|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
U mbajt Kuvendi i punės i Degės IV tė LDK-sė pėr Prishtinė
Prishtinė, 26 tetor (QIK) - Nė Pallatin e Rinisė nė Prishtinė me intonimin e himnit kombėtar dhe me njė minutė heshtje pėr tė gjitha viktimat e terrorit serb nė Kosovė u mbjat Kuvendi i Punės i Degės IV tė LDK-sė nė Prishtinė. Nė punimet e kėtij Kuvendi prej 69 delegatėve ishin tė pranishėmn 48, nė mesin e tė cilėve edhe shumė mysafirė si: Kryeministri i Republikės sė Kosovės, Dr. Bujar Bukoshi me stafin e tij, nėnkryetari i LDK-sė Naim Jerliu, anėtari i kryesisė sė LDK-sė, Hajzer Krasniqi, Edita Tahiri, kėshilltare pėr marrėdhėnie me jashtė e presidentit Rugova, Melihate Tėrmkolli, anėtare e kryesisė sė Forumit tė Gruas, ndėrkaq nė emėr tė partive politike shqiptare, kryetari i kolegjiumit, Frrok Kristaj. Raportin pėr punėn dyvjeēare tė kėsaj dege tė LDK-sė e paraqiti Shasivar Sadiku, kryetar. Ai theksoi se pas shpalljes sė zgjedhjeve nga institucionet mė tė larta tė Republikės sė Kosovės, aktivat dhe nėndegėt e kėsaj dege tė LDK-sė nė bashkėpunim me partitė e tjera tė cilat edhe tani janė nė Parlamentin e Kosovės, organizuan zgjedhje presidenciale dhe parlamentare tė 22 marsit tė vitit 1998, nė tė cilat mbretėroi njė frymė mobilizuese. Zotėri Sadiku nėnvizoi se veprimtarėt e kėsaj dege bashkė me Forumin e Gruas, Forumin Rinor, nėndegėt, aktivet, dhe komisionet pėrkatėse janė angazhuar me pėrkushtim tė vendosjes tė popullatės tė zhvendosur nga zonat e luftės, ku kanė strehuar nė kėtė terren rreth 8000 tė zhvendosur. Veprimtarėt e kėsaj dege kanė treguar njė pėrkujdesje tė veēantė rreth sigurimit tė ushqimit, ngrohjes e veshėmbathjes pėr tė zhvendosurit, e nė veēanti ndaj familjeve anėtarėt e tė cilave ishin pjesėmarrės tė UĒK-sė. - Natyrisht se nė pėrkujdesin e tė ēvendosurve tė vendosur nė territorin tė cilin e mbulon kjo degė e LDK-sė, kontribut tė ēmuar kanė dhėnė edhe shoqatat humanitare bėmirėse "N.Tereze" dhe Kėshilli pėr Emergjencė qė u formua pėr kėtė destinacion, - tha zotėri Sadiku. Ai shtoi se veprimtarėt e kėasj dege nė mungesė tė institucioneve shtetėrore, sidomos tė atyre gjyqėsore dhe ekzekutive, nėpėrmjet komisioneve pėrkatėse u angazhuan edhe nė zgjidhjen e kontesteve, ngatėrresave tė karakterit pronėsor ndėrfamiljar. Zoti Sadiku pastaj nėnvizoi se kjo degė rėndėsi tė veēantė i ka kushtuar edhe bashkėpunimit dhe koordinimit tė aktivitetit politik duke krijuar njė front tė pėrbashkėt pėr njė rezistencė ndaj okupatorit serbė. Me kėtė rast falėnderoj shtetin dhe popullin e Shqipėrisė, vėllezėrit tanė nė Maqedoni dhe shqiptarėt e boshnjakėt e Malit tė Zi, shtetet perėndimore, tė cilat me bujari tė madhe dhe tė organizuar bėnė pranimin dhe strehimin e popullatės shqiptare tė depėrtuar nga Kosova, tha ai. Dega IV e LDK-sė, u tha nė kėtė Kuvend, ėshtė angazhuar dhe do tė angazhohet qė tė ndihmohen anėtarėt e familjeve qė i humbėn tė afėrmit e tyre nė luftė. Delegatėt e kėtij Kuvendi kėrkuan nga faktori ndėrkomėtar njė angazhim mėt ė madh qė sa mė parė tė lirohen tė gjithė tė burgosurit politikė shqiptarė, tė kidnapuarit e shumtė dhe tė konstatohen gjendja faktike pėr shqiptarėt e Kosvoės qė konsiderohen si tė zhdukur. Delegatėt e kėtij Kuvendi kėrkuan nga tė gjitha subjektet politike shqiptare qė tė angazhohen pėr njė unitet nė shėrbim dhe inters kombėtarė qė tė luftohen interesat e ngushta grupore. Nė konkluzat e aprovuara nė kėtė Kuvend ndėr tė tjerash thuhet: mbėshtetet angazhimi i vazhdueshėm i LDK-sė dhe i kryetarit tė saj si dhe i presidentit tė Republikės sė Kosovės dr. Ibrahim Rugova pėr pavarėsinė e Kosovės si synim i pėrhershėm programor, - kėrkohet kujdes i vazhdueshėm ndaj kuadrove qė janė angazhuar me pėrkushtim pėr realizimin e programit pėr pavarėsinė e Kosovės; pėrkrahin formimin e TMK-sė si forcė dhe bėrthamė e ardhshme pėr mbrojtjen dhe mvetėsinė e Kosovės, njėherit kėrkojnė nga faktori ushtarak e civil ndėrkombėtar qė ėshtė i vendosur nė Kosovė, tė sigurojė kthimin e sigurt tė popullatės shqiptare nė vatrat e tyre nė Mitrovicė. - LDK-ja tė ruajė dhe tė intensifikojė kontaktet dhe bashkėpunimin me tė gjitha forcat politike nė Kosovė si dhe me partitė politike shqiptare tė trungut etnik, me qėllim tė krijimit tė njė klime tė re tolerante dhe bashkėpunimi tė mirėfilltė pėr realizimin e qėllimit madhor - pavarėsisė sė Kosovės; - Mbėshtesim bashkėpunimin e LDK-sė dhe tė institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės me strukturat ndėrkombėtare tė vendosura nė Kosovė, UNMIK-un, KFOR-in, BE, OSBE-nė. Kėrkojmė intensifikim dhe bashkėpunim konkret me partitė simotra tė Evropės dhe tė SHBA-ve; - Mbėshtesim angazhimin e persidentit Rugova dhe tė strukturave tė partisė sonė nė procesin e konstituimit tė administratės civile nė Kosovė dhe nė atė lokal, si dhe ndėrtimin e njė ekzekutivi tė pėrbashkėt me faktorin ndėrkombėtar, duke nėnkuptuar edhe inkuadrimin adekuat tė tė gjitha forcave politike tė Kosovės. - Kėrkojmė njė informim adekuat dhe mė tė shpejtė tė mjeteve tė informimit qė do tė pasqyronin punėn dhe aktivitetin e LDK-sė dhe tė institucioneve shtetėrore tė Republikės sė Kosovės, pėrfshirė kėtu edhe forcimin me kuadro tė Qendrės pėr Informim tė Kosovės. Nė fjalėn pėrshėndetėse nė emėr tė Qeverisė sė Republikės sė Kosovės, kryeministri Bukoshi shprehu falėnderimin e tij qė kjo degė i dha pėrkrahje Qeverisė sė Kosovės gjatė viteve nė mėrgim. Ai shtoi se njė pjesė e punės pėr Kosovėn ėshtė kryer nga Qeveria por pjesa mė e madhe ėshtė bėrė nė Kosovė. - Kosova ėshtė sot njė territor i lirė, de fakto territor