|
|
|
|
|
|
Aktualizuar mė: |
|
Kryetar i ri i Degės sė LDK nė Gllogoc u zgjodh Mehdi Bardhi
Prishtinė, 18 tetor (QIK) - Tė shtunėn, nė Gllogoc u mbajt Kuvendi i Degės sė LDK-sė, nėn drejtimin e Mehdi Bardhit, kryetar i Grupit Koordinues tė degės. Pas nderimit me njė minutė heshtje tė rėnėve pėr liri, u lexua raporti i punės nė mes tė dy kuvendeve. Kuvendin e pėrshėndeten, dr. Ali Gashi dhe Faruk Spahija, anėtarė tė Kryesisė Qendrore tė LDK-sė, si dhe Sejdi Koci e Halil Geci, anėtarė tė Kryesisė sė Degės sė LDK-sė nga Skėnderaji. Nė raport u vu nė pah puna dhe aktiviteti i degės gjatė periudhės sė kaluar, e sidomos gjatė luftės, ku u konstatua se LDK-ja ishte pranė dhe me popullin dhe pėrkrahu fuqimisht luftėn pėr lirinė e Kosovės, andaj deklarimet e disave se LDK-ja vetėm ka heshtur janė spekulime qė populli nuk i pėrbin dot, prandaj edhe numri i tė vrarėve dhe i tė plagosurve mbi 90%, tė cilėt ishin anėtarė tė LDK-sė, flet nė tė mirė tė kėtij konstatimi. "Ne qysh nė vitin 1991 kishim paraparė edhe versionin e luftės sė armatosur, por gjithnjė nė konsult me ekspertėt ushtarakė dhe vijė institucionale", u tha nė debatin e zhvilluar nė kuvend. Lidhur me programin e mėtejmė tė partisė u tha se LDK-ja do tė ndėrtojė, veten mbi bazat e punės sė saj dhe jo mbi gabimet e tė tjerėve. Nė LDK do tė ketė frymė tolerante dhe demokratike dhe bashkėpunim tė mirėfilltė pėr arritjen e plotė tė objektivave tė saj. U zgjodh kryesia prej 11 anėtarėsh. Kryetar u zgjodh Mehdi Bardhi, zėvendėskryetar Sinan Gashi, ndėrsa pėr sekretar Izet Abdyli. |
| Nė faqen e parė | Kthehem prapa| Nė krye tė faqes