|
Podujevė:
Nė sallėn e Kinos nė Podujevė u mbajt
kuvendi i IV-tė i punės i LDK-sė.
Me pjesėmarrjen e tyre Kuvendin e nderonin pėrfaqėsues tė
KFOR-it, ata tė TMK-sė, tė partive tė tjera politike, si dhe mr.
Fatmir Sejdiu, nėnkryetyar i Kuvendit tė Kosovės, dr. Alush Gashi,
anėtar i kryesisė sė LDK-sė, dr. Rexhep Gjergji, deputet e kryetar
i parė i Degės sė LDK-sė nė Podujevė, deputetė tė Kuvendit tė
Kosovės etj.
Agim Veliu, zėvendėskryetar i Degės, i cili paraqiti raportin e
punės sė kryesisė sė kėsaj dege, ndėr tė tjera, tha se LDK-ja
si parti e spektrit tė djathtė, tashmė ka hyrė nė njė fazė tė
re tė profilizimit tė saj, duke shmangur ato atribute tė njė
lėvizjeje qė nė njė fazė mbase e kanė penguar veprimin efikas
tė strukturės sė saj nė tė gjitha nivelet. Filozofia politike e
durimit dhe e ndėrtimit demokratik tė institucioneve tė Republikės
sė Kosovės ėshtė ēmuar edhe nė qarqet ndėrkombėtare, vazhdoi
z.Veliu, duke theksuar se ky Kuvend ishte njė rast i mirė pėr t'i
bėrė analizė aktivitetit tė zhvilluar pėr kėta dy vjet, me
qėllim tė mėnjanimit tė dobėsive qė janė manifestuar dhe qė
kanė penguar efikasitetin e detyrave qė shtroheshin pėr kėtė
subjekt.
Ndėrsa pėr daljen e disa anėtarėve nga kryesia e kėsaj dege ai
tha se jemi nė dijeni tė njė fushate pa kritere, as morale, as
profesionale, tė njė klani qė pėr fatin e keq edhe pas kuvendit
tė tretė u instaluan nė strukturat e kėsaj dege. Ata qė kishin
zėnė vend nė kryesinė e Degės vazhdonin me obstruksione pėr tė
penguar realizimin e detyrave dhe pėrcaktimeve programore, me qėllim
tė kompremitimit tė asaj pjese tė kryesisė qė pėr fat tė
mirė ishte shumicė.
Duke mos pasur mundėsi tė merrte pjesė nė punimet e Kuvendit,
kėtė kuvend e kishte pėrshėndetur me njė letėr z.Sabri Hamiti,
ndėrkaq dr. Alush Gashi, anėtar i kryesisė sė LDK-sė, potencoi se
LDK-ja ėshtė njė organizim qė po funksionon dhe se qėllim kryesor
i LDK-sė ėshtė pavarėsia e Kosovės. Por, duhet punuar
shumė nė ndėrtimin e institucioneve demokratike tė Kosovės, sepse
pa institucione demokratike nuk ka njohje tė pavarėsisė sė
Kosovės. Nė fund tė fjalės sė tij, dr. Gashi tha se ėshtė
kundėr konfliktit brenda shqiptarėve, por dėshiron njė kulturė
demokratike.
Fatmir Sejdiu, sekretar i Kuvendit tė Kosovės, pohoi se misioni i
LDK-sė do tė jetė ai i parashtruar me kohė prej saj, ėshtė
mision qė fle nė frymėn e njė partie qė dikur kishte karakterin e
njė lėvizjeje gjithpėrfshirėse, por qė dalėngadalė do tė
profilizohet vėrtet nė njė subjekt serioz nė ndėrtimin e njė
strukture demokratike tė shtetit tė ardhshėm tė Kosovės. Mesazhet
qė do tė dalin nga ky Kuvend ne do t'i pėrcjellim nė Kuvendin e
LDK-sė dhe strukturat e tjera, tha nė fund ai.
Nė vazhdim foli edhe kryetari i parė i kėsaj dege, dr. Rexhep
Gjergji, i cili kujtoi formimin e Degės sė LDK-sė nė Podujevė,
para dhjetė vjetėsh, pikėrisht nė kėtė sallė, me dallimin se
atėherė ishin prezent edhe dy njerėzit mė tė shquar tė
politikės, pėrkatėsisht tė informimit nė Kosovė: Fehmi Agani dhe
Enver Maloku. Pastaj pėshėndetėn edhe pėrfaqėsuesi i TMK-sė,
Sindikatave tė Pavarura tė Podujevės, ai PSHDK-sė, i PSDK-sė etj,
tė cilėt i uruan punė tė mbarė kėsaj partie dhe bashkėpunim sa
mė tė gjerė me kėto subjekte.
Nė vazhdim tė punimeve tė Kuvendit u bė plotėsimi i kryesisė sė
kėsaj dege me tre anėtarė tė rinj, e kėta janė: Avdi Isufi,
Islam Revui dhe Ahmet Ahmeti, ndėrsa delegat pėr Kuvendin e
pėrgjithshėm tė LDK-sė u zgjodhėn Idriz Bilalli, Ejup Visoka dhe
Hazir Raēi.
|