i lirė. Kur them kėshtu mendoj se ėshtė kryer njė pjesė e punės, kurse pjesa tjetėr ka mbetur pėr t'u kryer. Ne kemi obligim tė vazhdojmė rrugėn tonė ngase objektivi ynė mbetet i njėjtė. Nuk do tė harrojmė asnjėherė shtetėsinė e Kosovės tė cilėn mund ta bėjnė vetėm shqiptarėt. Pėr ta arritur kėtė ka shumė debatime qė bėhen tani. Mendoj se Kosovės i nevojitet njė reprezentim i fuqishėm si palė shqiptare. Ne e kemi pranuar dhe e pranojmė plotėsisht prezencėn ndėrkombėtare nė dy aspekte: nė aspektin ushtarak dhe atė tė administrimit civil ndėrkombėtar. Por ne e dimė se shtetėsia e Kosovės ėshtė punė e jona. Pėr mua do tė ishte iluzore qė ajo tė na shėrbehet nė pjatė. Prandaj forcat politike relevante nuk duhet tė shpenzojnė energji tė kota rreth konfrontimeve reciproke dhe tė ketė njė respektim reciprok deri nė zgjedhjet e ardhshme me ē'rast do tė identifikohen dhe legjitimohen forcat tė cilat do ta fitojnė votėn e popullit, theksoi z.Bukoshi. Ai shprehu optimizmin e tij duke konstatuar se rruga pėr pavarėsinė e Kosovės do tė jetė e gjatė dhe e mundimshme por ky opcion do tė realizohet, ngase tash do ta kemi mė lehtė, pasi regjimi nacionalsocialist i Beogradit ėshtė pėrzėnė nga Kosova dhe tani kemi praninė ndėrkombėtare. Kryeministri i Kosovės megjithatė theksoi se populli i Kosovės nuk ėshtė nė gjendje vet t'i pėrballojė kėto probleme tė mėdha me tė cilat tani po ballafaqohet. Sipas tij, mesazhi ėshtė i qartė: t'i pėrvishemi tė gjithė sė bashku punėve duke mos u mbėrthyer apo tė jemi tė njėanshėm, ngase vetėm kjo e siguron njė bazė tė mirė pėr tė mbarė. Ai e vlerėsoi LDK-nė si njė fuqi mė tė madhe nė Kosovė dhe bėri thirrje qė bashkėpunimi me forcat tjera politike me rregullat e lojės qė janė tė njohura. Edhe nė fjalėt pėrshėndetėse tė delegatėve tė kėtij Kuvendi nga Edita Tahiri, kėshilltare pėr marrėdhėnie me jashtė e presidentit Rugova, dhe nga Melihate Tėrmkolli, nė emėr tė kryesisė sė Forumit tė Gruas tė LDK-sė, dominuan konstatimet se LDK-ja edhe mė tej ėshtė forca kryesore politike nė Kosovė. Ato theksuan se edhe nė periudhėn e ardhshme duhet tė punohet me njė intensitet tė shtuar pėr pavarėsinė e Kosovės si vullnet i shprehur nė Referendumin gjithėpopullor. Duke e pėrshėndetur kėtė Kuvend nė emėr tė Kryesisė sė LDK-sė dhe tė kryetarit Rugova, Naim Jerliu, nėnkryetar i LDK-sė veē tė tjerash, tha se LDK do tė transformohet nė njė parti moderne evropiane. LDK-ja edhe mė tej do tė angazhohet nė realizimin e programit tė vet ku si pikė kryesore ka pavarėsinė e Kosovės. Ai shtoi se LDK mbėshtet angazhimin e presidentit Rugova pėr krijimin e njė trupi ekzekutiv nė kuadėr tė Kėshillit Tranzitor tė Kosovės dhe angazhohet pėr njė Kosovė demokratike dhe pėr njė Kosovė tė pavarur. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes