|
Shqiptarėt duhet tė jenė mė tė
angazhuarit pėr gjetjen e njė zgjidhjeje afatgjatė pėr Kosovėn - Milo
PRISHTINE, 16 tetor/ATSH/.- Shqiptarėt duhet
tė jenė mė tė angazhuarit pėr gjetjen e njė zgjidhjeje afatgjatė pėr
Kosovėn, tha tė shtunėn ministri i Jashtėm shqiptar, Paskal Milo, nė
fillim tė takimit me kryetarin e Lidhjes sė Bashkuar Demokratike tė Kosovės,
Rexhep Qosja, nė Prishtinė.
"Shqiptarėt duhet tė jenė pjesė
aktive e procesit, duhet tė jenė ata mė tė angazhuarit pėr gjetjen e njė
zgjidhjeje afatgjatė pėr Kosovėn", tha Milo, para takimit me Qosen.
Ministri Milo tha se, misioni i tij kishte si
objektiv njohjen nga afėr tė zhvillimeve nė Kosovė pėr tė identifikuar
fushat e bashkepunimit midis Qeverisė shqiptare dhe faktorėve politikė nė
Kosovė pėr arritjen e
njė qėllimi tė pėrbashkėt, vendosjen e paqes, qė pėr Kosovėn ėshtė
mė e vėshtirė se lufta.
Milo tha se, misioni i tij ishte ndergjegjėsimi
dhe afrimi i faktorit politik tė Kosovės me njėri tjetrin, sepse, shtoi
ai, komuniteti ndėrkombėtar nuk mund tė realizojė objektivat e tij i vetėm.
Kryetari i Lidhjes sė Bashkuar
Demokratike tė Kosovės, Rexhep Qosja, vlerėsoi ndihmėn e Qeverisė
shqiptare dhe tė diplomacisė shqiptare nė veēanti gjatė bisedimeve tė
Rambujesė.
"Na u gjetėt shumė afer nė ato ēaste tė vėshtira, kur na duhej tė
merrnim vendime historike", tha Qosja.
Qosja tha se, pėr Kosovėn nuk mund tė ketė
njė qeveri pa kosovarė.
"Tė gjithė, tha ai, kemi njė synim: pavarėsia e Kosovės, sepse vetėm
atėhere do tė thotė Kosovė e lirė".
Takimi ėshtė duke u zhvilluar.
|