Fushė Kosovė:
- Nė lokalet e shkollės fillore nė Miradi
tė Ulėt i zhvilloi punimet Kuvendi i punės i Degės sė LDK-sė
nė Fushė-Kosovė.
Kuvendi e hapi Gani Prekopuca, kryetar i degės sė LDK-sė nė
Fushė-Kosovė, i cili pasi ftoi tė pranishmit pėr njė minutė heshtje
nė nderim tė gjithė tė rėnėt nė luftė pėr lirinė e
Kosovės dhe nė nderim tė sekretarit tė ndjerė, Imer Sfarēa, tha
se ky kuvend ka simbolikėn e vet sepse ėshtė tubimi i parė i tij
nė rrethana tė lirisė dhe pa ankthin e frikės. Ėshtė kuvend
qė bėn bilancin dhe projekton tė ardhmen, nė drejtim tė
pavarėsisė sė Kosovės.
Nga 38 delegatė u zgjodh kryesia e punės dhe u miratua rendi i
ditės. Raportin e punės dy vjeēare tė kryesisė sė degės sė
LKD-sė e paraqiti z. Prekopuca.
Rreth raportit tė punės diskutuan shumė pjesėmarrės. Muharrem
Ismajli nė fjalėn e vet vlerėsoi lartė pėrcaktimet e LDK-sė dhe
aktivitetin e saj. Ai po ashtu foli edhe pėr problemet ndėr subjekte shqiptare dhe brenda
vetė LDK-sė. Burim Berisha, duke pėrshėndetur kuvendin, u shprehu
ngushėllime disa delegatėve pėr pjesėtarėt e humbur tė familjeve
tė tyre dhe falėnderoi Bajram Islamin, Skėnder Zogajn, Ismajl Muharremin
etj., tė cilėt ishin tė parėt qė nisėn punėn nė degėn e
LDK-sė para 9 viteve. Rreth raportit tė punės z.Berisha tha se ky raport
ėshtė i mangėt, ngase nė tė nuk janė pėrfshirė disa ngjarje
tė rėndėsishme. Problemi i Fushė-Kosovės ėshtė mė shumė problem
ekonomik sesa politik", tha ai. Nė kuvend diskutuan edhe Haki
Gjigoli, Bajram Islami, Faton Zogiani, Maliq Berisha, tė cilėt theksuan se jan krenar
qė i pėrkasin Lidhjes Demokratike tė Kosovės.
Punimet e kėtij kuvendi ndėr tė tjerė i pėrshėndeti edhe Naser
Grajēevci. Nė kėtė rast u plotėsua kryesia e degės me 4
anėtarė tė rinjė dhe u kooptuan 10 delegatė. Ndėrkaq nė kryesi u
kyēėn Sabri Kadriu, Ismet Gashi, Beqir Baca dhe Naim Bugujevci.
Pas pėrfundimit tė Kuvendit nxėnėsit e shf. "Bajram Curri" nė
Harilaq, tė udhėhequr nga arsimtari Ali Topalli, dhanė njė program
tė pasur artistik.
Kuvendi vendosi qė Imer Sfarēa, i cili u mbyt nga forcat serbe,
tė shpallet anėtar nderi i Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nė
Fushė- Kosovė.
|