LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:   

Prizren:

Kuvendi i Degės sė LDK-sė

 Dega e LDK-sė nė Prizren mbajti kuvendin e saj tė punės, nė tė cilin, mes tė tjerėve, morėn pjesė edhe zv. shefi i administratorit pėr regjionin e Prizrenit z.Mark Baskin, pėrfaqėsuesi i OSBE-sė z.Piter Polis, kryetari i PDK-sė sė Kuksit, z. Arif Rexhmati dhe kryetari i Rrethit, z.Shefqet Broka, si dhe mysafirė tė lartė tė Malishevės, Dragashit, Rahovecit dhe Degės sė LDK-sė tė Zhurit. Ndėrkaq nė emėr tė Kryesisė sė LDK-sė
punimet e kuvendit i pėrcolli Kolė Berisha, nėnkryetar, Edi Shukriu, kryetare e FG, Melihate Tėrmkolli, pėrfaqėsuese e KP dhe e Kryesisė sė FG etj.
Nė tė gjitha raportet u pėrmendėn punėt e kryera edhe nė kushte tė rėnda, por theksime tė veēanta u bėnė nė drejtim tė luftės pėr liri dhe ndihma qė ėshtė dhėnė nė forma tė ndryshme pėr UĒK-nė dhe luftėtarėt e lirisė, nga ana e veprimtarėve tė kėtij subjekti politik.
Mė kuvend tha se, me pushkė nė dorė, u vranė: Xhevat Berisha, zv. komandant i Vėrrinit, Ismet Gashi, kryetar i Nėndegės sė Landovicės, Shefqet Shehu, kryetar i nėndegės sė Krushės sė Vogėl, Anifi Muji, kryetar i nėndegės sė Struzes, Pėrparim Thaēi, kryetar i FR tė Landovicės.
Pas raportit tė pėrbashkėt dhe diskutimeve fjalėn e morėn edhe kryetarėt mysafirė nga Rahoveci, Dragashi dhe nga dega e Zhurit, ndėrsa dr. Edi Shukriu, theksoi mes tė tjerash se nė "realitetin e ri tė Kosovės duhet tė ecet nė dy drejtime. E para nė bashkėpunim e veprim me KFOR-in dhe UNMIK-un pėr administrimin tranzitor ndėrkombėtar dhe, e dyta, pėr LDK-nė dhe partitė tjera nė Kosovė pėr realizimin e statusit final pėr vetėvendosje dhe referendumin e Kosovės". Melihate Tėrmkolli u angazhua "qė Kosova tė jetė demokratike, ne kemi edhe njė punė tė rendėsishme profilizimin e partisė". Kurse Fadil Kryeziu u angazhua nė disa sfera tė LDK-sė pėr mundėsinė e profilizimit, pėrshtatshmėrisė dhe fleksibilitetit partiak dhe pėr disa forma tė neglizhencės qė nuk ėshtė dashur t'i ketė kjo parti.
Mė pas nė foltore doli edhe nėnkryetari i LDK-sė, z.Kolė Berisha, i cili theksoi se "nuk ėshtė mirė tė pėrmendet struktura nė mes tė shqiptarėve. Unė jam mė i vjetri nė kėtė shoqėri politike dhe ne jemi tė gjithė bashkė si nė luftė edhe tash nė paqe. Jam edhe nėnkryetar i LDK-sė dhe nėse dikush mendon se kėtu jam si
strukturė, unė qė sot jap dorėheqje".
Kuvendin e pėshėndetėn dhe dhanė disa sugjerime edhe z.Arif Rexhmati nga PD-ja, Dega nė Kukės, Liman Asllani, Sefer Rexhaj, Aziz Hodaj etj.
Kryesia kooptoi 4 anėtarė tė rinj dhe zgjodhi nėnkryetarin, pasi Kryesia e Degės sė LDK-sė nė Prizren ka mbetur pa katėr anėtarė, tė cilėt kanė shkuar nė detyra tė reja nė kėshillin komunal. Me kėtė rast kjo kryesi kooptoi katėr anėtarė tė rinj: Hasan Hotin, Abdullah Hoxhėn, Shemsedin Horosanin dhe Ridvan Hoxhėn.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.