|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Dega I e LDK-sė nė Kodrėn e Trimave mbajti Kuvendin e punės
Prishtinė, 26 tetor (QIK) - Mė 24 tetor 1999 nė lokalet e shkollės fillore "Asim Vokshi" nė Prishtinė u mbajt Kuvendi i pubės i Degės I tė LDK-sė nė Kodrėn e Trimave. Kuvendi, punimet e tė cilit i drejtoi mr. Behxhet Brajshori, kryetar, i filloi punimet me njė minut heshtje pėr nder tė dėshmorėve tė kombit. Nė punimet e kuvendit morėn pjesė edhe Kolė Berishėa, nėnkryetar e Nekibe Kelmendi, sekretare e pėrgjithshme e LDK-sė, pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut dhe KFOR-it, si dhe pėrfaqėsuesit e PSHDK-sė, PLK-sė dhe tė Degės tė LDK-sė nė Prishtinė. Kuvendi ėshtė pėrshėndetur me telegrame nga Dega e LDK-sė nė Kantonin e Turgaos nė Zvicėr si dhe degė tė tjera. Kuvendin fillimisht e pėrshėndetėn pėrfaqėsuesit e UNMIK-ut dhe tė KFOR-it. Nga Raporti i punės dhe nga debati pėrkitazi me tė u vėrtetua se Dega I e LDK-sė ka kryer punė tė frytshme nė kuadėr tė programit dhe statutit tė saj. Ndėr punėt e tjera vlen pėr tė theksuar se kjo Degė ka ndihmuar edhe luftėn ēlirimtare si dhe ka strehuar e mbajtur shumė familje tė viseve ku mė parė ka shpėrthyer lufta, deri nė momentin kur masovikisht u dėbua popullata me dhunė pėr nė Shqipėri, Maqedoni etj. Ky Kuvend me punėn e tij edhe njė herė dėshmoi se LDK-ja ėshtė parti e tolerancės dhe jo e konflikteve, por e bashkėpunimit me tė gjitha subjektet politike e jopolitike tė Kosovės dhe me faktorin ndėrkombėtar deri nė arritjen e pavarėsisė sė plotė. Kuvendi me vota tė fshehta e plotėsoi Kryesinė e Degės me 5 anėtarė tė rinj, si dhe zgjodhi, poashtu me vota tė fshehta, nėnkryetarin e Degės dhe dy delegatė pėr Kuvendin e LDK-sė. Duke iu drejtuar pjesėmarrėsve, nėnkryetari i LDK-sė, Kolė Berisha, tha ndėr tė tjera se LDK-ja pėrherė ka qenė dhe do tė jetė me popullin dhe kurrė nuk heqė dorė nga pavarėsia e plotė e Kosovės. Ndėrsa, Nekibe Kelmendi ndėr tė tjera tha se LDK-ja do tė profilizohet si parti e mirėfilltė politke dhe do tė angazhohet pėrherė pėr jetėsimin e shtetėsisė sė Kosovės, thuhet nė njoftimin nga Kuvendi tė KI tė Degės I tė LDK-sė nė Prishtinė. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes