LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:   

Zhvilloi punimet Kuvendi i Degės sė LDK nė Malishevė

 

Prishtinė, 26 tetor (QIK) - Me intonimin e Himnit Kombėtar, nga kori i Gjimnazit "Abdyl Frashėri", dhe me mbajtjen e njė minutė heshtjeje pėr tė gjithė tė rėnėt pėr lirinė e Kosovės, kryetar i LDK-sė, Dega nė Malishevė, Jakup Kastrati, hapi solemnisht mbledhjen e Kuvendit V tė saj.

Jakup Kastrati, sė pari pėrshėndeti delegatėt, e nė veēanti mysafirėt, kryeministrin e Qeverisė sė Kosovės, dr. Bujar Bukoshin, Muhamet Bicajn, ministrin e Arsimit, pėrfaqėsuesin e OSBE-sė Parveslin, pėrfaqėsuesin e Kryesisė sė LDK-sė Agim Krasniqin, Melihate Tėrmkollin, etj.

Nė emėr tė presidentit tė Republikės sė Kosovės dhe nė emėr tė Kėshillit Qendror tė LDK-sė, Kuvendin e pėrshėndeti Agim Krasniqi, nėnkryetar i LDK-sė, i cili nė mes tė tjerash tha se LDK-ja ka kultivuar dhe kultivon filozofinė e bashkimit, tė tolerancės, me tė gjitha institucionet, organizmat dhe individėt qė ushqejnė frymėn e pėrparimit tė Kosovės.

Ndėrsa, kryeministri i Qeverisė sė Kosovės, Bujar Bukoshi, ndėr tė tjera tha se nė Malishevė, pėrkatėsisht nė Banjėn e Malishevės, ka kujtime tė kahershme, qysh para 30 vjetėsh kur ka punuar pėr njė kohė kėtu. "Pėrshėndes Kuvendin tuaj dhe mė trimėron fakti se njerėzit kanė vullnet pėr punė dhe pėr arritjen e qėllimit tonė final - pavarėsinė e Kosovės. Andaj duhet tė punojmė bashkė pėr tė ardhmen tonė, tė zgjedhim mė tė mirėt, tė mos i harrojmė tė rėnėt. Faktori ndėrkombėtar na ka ndihmuar dhe po na ndihmon shumė. Ai ėshtė i interesuar qė pas pesė vjetėsh t'i marrim punėt nė duart tona", tha Bujar Bukoshi.

Pėrfaqėsuesi i TMK-sė, Metush Krasniqi, tha se TMK-ja ka lindur nga gjiri i popullit dhe nuk i takon asnjė partie, apo grupi ideologjik.

Kuvendin e pėrshėndetėn edhe Melihate Tėrmkolli, Alush Hoti, etj. Nė fund tė Kuvendit u zgjodhėn pesė delegatė, qė do ta pėrfaqėsojnė Degėn nė nivel Qendror: Jakup Kastrati, Imer Kastrati, Hysni Kryeziu, Fetah Rudaj dhe Shemsije Bytyqi.

 

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.