LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:    

 

Ėshtė luks tė humbasim Majkon

Ai duhet te mesohet t'i bindet vullnetit te shumices. Intervista, vetem pak minuta pasi Nano u shpall kryetar
Nga Koha Jonė

Kur do ta kemi qeverine e re?
Besoj se me durimin dhe seriozitetin qe u zhvillua ky kongres, nuk duhet te ngutemi per kete gje, sepse duhet te presim te gjitha rezultatet e votave dhe t'i lexojme ato me shume vemendje, ne menyre qe jo vetem PS te jete e gjitha se bashku ne perballimin e angazhimeve politike dhe qeverisese, por edhe qe angazhimet qe burojne nga ky kongres t'i sherbejne te gjithe shqiptareve te te gjithe vendit. Prandaj, me lejoni kohen e nevojshme per te bashkebiseduar dhe me shoket e qeverise, te cilet jane po kaq socialiste sa ne te tjeret qe te shpallen ne publik zhvillimet pozitive, jam i bindur qe do te pasojne.
A ka ndonje ide per emrin e kryeministrit te ri?
Eshte shpejt per te improvizuar dhe ne perputhje edhe me angazhimet qe morem edhe ne kongres, keto ceshtje do t'i zgjidh dhe do te marrim vendime se bashku me anetaret e forumit drejtues.
A eshte shenje e mire per ata qe u larguan nga salla?
Jemi shqiptare, jemi emocionale edhe ne politike per fat te keq dhe do te shpresoja qe jo te ishte nje shprehje e perkohshmerise se emocioneve dhe jo e perkohshmerise se angazhimeve politike dhe qeverisese.
Si do ta vazhdoni politiken me njerez emocionale?
Me te njejten qetesi qe kam perballuar emocionet, ashtu si gjithe socialistet e tjere te persekutimit ne te kaluaren dhe sfidave te qeverisjes ne kete dy vjecar. Dhe do t'i ftoja edhe te gjithe te tjeret qe te kuptojne se nga emocionet burojne ndjenja perteritese, por jo aftesi rigjeneruese te institucioneve dhe te qeverisjes.
A i druheni rindezies se konfliktualitetit nga ana e rivalit te vjeter Berisha?
Nuk besoj se me kete seriozitet dhe angazhim qe zhvilluam kongresin tone, kemi dhene mesazhe qe mund te luaje cilido me ne. Dhe ne rast se rivali i institucioneve, i qeverisjes se mire Berisha dhe jo i imi personal, do te mendonte se mund te perseriste aventura destabilizuese te shtetit apo te Shqiperise ne nje situate krejt te ndryshme nga pothuajse nje vit me pare edhe ne rajon, kjo do te ishte nje aventure e rrezikshme per te dhe per askend tjeter. Une do te angazhohem me institucionet e reja drejtuese te PS-se qe dialogu politik te vazhdoje, por ai te mbeshtese forcimin dhe jo dobesimin e shtetit ligjor.
Fitorja nuk ishte e lehte apo jo z.Nano?
Nuk do te ngutesha te krijoja nje interpretim politik te ketij rezultati vetem nga pikepamja aritmetike, prandaj shpreh edhe angazhimin tim solemn se do ta studioj me shume vemendje gjithe rezultatin e votes per te kuptuar orientimin e delegateve dhe te anetaresise socialiste qe ata perfaqesojne dhe per te kuptuar faktoret qe kane ndikuar ne kete ekuiliber premtues dhe pozitiv. Nuk besoj se ne PS ka nje ndarje konceptuale dhe politike ne interpretimin e nevojes se ecjes se Shqiperise drejt Evropes apo qendrimit te vet.
Ju shtrenguat duart me Majkon, si e mendoni rolin pas kongresit?
Normalisht duke qene se ne PS ka vend per te gjithe, kjo do te thote qe, ne radhe te pare, ka nevoje per kryeministrat dhe per ish-kryeministrat. Keshtu qe, Majko do te ishte nje luks i madh per te gjithe ne qe ta humbisnim, sepse kemi krijuar te gjithe se bashku kete shkolle qeverisese, kete shkolle politike dhe produktet e saj, potencialet dhe personalitetet perfaqesuese te partise. Dhe normalisht Majko do te ishte ne perputhje edhe me konceptet e statutit te ri qe kam propozuar dhe pres rezultatin e kalimit ose jo te tyre, nje nga figurat kryesore serisht te PS-se, sepse ish-kryeministra, kryeministra apo perfaqesues te partise ne shtet, jane anetare drejtues te forumeve kryesore.
Si do e afroni Majkon?
Besoj se Majko ka dhene shembujt e nevojshem per te njohur, per te respektuar shumicen dhe ndoshta eshte hera e pare qe ndodhet pakice, por eshte nje pakice qe mua nuk me con ne mendime ndarese ose ne shqetesimin se PS po percahet, sepse edhe njerez te tjere ne politiken shqiptare, deri me sot jo ne PS qe kane humbur, jane perpjekur te largohen per te marre ndonje pjese me vete, por tek socialistet kjo nuk ka ndodhur kurre.
Majko shumicen e gezonte vetem prej jush?
Eshte shpejt ta lexoj dhe interpretoj plotesisht mesazhin e kesaj vote, por sidoqofte nuk besoj se kane dominuar thjesht emocionet ne pozicionimin e delegateve, nuk besoj se nga ana tjeter gjithashtu kane predominuar arsyet racionale ne kete votim. Mund te kete pasur edhe interferenca interesash qe une pres me shume vemendje t'i identifikoj te cfare natyre jane dhe mbi kete baze te ndertojme politika konsolidimi te PS-se dhe te qeverisjes se Shqiperise.
Do te jete Majko perseri ne krye te qeverisje?
Normalisht kjo ceshtje mbetet per t'u diskutuar ne konsultim te ngushte institucional me forumin e ri.
Do te jeni me bazen kaq i afert sa keto muajt e fundit?
Kam ndjere kaq deshire dhe kenaqesi duke bere nepermjet fushates dhe ricmalljen me shoket e mi socialiste pas 4 vjetesh burg, saqe me duhet te pohoj se nuk jam cmallur ende akoma dhe do te me duhet te vazhdoj per shume kohe ende.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.