LOGO-LDKBiblioteka e Prishtinės

Aktualizuar mė:   

Dega e LDK-sė nė Istog mbajti Kuvendin e punės

Prishtinė, 8 tetor (QIK) - Nė Istog u mbajt pardje Kuvendi i punės i Degės sė LDK-sė. Punimet e kuvendit i hapi dhe i udhėhoqi kryetari i Degės, Fadil Ferati, ndėrsa pėrshėndetjet e Presidentit tė Republikės sė Kosovės dhe tė LDK-sė, Ibrahim Rugova delegaėve ua pėrcolli Faruk Spahia, anėtar i Kryesisė sė
LDK-sė.
Nė Kuvend ishin tė pranishėm edhe Isuf Sutaj e Haki Shatri, anėtarė tė KP tė LDK-sė. Raportin e punės sė degės sė LDK-sė pėr periudhėn dhjetor 1997- tetor 1999 e paraqiti sekretari i degės, Hazbi Bajra. Nė disktuime pėrkitazi me raportin e punės dhe aktivitetin e partisė morėn pjesė: Vesel Boletini, Isa Bajra, Rifat Osmanaj, Gani Rugova, Shaban Manaj, Azem Sadiku, Ramė Kelmendi dhe Haki Maxherri. Ata shtruan si nevojė tė ngutshme konsolidimin sa mė tė shpejtė tė tė gjitha strukturave tė LDK-sė. Ishin objekt diskutimi edhe bashkėpunimi me tė gjitha subjektet politike shqiptare, bashkėpunimi me UNMIK-un dhe me institucionet tjera
tė protektoratit, si dhe pėrgatitjet pėr zgjedhjet e ardhshme tė lira nė Kosovė.
Nė punimet e kėtij kuvendi u manifestua njė gatishmėri e lartė pėr ruajtjen e frymės sė tolerancės dhe pėr kontribut sa mė tė denjė tė potencialit tė LDK-sė nė procesin e ndėrtimit e tė rindėrtimit tė Kosovės.
Delegatėt e miratuan raportin e punės me plotėsime dhe sugjerime konkrete. Po ashtu ata aprovuan plotėsimin e Kryesisė me dy antarė tė rinj: Ferat Hajzeraj e Ramadan Blakaj, kurse lista e delegatėve qė do tė pėrfaqėsojnė kėtė degė nė Kuvendin e LDK-sė qė pritet tė mabhet nė Prishtinė u plotėsua me Fadil Feratin.
Nė fjalėn e tij Faruk Spahiu, anėtar i Kryesisė sė LDK-sė, theksoi se kjo parti do tė jetė edhe mė e organizuar dhe me aktivitetin e vet do tė angazhohet rreth protektorimit tė Kosovės, ndėrtimti dhe rindėrtimit e Republikės sė Kosovės, si dhe organizimin e pushtetit lokal nė fazėn kalitmare, bashkė me subjektet tjera politike dhe administratorin po punon pėr formimin e njė organi ekzekutiv nė Kosovė.
Z.Spahiu tha se LDK-ja ishte faktor shumė i rėndėsishėm pėr ēlirimin e Kosovės dhe angazhimi i saj ishte i gjithanshėm nė tė gjitha format e luftės. Nė gjendjen pas luftės LDK-ja do tė kėrkojė gjithherė njė bashkėpunim korrekt me subjektet e tjera politike nė Kosovė, gjithnjė nė favor tė pavarsisė sė Kosovės, si zgjidhje e vetme e drejtė afatgjate, tha veē tjerash z.Spahiu.
Nė Kuvend foli edhe Isuf Sutaj, anėtar i KP tė LDK-sė dhe i dėshiroi degės sė LDK-sė nė Istog punė tė mbarė nė tė ardhmen.
Delegatėt e Kuvendit shpallėn anėtar nderi tė Kryesisė Nazmi Muzliajn, i cili ėshtė vrarė mė 19 korrik tė vitit tė kaluar nė kufirin shqiptaro-shqiptar.
Po kėshtu, Ibrahim Hasanaj nga Dubrava u shpall anėtar nderi i Kuvendit tė Degės, pėr aktivitet dhe ndihmė financiare tė pėrhershme, qė nga themelimi i Degės sė LDK-sė nė Istog.

| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes  

Copyright© 1999,  »  »  L   D   K   «  «   All Rights Reserved.