LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:    

 

UĒK-ja nuk mund tė qeverisė  vetė

Didier Franēois 

I dėrguar special i "Le Figaro" nė Kosovė

Presidenti  Kosovės, lideri i moderuar i shqiptarėve tė Kosovės dhe kryetar i Lidhjes Demokratike tė Kosovės, dr Ibrahim Rugova takoi dje nė shtėpinė e tij  nė Prishtinė tre korespondentėt nga Franca, tė Figaro, Le Mond dhe Liberation dhe i dha atyre njė intervistė tė shkurtėr.

 

 Z Rugova, dy muaj pas hyrjes sė trupave tė NATO-s si e vlerėsoni gjendjen  nė Kosovė?

 Rugova.Kosova ėshtė ēliruar.Populli po kthehet nga ekzili.E tėrė kjo duke i falėnderuar forcave tė NATO-s dhe miqve tanė perendimorė.Tani duhet definuar mundėsitė  e rindėrtimit tė vendit.Mendoj se bashkėsia ndėrkombtare duhet ta udhėheqė Kosovėn gjerė nė zgjedhjet e lira por duke bashkėpunuar me pėrfaqėsuesit e zgjedhur tė tė gjitha partive politike shqiptare dhe atyre tė minoriteteve tjera.Kėshilli i tranzicionit, shembull, do tė duhej tė emėroj sekretariate tė cilėt do tė ishin kompetent pėr ēėshtje me rėndėsi primare siē ėshtė arsimi, financat dhe ekonomia e ēėshtje tjera.Pas zgjedhjeve tė lira dhe demokratike bashkėsia ndėrkombėtare do tė duhej tė tėrhiqet duke ia lėshuar vendin organeve tė zgjedhura, parlamentit  dhe qeverive lokale me ēka kosovarėt do tė rifillonin  njė jetė tė re.

Ju bojkotuat gjerė tani pjesėmarrjen nė Kėshillin tranzitor si organ konsultativ i emėruar nga OKB-ja?

Rugova:Nuk ishte kjo  njė bojkot. LDK-ja kėrkonte vetėm njė pjesėmarrje mė tė mirė nė kėtė kėshill.Nė dėshiruam katėr pėrfaqėsues tė koalicionit tonė. E pėr LDK-nė rėndėsi tė madhe ka bashkėpunimi me komunitetin ndėrkombtarė qė ėshtė kėtu pėr tė na ndihmuar.Ne dėshirojmė qė njė administrim nė Kosovė tė funkcionojė korrektė , sa mė shpejtė, qė tė rifillojė jeta normale e njerėzve duke iu pėrgjegjur nevojave tė tyre.

Blokimi i kėtij Kėshilli vjen nga Kombet e Bashkuara apo  nga UĒK-ja dhe  aleatėt e sajė ( e cila i mbanė tani pėr tani 4 vende nė kėtė kėshill) ?

Rugova:Nuk mund tė flasim pėr blokim tė vėrtetė. Ne kemi vendosur kontakte dhe konsultohemi.Takohemi, diskutojmė. Ata janė njerėz tė ri dhe duhet tė mėsohen tė bashkėpunojnė me tė tjerėt. Bernard Kouchner nga ana e tij bėnė shumė nė kėtė drejtim edhe pse si i emėruar special i OKB-sė mund tė merrė vendime pa na pyetur, nė rast se ne nuk merremi vesh mes veti.

 

A ka konkurrencė tė hapur mes LDK-sė dhe UĒK-sė pėr marrjen nėn kontroll tė qeverisjes lokale?

  Rugova: Pas hyrjes sė NATO-s nė Kosovė grupe tė vogla tė UĒK-sė qė vinin nga fshatrat pėr rrethė  hynė nėpėr qytete.Me atė rastė ata emėruan edhe pėrgjegjėsit e tyre nė ato lokalitete. Tani duhet gjetur njė marrėveshje, sepse UĒK-ja nuk mund tė mbikqyrė vetė jetėn publike.Shumė antarė tė UĒK-sė iu kthyen jetės sė tyre normale, civile.Grupe tjera kanė ende ambicje politike apo ushtarake. Shohim mė vonė po qe se do tė shėndrrohen ndoshta edhe nė parti politike. Pėrgjegjėsit e LDK-sė ishin gati tė gjithė jashtė Kosovės. Pas kthimit tė tyre na u desht qė tė riorganizohemi. E tani tri javė  aktivistat e LDK-sė janė shumėmė aktiv. LDK-ja ėshtė parti politike stabile, me kulturė politike, disciplinė. Ajo do tė duhej tė kontriboj nė stabilizimin e vendit  sė bashku me tė tjerėt. Por, sot duhet tė krijohet njė administrim i pavarur nė Kosovė, jashtė kornizave politike. Ne, mblodhėn tė mėrkurėn Kėshillin e Pėrgjithshėm tė LDK-sė, pėr herė tė parė pas tragjedisė dhe vendosėm qė nė vjeshtėn e sivjeme tė mbajmė kongresin tonė tė  parė  nė Kosovėn e lirė.

Kur, vlerėsoni ju, do tė mund tė fillojnė konsultimet pėr organizimin e zgjedhjeve tė lira nė Kosovė?

Rugova:Vlerėsoj se zgjedhjet e para legjislative dhe komunale do tė mund tė mbaheshin nė pranverėn e ardhshme. Do tė duhej  zgjedhur pastaj Presidenti me vota tė lira dhe direkte.Kjo do t'i sillte funksionimit normal njė forcė, pėrgjegjėsi qė, sipas mendimit tim, ėshtė njė domosdoshmėri pėr tė ruajtur unitetin e Kosovės. Nė Ballkan lufta politike zakonishtė mbaron me luftė psiqike. Populli ynė ėshtė i njė natyre tė veēantė. Ai preferon njė udhėheqės tė qetė dhe konstant nė pozitat e tija. Kjo ėshtė edhe arsyeja qė unė rrallė lėshohem nė polemika me kundėrshtarėt e mi politik.

Cilat janė, sipas jush, prioritetet tani nė Kosovė?

Rugova:Duhet shpejtuar vendosjen e policisė ndėrkombtare nė Kosovė pėr tė mbuluar zbrastėsirėn tė cilėn nuk mund t'a mbuloj ushtria. Ushtarakėt nuk mund t'a administrojnė jetėn civile. Tani ka filluar tė themelohet njė forcė policore Kosovare.UĒK-ja nėnshkroi marrėveshjen pėr demilitarizim dhe ēarmatosje gjerė nė fillim tė shtatorit. Administrata ndėrkombtare do tė duhej tė ishte mė prezente nė rekonstruimin dhe pėrcjelljen e transformimit tė UĒK-sė.

Kombet e bashkuara janė gjėthnjė kundėr pavarėsisė sė Kosovės?

Rugova:Kurrė nė historinė e tyre shqiptarėt e  Kosovės nuk kanė qenė mė afėr pavarėsisė. E e tėrė kjo nuk do tė ndodhte pa ndihmėn e NATO-s dhe miqve tanė. Forcat e jashtme tani janė kėtu pėr tė qetėsuar situatėn. Por.... pas  njė periudhe tranzitorenjė  prej dy-tri vjetėve , populli i Kosovės , me anė tė referendumit do tė deklarohet  pėr ardhmėrinė e vetė, pėr pavarėsi.

 Nga frengjishtja:
 Nexhat Abdiu

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999, » » CompuNeAb « « N.Abdiu