, nė gjithė Kosovėn, tė cilat tani janė tė zbrazėta. Shqiptarėt duan klasa, por nuk lejohen tė hyjnė nė to. Ne kemi kėrkuar gjithashtu serbėve qė tė lejojnė shqiptarėt tė bėjnė ndryshime, as kjo nuk ėshtė lejuar. Mund ta imagjinoni dot? Stadiumet e sporteve, gjithashtu, janė tė rezervuar pėr serbėt. A mund ta kuptojė kush njė politikė kaq irracionale? Nė Prishtinė ju nuk mund ta ndieni shumė diskriminimin pasi 70% e popullėsisė apo mė shumė janė shqiptarė dhe ato jetojnė jetėn ashtu siē duan. Por nė administratė apo nė polici, tė gjithė janė serbė. Kėshtu ne kemi vende tė lira pune, dhe nuk mund tė rrijmė mė nėn Serbi. Nėse marrėveshja pranohet, gjendja nė Kosovė do tė pėrmirėsohet. IWPR: Por tė gjithė, edhe ShBA-ja, e kundėrshton pavarėsinė. Agani: Kjo ėshtė e kuptueshme, tani pėr tani. Por asnjė njeri nuk ka tė drejtė apo arsye ta kundėrshtojė pavarėsinė tonė. IWPR: Ata kanė frikė nga prishja e stabilitetit nė rajon, pas ndryshimit tė kufijve... Agani: Por nuk do tė ketė ndryshim kufijsh. Nė Jugosllavi, Kosova ka qėnė njė element, me kufijė tė pėrcaktuar. Jugosllavia nuk ekziston mė. Dhe si shtete tė tjera, si Kroacia, Bosnia, Sllovenia, Maqedonia, Kosova kanė tė drejtė tė vendosin statusin e vet. Lėvizja jonė nuk ėshtė pėrēarėse. Ne thjesht themi se nuk e pranojmė Jugosllavinė. Jugosllavia tani ėshtė njė shtet i ri, dhe nuk ėshtė shteti jonė. Ajo ėshtė Jugosllavi vetėm me emėr. Nė tė vėrtetė, ky shtet i ri ėshtė Serbia. IWPR: Por nėse ka shpresa pėr ndryshime, arsyeja ėshtė UĒK-ja, dhe jo LDK-ja. Agani: Nuk mendoj kėshtu. Shkatėrrimi i vėrtetė i Serbisė ėshtė njė shkatėrrim politik, dhe kjo ėshtė arritur nga LDK-ja. Nuk ishte e mjaftueshme, por UĒK-ja doli nė njė kohė kur Serbia u bė njė prezencė ushtarake e huaj nė Kosovė. Terreni u pėrgatit pėr ta. Kėshtu qė ka njė lidhje mes periudhės sė LDK-sė dhe UĒK-sė. IWPR: Cili ishte shkatėrrimi politik? Cila ishte "fitorja" e shqiptareve? Agani: Serbia nuk mundi t'i mobilizonte shqiptarėt nė ushtrisė e saj. Kjo nuk do tė na ēonte neve nė luftėn e saj. Nuk u bė njė regjistrim i tillė. Serbia u reduktua nė Kosovė me policinė, ushtrinė dhe forcėn. Politikisht, ajo ishte komplet e izoluar nė Kosovė, dhe nuk kishte mbėshtetje nė ndonjė pikė tė shoqėrisė shqiptare. IWPR: Dhe tani, tani a ėshtė koha e UĒK-sė? Agani: Nė njė farė mėnyre po. Por pėr njė farė kohe. Problemet nuk mund tė zgjidhen pėrmes UĒK-sė, megjithatė ajo ka pėr tė marrė pjesė. Por elementėt e tjerė tė shoqėrisė, veēanėrisht LDK, gjithashtu do tė luajė rol. Pėr shembull, LDK, ka krijuar njė sistem me institucione tė njė pavarėsie relative, si shkollat, tė cilat do tė jenė thelbėsore. IWPR: Por shqiptarėt e rinj janė radikalizuar. Ata thonė qė LDK-ja ka dėshtuar dhe strategjia e saj pacifiste ishte njė gabim. Dhuna ka qėnė e sukseshme. Agani: Po, por teoria duhet testuar. Ju duhet t'i krahasoni se cilat janė faktet. Janė vrarė mė shumė se 2,000 , 5,000 tė plagosur dhe mė shumė se 50,000 tė larguar me dhunė. Pėr njė periudhė, ne kemi 400,000 tė shpėrngulur. Kemi 40.000 shtėpi tė djegura. Kjo ėshtė njė ēmim i madh. Dhe mė sė shumti ky ēmim ėshtė paguar nga njerėzit e thjeshtė: organizata e tė drejtave tė njeriut kanė thėnė qė 95% tė shqiptarėve tė vrarė janė civilė dhe vetėm 5% nga UĒK-ja. Por unė jam kundėr euforisė. IWPR: Ēfarė do tė jetė pastaj? Agani: Protektoriati. Ne kemi firmosur marrėveshjen, do tė kemi institucionet e vėrteta, dhe politikėn e vėrtetė. Nėse nuk ka marrėveshje, ėshtė e pamundur tė themi mė shumė se kaq, qėndrimi nėn Serbi ėshtė luftė, e cila gjithėsesi ėshtė e papranueshme. Por ne kemi ushtrinė jugosllave, dhe 20.000 njerėz nė UĒK. Pa njė marrėveshje, herėt apo vonė lufta ėshtė e pashmangshme. Copyright© 1999 LDK |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes
|
Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu |