|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Dega e LDK-sė nė Kamenicė mbajti Kuvendin e punės
Prishtinė, 13 tetor (QIK) - Dega e LDK-sė nė Kamenicė mbajti kuvendin e punės, nė tė cilin ishin tė pranishėm 85 delegatė. Punimet e kėtij kuvendi i pėrcolli Naim Jerliu, nėnkryetar i LDK-sė, dhe anėtari i kryesisė sė Degės sė LDk-sė nė Zvicėr, Isa Dėrmaku, tė cilėt e pėrshėndetėn kėtė kuvend, pastaj delegacioni i PVD-sė, delegacioni i Degės sė LDK-sė nė Viti, pėrfaqėsuesit e partive politike tė LBD-sė, PBD-sė, tė LKĒK-sė nė Kamenicė e tė tjera. Delegatėt e kuvendit me njė minut heshtje nderuan tė gjihtė ata tė cilėt kanė rėnė nė mbrojtje tė Kosovės. Duke paraqitur raportin pėr punėn dyvjeēare tė kėsaj dege, Sabri Morina, anėtar i kryesisė sė kėsaj dege, i bėri njė rezyme punės sė kėsaj dege pas Kuvendit tė Tretė Zgjedhor tė LDK-sė, i cili veēanėrisht ishte i pėrqendruar nė aktivitetin e saj prej fillimit tė luftės nė Kosovė dhe gjatė periudhės sė bombardimeve tė NATO-s. Nė kėtė kohė, tha nė vijim z.Morina, ndodhėn edhe tmerret mė tė mėdha ndaj qenies tonė kombėtare. Ai shtoi se veprimtarėt e Degės sė LDK-sė nė Kamenicė kanė dhėnė njė kontribut tė ēmuar lidhur me grumbullimin e artikujve ushqimorė dhe mjeteve financiare, nėpėrmjet komisioneve tė veta pėrkatėse, pėr banorėt e zonave tė luftės dhe UĒK-sė. Sabri Morina theksoi se Dega e LDK-sė nė Kamenicė ka ndihmuar edhe pjesėtarėt e UĒK-sė jo vetėm duke u solidarizuar me ta, por edhe me koordinimin dhe me pjesėmarrjen drejtpėrdrejtė tė veprimtarėve tė LDK-sė nė luftėn ēlirimtare. Ai, me kėtė rast, veēoi ish-kryetarin e Degės sė LDK-sė, z.Emin Krasniqi, i cili qysh nė shtator tė vitit 1998 kishte kaluar nė radhėt e UĒK-sė. Pothuaj tė gjithė tė rėnėt e kėsaj ane, gjatė luftės, ishin aktivistė dhe anėtarė tė LDK-sė, tha z.Morina. Duke folur rreth situatės sė rėndė pas pėrfundimit tė luftės dhe tė ardhmes sė popullatės, ai tha se kjo degė e LDK-sė do tė punojė pė organizimin sa mė tė shpejtė tė zgjedhjeve tė lira nė Kosovė dhe shprehu pėrkrahjen dhe mbėshtetjen e formimit tė TMK-sė si bazė e fortė pėr realizimin e pavarėsisė sė Kosovės. Delegatėt e kuvednit dhanė pėrkrahjen e plotė pėr kryetarin Rugova dhe pėr synimet e tij pėr realizimin e pavarėsisė sė plotė tė Kosovės. Ata, pastaj, filluan procedurėn pėr plotėsimin e gjashtė vendeve nė kryesi dhe tri vendeve pėr delegatė. Anėtarė tė kėsaj kryesie janė: Fehmi Kastrati, Riza Basha, Zija Rrudhani, Rashit Maliqi, Rafi Ramabaja dhe Sadullah Ahmeti, ndėrsa delegatė u zgjodhėn Jahi Zubaku, Enver Ajvazi dhe Nexhat Rexha. Kryetar i Degės sė LDK-sė nė Kamenicė u zgjodh Shaip Surdulli, ndėrsa zėvendės Nexhat Rexha. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes