LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:   

Dega V e LDK-sė "Malėsia e Gollapit" mbajti kuvendin e punės

 

Prishtinė, 2 nėntor (QIK) - Nė kuadėr tė mbajtjes sė kuvendeve tė punės tė degėve tė LDK-sė, Kuvendin e saj tė punės e mbajti edhe Dega e LDK-sė "Malėsia e Gollapit".

Kuvendi, qė u mbajt nė Shtėpinė e Kulturės nė Kishnicė, filloi mė intonimin e himnit kombėtar dhe me njė minut heshtjeje pėr tė rėnėt nė luftė, ndėrsa punimet i shpalli tė hapura Shefki Rusinovci, nėnkryetar i degės.

Nė kuvend mori pjesė edhe Agim Krasniqi, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė, i cili pėrshėndeti nė emėr tė Kryesisė dhe tė kryetarit Rugova. Ishin prezentė edhe Feti Limani, nė emėr tė PLK-sė, Arsim Janova, nga Dega III e LDK-sė nė Prishtinė, Basri Demiri, nga Dega e LDK-sė nė Lipjan, Naim Krasniqi, nga nėndega e Shashkovcit, Zahir Gashi, minator nga miniera "Kishnicė e Novo-bėrdė", ndėrsa u lexua edhe njė telegram pėrshėndetės nga Dega e LDK-sė nė Skėnderaj.

Nga 57 delegatė prezentė u zgjodh kryesia e punės prej 5 anėtarėsh, nga tė cilėt u paraqit rendi i ditės, qė u miratua njėzėrit.

Raportin e punėn dyvjeēare tė kryesisė sė Degės V tė LDK-sė e paraqiti Agim Gashi, anėtar i kryesisė sė kėsaj dege. Nė raport ndėr tė tjera u pėrmendėn pėrpjekjet dhe arritjet e LDK-sė nė ndėrtimin e institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės. Nga veprimtaria e Degės sė LDK-sė "Malėsia e Gollapit" u pėrmend sidomos angazhimi i veprimtarėve tė kėsaj dege pėr grumbullimin dhe shpėrndarjen e ndihmave humanitare pėr popullatėn e kėsaj treve dhe strehimin dhe ndihmat e afruara pėr tė ikurit prej luftės nga viset e ndryshme tė Kosovės, edhe mė parė por sidomos pas ndėrhyrjes sė NATO-s. Nė raport u cekėn shifra e fakte pėr sasinė e kėtyre ndihmave si dhe pėr ndihmat tjera tė dhėna pėr luftėtarėt e UĒK-sė tė cilėt vepruan nė trevėn e Gollapit, ku si LDK-ja, por edhe mbarė popullata, ishte e pėrfshirė nė kėtė luftė.

U fol gjithashtu edhe pėr bashkėpunimin e duhur me tė gjitha subjektet politike e luftarake tė trevės sonė, por edhe mė gjerė nė interes tė pavarėsisė sė Kosovės.

Pas njė debati tė shkurtėr raporti i punės u aprovua me njė votė kundėr.

Nė kuvend u paraqitėn edhe objektivat pėr punėn e ardhshme tė Kryesisė sė kėsaj dege, tė cilat i paraqiti Fadil Jashari, anėtar i Kėshillit tė Pėrgjithshėm tė LDK-sė nga kjo degė.

Rreth kėtyre objektivave dhe pėr detyrat e ardhshme folėn edhe Hafiz Krasniqi, Shefki Gashi, anėtar tė Kryesisė, si dhe Valbon Krasniqi, kryetar i FR tė Degės II tė LDK-sė nė Prishtinė.

Kuvendi zgjodhi pėr kryetar tė kryesisė sė Degės V tė LDK-sė Shefki Gashin, pasi qė kryetari i mėparshėm Emin Gėrbeshi, kishte dhėnė dorėheqje kohė mė parė. Kuvendi autorizoi kryesinė e Degės qė tė bėjė kooptimin me anėtarė tjerė tė kryesisė nga nėndegėt qė eventualisht mungojnė. Ndėrsa Hafiz Krasniqi, Nexhip Gashi dhe Abdurrahman Krasniqi u zgjodhėn tre delegatėve pėr Kuvendin Qendror tė LDK-sė.

Nė kėtė kuvend ishin ftuar dhe prezentuan edhe anėtarėt e familjeve tė aktivistėve tė LDK-sė tė vrarė gjatė luftės, tė vdekur apo tė burgosur nė periudhėn mes dy kuvendeve.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.