|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
RISHFAQEN SIMBOLET KOMUNISTE NE FLAMURIN KOMBETAR Beqir Sina Qė prej disa vitesh, pas rrėzimit tė sistemit diktatorial, Parlamenti shqiptar vendosi rikthimin e flamurit kombėtar ashtu siē njihej qė prej kohės sė Skėnderbeut. Pra flamurit tė kuq me shkaben dy krenore iu hoq simboli I yllit, qė pėrfaqėsonte botėn komuniste dhe izolimin total tė Shqipėrise nga bota perendimore. Mirėpo, ēuditėrisht, pėrfaqėsuesit e shtetit tė sotėm, kėtė element simbolik ose e kanė "harruar" ose iu pėlqen ta "harrojnė". Kėshtu nė disa institucione tė medias botėrore, si televizioni GALAVIZION rrjeti I CNN pėr Amerikėn Qėndrore dhe tė Jugut, iu ėshtė ofruar flamuri me simbolin e yllit. Po ashtu, disa shkolla dhe institucione ndėrkombėtare nė Nju Jork dhe nė disa qėndra tė rėndėsishme amerikane, pėrdorin krahas flamureve tė tė gjithė botės, edhe atė shqiptar, por ēuditėrisht pikėrisht atė flamur qė ka pėrfaqėsuar pėr 50 vite komunizmin. Kohė mė parė, nė Rocfeler Center, ishte ekspozuar po i njejti flamur, por me ndėrhyrjen energjike tė komunitetit shqiptar nė amerikė, kėtij flamuri iu hoq simboli komunist. Nuk dihet me siguri se kush i ofron kėtyre qėndrave flamurin shqiptar me simbolin komunist, por sidoqoftė ėshtė detyrė e pushtetarėve tė sotėm tė respektojnė simbolin e shtetit, ose tė rikthejnė nė Partlament ligjin dhe tė rivendosin nė flamur yllin famėkeq. Akoma mė e papranueshme bėhet kjo situatė, kur po afrohet 28 nėntori dita e pavarėsise dhe e ēlirimit tė vėndit dhe kur kėto pervjetore do tė festohen pėr herė tė parė edhe nė Kosovėn e lirė. Kėto incidente me flamurin kombėtar kanė ngjallur irritimin dhe indinjatėn e komunitetit shqiptar nė Amerikė, i cili mbeti larg atdheut dhe familjes, i detyruar pikėrisht nga ylli komunist, qė shėmtoi flamurin kombėtar shqiptar pėr 55 vite. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes