LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:   

Dega e LDK-sė pėr Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kėnėktikėt mbajti Kuvendin e punės

 

Nju Jork 13 tetor (QIK) - Nė Nju Jork u mbajt tė shtunėn e kaluar Kuvendi i punės i Degės sė LDK-sė pėr Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kėnėktikėt.

Punimet e kuvendit i hapi dhe i drejtoi kryetari i Degės, Marjan Cubi, ndėrsa ishin tė pranishėm edhe z. Agim Karagjozi, kryetar i Shoqatės Panshqiptare "Vatra", dr.Gjon Bucaj, nėnkryetar, Hajdar Tonuzi dhe Idriz Fetahu, nga partia Lėvizja e Legalitetit, Lekė Gojēaj, aktivist i dalluar i komunitetit, etj., tė cilėt e pėrshėndetėn kuvendin.

Nė raportin e punės se Degės sė LDK-sė pėr periudhėn 25 prill 1998-tetor 99, kryetari i degės, Marjan Cubi, pasi pėrkujtoi se viti i parė pas kuvendit tė degės ishte shumė i gjatė dhe i tmerrshėm pėr shqiptarėt e Kosovės dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi, theksoi se, pas masakrave serbe nė Drenicė, Dega e LDK-sė pėr Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kėnėktikėt filloi aktivitetin e saj mė tė dendur dhe filloi veprimtarinė nė tė gjitha fushat. Zyra jonė, theksoi z. Cubi, nė fillim tė luftės ishte e hapur 7 ditėt e javės 24 orė pandėrprerė, dhe kėtė duke iu falėnderuar z. Naim Dedushaj dhe Ēelė Ēelaj. Zyra jonė, tha ai, vazhdimisht ka qenė e hapur, duke luajtur njė rol shumė tė madh nė organizimin e LDK-sė, nė bashkėpunimin me tė gjitha organizatat e komunitetit, punėn nė Washington, koordinimin e punėve me Kryesinė e LDK-sė nė Kosovė etj.

Mė pas, z. Cubi pėrkujtoi organizimin e aksioneve tė ndryshme, siē ėshtė ai "Ta ndihmojmė Drenicėn", nė kuadėr tė tė cilit u mblodhėn qindra mija dollarė, aksioni "Gjithēka pėr pavarėsinė e Kosovės", aksione pėr familjet e rrezikuara nė Kosovė, pėr jetimėt e luftės etj.

Dega jonė, tha z. Cubi, bashkėpunim me organizatat e komunitetit, gjatė kėsaj periudhe ka organizuar me qindra demonstrata, nė Washington DC, para OKB-sė, duke organizuar shpeshherė edhe demonstarata javore e 24 oreshe, duke kėrkuar nga SHBA dhe Presidenti Klinton qė tė intervenojė nė Kosovė dhe ta shpėtojė popullin shqiptar, gjė qė, duke iu falėnderuar SHBA-ve, edhe ndodhi.

Dega jonė gjatė kohės sė luftės ka punuar, si gjithnjė, shumė me miqtė tanė nė Washington DC, me senatorė, kongresmenė, administratėn e Presidentit Klinton, duke marrė pjesė nė pėrkrahjen e fushatave elektorale, ku ka kontribuuar me qindra mija dollarė, tha z. Cubi, duke pėrkujtuar nė kėtė kontekst angazhimin e madh dhe tė vazhdueshėm tė SHBA-ve pėr Kosovėn.

Jemi takuar disa herė me Presidentin Klinton, pastaj me senatorėt D'Amato, Liberman, Shuman, Torricelli, Trent Lott, Newt Gingrich, pastaj me kongresmenėt, Engėl, Sue Kelly, Gillman, Smith, Gajdenson, Crowley, Elizabeth Dole, Bob Dole, vazhdoi z. Cubi, duke falėnderuar me kėtė rast tė gjithė pėr angzhimin e tyre pėr Kosovėn.

Dega jonė, sė bashku me Komunitetin, ka pasur takime tė shpeshta nė State Department, takime me z.Hollbruk, z.Gelbard etj., dhe jemi bashkorganizatorė tė shumė dėshmive qė u bėnė nė Washington pėr Kosovėn, tha nė vazhdim tė fjalės kryetari i Degės, duke vlerėsuar me kėtė rast si shumė tė rėndėsishėm takimin e Presidentit tė Republikės sė Kosovės, dr.Ibrahim Rugova me Presidentin e SHBA-ve Bill Klinton, me ē'rast Presidentit Rugova iu bė njė pritje madhėshtore.

Z. Cubi theksoi nė vazhdim tė raportit se Dega e LDK-sė pėr Nju Jork, Nju Xhersi dhe Kėnėktikėt vazhdimish ka bashkėpunuar me tė gjitha organizatat e komunitetit pėr tė punuar sa mė shumė pėr Kosovėn. Ai pėrmendi nė kėtė rast ata qė kanė ndihmuar mė sė shumti, si Jim Xhema, Demė Balidemaj, Harry Bajraktari, Lekė Gojēaj, Sabit Bytyēi, Haxhi Hysenaj, si dhe gazetėn "Bota Sot", duke theksuar se kjo degė e ka ndihmuar UĒK, duke kontribuar nė Fondin e Qeverisė sė Kosovės, por edhe duke dėrguar drejtpėrdrejt tė holla, siē ėshtė rasti me Zonėn Operative tė Llapit, e cila ėshtė ndihmuar me 198 mijė DM dhe 20 mijė dollarė.

Nė fund tė fjalės sė tij, z. Cubi falėnderoi tė gjithė ata qė dhanė ndihmesėn e tyre pėr Kosovėn. Ai pėrshėnfeti veēanėrisht presidentin Klinton, kryetarin Rugova, pastaj shfaqi admirimin pėr kthimin e shpejtė tė tė refugjatėve nė shtėpitė e veta, pėrshėndeti themelimin e TMK-sė, sikur edhe rizgjedhjen e z. Sali Berisha, kryetar i PD tė Shqipėrisė..

Raportin financiar tė Degės pėr periudhėn 25 prill 1998- 9 tetor 1999 e paraqiti z. Naim Dedushaj, udhėheqės i zyrės.

"Dega jonė me anėtarėsinė e vetė gjatė kėsaj periudhe ka kontribuar dhe ka pėrkrahur aktivitete politike nė SHBA, ka pėrkrahur miqtė tanė nė Washington, senatorė, kongresmenė etj, pastaj kaa pėrkrahur UĒK-nė nė Kosovė, ka pėrkrahur Ministrinė e Mbrojtjes tė Republikės sė Kosovės, familjet e rrezikuara nė Kosovė, fėmijėt jetimė tė luftės, demonstrata tė shumta, ka pėrkrahur Fondin e Qeverisė sė Kosovės, si dhe aksione tė ndryshme humanitare pėr Drenicėn, pėr pavarėsinė e Kosovės etj., me njė shumė tė kontributeve rreth 2.000.000 (dy milionė dollarė amerikanė). Kjo shumė ėshtė pėr kėtė periudhė tė shkurtėr dhe pėr kėtė numri i njerėzve qė kanė kontribuar nuk ėshtė aq i madh, mund tė themi rreth 150 veta", tha z. Dedushaj.

Nė diskutime pėrkitazi me raportin e punės dhe aktivitetin e LDK-sė u angahzuan edhe Sylė Lajēi, Musa Dakaj, Ahmet Bėrdynaj, Ali Zalli, Agim Rexhaj, Ramadan Gashi, Ekrem Gashi, Xhevat Rexhaj, Rifat Osmani, Ismet Bacaj etj., ndėrsa kuvendin e pėrshėndeti edhe prof. Ali Aliu.

Nė punimet e kėtij kuvendi u manifestua njė gatishmėri e lartė pėr punėn e mėtutjeshme tė LDK sė, pėr funksionimin e zyrės dhe radios sė LDK-sė, pėr tė ndihmuar nė rindėrtimin e Kosovės, me ē'rast, pėr funksionimin e zyrės aktivistėt dhe musafirėt kontribuan me rreth 7 mijė dollarė.

Delegatėt aprovuan plotėsimin e Kryesisė me tre anėtarė tė rinj: Naim Dedushaj, Ēelė Ēelaj dhe Ali Zalli. Delegatėt e Kuvendit shpallėn anėtar nderi tė kryesisė sė LDK-sė, z. Agim Karagjozi, kryetar i Shoqatės Panshqiptare "Vatra".

Nė fund tė kėtij kuvendi, pėrfaqėsuesja e kompanisė sė njohur pėr transferimin e tė hollave "Western Union" znj. Grazyna Bulka, shtroi njė koktej pėr ndėr tė kuvendit dhe i informoi tė pranishmit se kjo kompani sė shpejti do tė fillojė punėn edhe nė Kosovė.

 

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.