Prishtinė, 28 tetor (QIK) - Agim Krasniqi, anėtar i Kryesisė sė
LDK-sė dhe pėrgjegjės pėr ēėshtje organizative, ka theksuar nė njė
deklaratė se kuvendet e punės qė po mbahen nėpėr degėt e LDK-sė janė
tė suksesshme dhe nė to po riafirmohet puna dhe aktiviteti disavjeēar i
LDK-sė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė nė Kosovė.
Z.Krasniqi thekson mė tej se kėto janė kuvende tė rregullta tė
parapara me statutin e partisė dhe ku rėndom vlerėsohet puna dhe
aktiviteti nė mes dy kuvendeve zgjedhore, duke shtuar se njė arsye mė
shumė qė tė mbahen kėto kuvende tė punės tė LDK-sė, ishin vetė
rrethanat qė u krijuan nė Kosovė pas vendosjes sė KFOR-it dhe mundėsitė
e reja pėr veprimin e saj nė ndėrtimin dhe rindėrtimin e Kosovės.
Mund tė thuhet se kėto ditė jemi nė pėrfundim e sipėr tė
kuvendeve tė degėve tė LDK-sė nė Kosovė. Kuvendet e punės po i
mbajnė edhe degėt e LDK-sė nė diasporė dhe mund tė konstatohet se
mbajtja e kėtyre kuvendeve nė Kosovė dhe jashtė saj tė LDK-sė
paraqet njė aktivitet tė gjerė e tė gjithanshėm, ku janė tė
inkuadruar me mijėra veprimtarė, tė organizuar nė strukturėn
organzative tė LDK-sė, shtoi z. Krasniqi.
Kryesia e LDK-sė, siē jeni tė informuar, para pak ditėsh shqyrtoi
mbajtjen e kėtyre kuvendeve dhe konstatoi se ato janė tė suksesshme
dhe nė to po riafirmohet puna dhe aktiviteti disavjeēar i LDK-sė pėr
lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė nė Kosovė. Po ashtu u konstatua
se LDK-ja ka njė pėrkrahje tė fuqishme tė popullit dhe njė mbėshtetje
tė plotė pėr intensifikimin e pėrpjekjeve pėr ndėrtimin e
institucioneve demokratike, si parakusht pėr njohjen ndėrkombėtare tė
Kosovės.
Nė kuvendet e deritashme tė degėve tė LDK-sė po marrin pjesė pėrfaqėsuesitė
e partive politike qė veprojnė nė komunat pėrkatėse, tė
instutucioneve shtetėrore dhe pėrfaqėsuesit e Trupave Mbrojtėse tė
Kosovės. Po ashtu, nė tė gjitha kėto tubime po marrin pjesė edhe pėrfaqėsuesit
lokalė tė UNMIK-ut, KFOR-it dhe OSBE-sė. Kjo ėshtė vetėm njėra
nga dėshmitė se LDK-ja gjithmonė ka treguar dhe do tė vazhdojė tė
tregojė njė gatishmėri tė madhe pėr bashkėpunim me tė gjitha
subjektet politike nė nivel lokal dhe kombėtar. Bashkėpunimi,
toleranca dhe mirėkuptimi kanė qenė dhe mbesin vlera esenciale tė pėrhershme
tė LDK-sė dhe ato po manifesotohen edhe nė kuvendet e tashme tė punės
tė degėve tė kėsaj partie, theksoi nė deklaratė anėtari i Kryesisė
sė LDK-sė. Nė vazhdim, z. Krasniqi u shpreh: "Duhet tė
konstatojmė me keqardhje se, nė disa raste, kuvendet e punės tė degėve
tė LDK-sė po u nėnshtrohen presioneve, kurse aktivistėt tanė po
ballafaqohen edhe me kėrcėnime. Veēmas janė tė rėnda rastet, si nė
Prizren e nė Gjilan ku, pas mbajtes sė kuvendeve tė degėve, pati
eksplodime dhe u dėmtuan lokalet ku u mbajten kuvendet. Ndėrkaq, nė
Malishevė e nė Deēan disa herė janė thyer dhe demoluar zyret e degėve
tė LDK-sė".
Kėto veprime qė po u bėhen veprimtarėve dhe vetė objekteve tė
LDK-sė nga individė dhe grupe tė papėrgjegjshme, Kryesia e LDK-sė
edhe publikisht i ka vlerėsuar dhe i vlerėson si akte antidemokratike
dhe tė papranueshme, tė cilat kanė pėr qėllim frikėsimin, dobėsimin
dhe, eventualisht, pengimin e veprimtarisė sė LDK-sė nė Kosovė.
Udhėheqja e LDK-sė edhe me kėtė rast fton anėtarėsinė e saj pėr
punė dhe aktivitet konstruktiv, pėr njė bashkėpunim tė ngushtė e
korrekt me tė gjitha partitė politike nė Kosovė nė tė mirė tė
lirisė, pavarėsisė dhe demokracisė, vijoi Krasniqi.
Agim Krasniqi pėrkujtoi nė vazhdim se, nga gjithsej 36 degė, kanė
mbetur tė mbahen kuvendet vetėm edhe nė 7 degė dhe pas kėsaj do tė
mbahet Kuvendi i Pėrgjithshėm i LDK-sė, i cili do tė mbahet kah
fundi i nėntorit apo fillimi i dhjetorit.